Pyetje: Në lidhje me xhaxhain dhe dajën tim, gruan e xhaxhait dhe gruan e dajës. A është e lejuar për gruan time që t’i përshëndesin dhe të shfaqin flokët para xhaxhait dhe dajës tim dhe grave të tyre?
Përgjigje: Daja dhe xhaxhai juaj, janë të huaj për bashkëshorten tënde. Nuk i lejohet të heq hixhabin e saj në prani tyre. Sa për xhaxhain dhe dajën e saj, ata janë mahrema për të dhe për bijat e saj (mahrema të vajzave tuaja).Daja i nënës është si daja i vajzave të saj dhe xhaxhai i nënës është si xhaxhai i bijave të saj. Sa për lidhjet e xhaxhait dhe dajës e tënd me bijat e tuaja, ata janë mahremat e tyre. Xhaxhai juaj është sikur xhaxhai i vajzës tuaj dhe daja juaj është si daja i vajzës tuaj.
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com