1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A është e lejuar për gruan që ta përdorë paruken?!

Më të lexuarat

Pyetja: Prej gjërave që përdorin gratë për zbukurim është edhe e ashtuquajtura parukë, e cila përbëhet nga floku artificial dhe vihet në kokë. A është e lejuar për gruan që ta përdorë atë?

Përgjigjja: Paruka është e ndaluar. Ajo bën pjesë në ngjitjen e flokut me flokun e huaj, por edhe nëse nuk bën pjesë në këtë ngjitje, e shfaq kokën e gruas në formë më të gjatë se ç’është në realitet dhe kështu i përngjan ngjitjes që cekëm më lart. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar atë që i ngjit dikujt flokun e huaj dhe atë që i ngjitet,[Transmeton Buhariu (5947) dhe Muslimi (2124).], mirëpo nëse gruaja nuk ka flokë dhe është qerose, atëherë nuk ka të keqe nëse përdor parukë që ta mbulojë këtë të metë, ngase mbulimi i të metave është i lejuar. Muhamedi sal-lAllahualejhi ve sel-lem i lejoi atij që iu pre hunda në njërën nga luftërat që të vendosë hundë prej ari. Nëse dikush e ka hundën e shtrembër dhe e drejton atë apo nëse largon ndonjë copë të zezë nga trupi për shembull nuk ka të keqe në këto gjëra. Mirëpo nëse nuk është për largimin e ndonjë të mete, siç është tatuazhi dhe heqja e vetullave, atëherë kjo gjë është e ndaluar. Përdorimi i parukës pa arsye, edhe nëse është me lejen e burrit dhe pëlqimin e tij, është e ndaluar sepse nuk ka leje e as pëlqim në atë që ka ndaluar Allahu.

Muhamed ibën Salih EL UTHEJMIN

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit