12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Deri ku lejohet ndryshimi i së keqes me dorë?

Më të lexuarat

Close-up of a person pointing forward

Pyetje:

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij. E nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë atë me gjuhën e tij. E nëse nuk mundet, atëherë (le ta urrejë) atë me zemrën e tij, ndonëse ky është besimi më i dobët.” Deri në ç’kufij lejohet ndryshimi i së keqes me dorë?

***

Përgjigje:

Hadithi që u përmend është i vërtetë. Atë e përcjellë Muslimi në Sahihun e vet. Muslimi, po ashtu, përcjellë nga ibën Mes’udi (radijAllahu anhu) diç të ngjashme me kuptimin e tij (hadithit). Ndryshimi i së keqes me dorë nënkupton mënjanimin e saj, si për shembull: shpërndarja e një grupi që janë duke bërë vepër të ndaluar, apo që janë duke ndenjur dhe nuk nisen për t’u falur me xhemat. Kështu, ai (që urdhëron për të mirë) i shpërndan dhe i detyron të drejtohen për në xhami. Po ashtu edhe grisja e fotografive, apo derdhja e alkoolit, apo thyerja e mjeteve muzikale; të gjitha këto bëjnë pjesë në ndryshimin e së keqes me dorë. Megjithatë, kjo nuk i takon çdokujt, por vetëm atyre që kanë mundësi për një gjë të tillë, si njeriut (zotit të shtëpisë) me anëtarët e familjes së vet, apo udhëheqësit me ata që i ka nën pushtetin e tij. Pra, udhëheqësi është ai i cili u jep leje atyre që i ka nën pushtetin e tij, si: organizatës që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja apo policisë, etj, dhe i autorizon me punë të tilla. Ndërsa, njeriut që nuk ka autoritet, i mjafton të ndryshojë të keqen me gjuhën dhe me zemrën e tij, dhe jo me dorë. Sepse, nëse ai e ndryshon të keqen me dorë, atëherë do të ndodhin trazira, sherre, rrahje dhe gjëra tjera të papëlqyeshme. Pra, besimtarët e pengojnë të keqen dhe këshillojnë e drejtojnë kah e mira me gjuhët e tyre. Ndërsa, pengimi i saj me dorë i përket vetëm organeve kompetente apo atyre që janë të autorizuar për një gjë të tillë, dhe jo çdokujt.

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit