2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

A është ari mashtrimi më i madh në histori?

Më të lexuarat

Për më shumë se 2500 vjet, ari është përdorur si para. Sot çdo vend dhe bankë qendrore, investon në ar, pasi vlera e tij konsiderohet si tepër e qëndrueshme – dhe kësisoj ndihmon në kompensimin e investimeve më të paqëndrueshme, që i nënshtrohen krizave financiare.

Aktualisht, i gjithë ari në botë vlen më shumë se 8 trilionë dollarë. Më pak fjalë, ari është një pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë globale, Por Kris Pauell, sekretar i Komitetit të Veprimit Anti-Trust të Arit, thotë se 80 për qind e arit në pronësi të botës, thjesht nuk ekziston. Nëse ai ka të drejtë, ky i bie të jetë rasti më i madh i mashtrimit në histori. Por a është në fakt ari mashtrimi më i madh në histori?

Çdo vit nxirren nga minierat mbi 2.000 tonë ar. Rreth gjysma e tij bëhet stoli, një e dhjeta vihet në përdorim të industrisë, dhe një e treta e saj rruhet si vlerë monetare në bankat qendrore anembanë botës. Ari tregtohet çdo ditë në treg, blihet dhe shitet nga individë, fonde dhe banka. Si çdo mall, çmimi i arit varet nga kërkesa për të.

Si një mineral, ekziston një sasi e fundme e këtij metali. Deri tani në historinë njerëzore, është nxjerrë nga nëntoka mbi 170.000 tonë ar. I gjithë ari që është arritur të mblidhet në total, mund të futet në 3 pishina e gjysmë olimpike. Ari i mbetur nën tokë, pritet të mbarojë menjëherë pas vitit 2030.

Prirja e shekullit të kaluar, është se çmimi i arit rritet në mënyrë të qëndrueshme. Kur ai del jashtë shtetit, çmimi mund të kapë majat. Por tregu mund të futet në kolaps, madje me shpejt se sa të mbërrijë ai moment. Dhjetëra miliarda dollarë në ar, tregtohen çdo ditë në tregje të veçanta Sipas Kris Pauell, shitja e arit ndodh në thelb nën mbikëqyrjen e bankave qendrore.

Në vitin 2009, analisti i tregut Pol Mikrets, llogariti se kompanitë që merren me shitblerjen e shufrave të arit, kanë tashmë vetëm 15.000 tonë ar për të tregtuar. Ai gjithashtu ka zbuluar se 2.134 tonë ar tregtohen çdo ditë vetëm në bursën e Londrës. Me këtë ritëm, të gjitha investimet botërore në ar, ndryshojnë duar çdo javë në një treg.

Por ari blihet si një investim, për t’u mbajtur derisa vlera e tij të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Për më tepër, e gjithë kjo sasi ari mbahet nga argjendaritë e njohura, dhe nuk u jepen njerëzve që e kanë blerë atë. Analisti Adrian Daugllas, tha se kjo do të thotë që kur ju bleni ar, jeni në fakt duke blerë një dokument, që thjesht vërteton se ju e zotëroni atë.

Dagllas, argumenton gjithashtu se sasia e arit të shitur çdo ditë, e krahasuar me sasinë e arit që ekziston, nënkupton se se çdo onc ar ka të paktën katër pronarë. Në fakt, ata jane dukr shitur një sasi ari që nuk ekziston. Ky pretendim mund të duket i tepruar, por ka një precedent për këtë. Në vitin 2005, kompania “Morgan Stanley”, u akuzua se i kishte shitur klientëve metale të çmuara, që nuk ekzistonin. Për dy dekada, kjo kompani u shiti investitorëve ar, argjend, platin dhe paladium, dhe u vendosi madje tatim mbi magazimin e metaleve të çmuara që nuk ekzistonin.

Kur klientët kërkuan metalet, asgjë nuk iu dorëzua ndonjëherë. “Morgan Stanley”, e zgjidhi çështjen jashtë gjykatës.

Ndërkohë, “JP Morgan Chase & Company”, është paditur për manipulim me çmimin e argjendit. Në janarin e 2017-ës, Keit Nojmajer, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së minierave të argjendit “First Majestic”, tha se i njëjti manipulim po kryhet edhe me tregun e arit. Nëse shitet më shumë ar nga sa ka në dispozicion, kjo mund të ketë pasoja katastrofike.

Nëse Adrian Dagllas është i saktë, se çdo onc ari është në pronësi të 4 personave, secili prej atyre pronarëve ka të drejtë ta kërkojë atë onc ari. Nëse njerëzit do të kërkojnë t’u jepet metali i çmuar që ata zotërojnë zyrtarisht, bankat dhe kompanitë e shufrave të arit ose argjendit, nuk do të ishin në gjendje t’i jepnin ndonjë prej tyre. Ata do të falimentonin.

Dhe në atë moment, çmimi i arit do të rritej në nivele stratosferike. Sikurse thotë Kris Pauell, “nuk mund të ketë zero të mjaftueshme në botë, për t’ia vënë pas çmimit të arit”. Kjo mund të ketë efektin e zhvlerësimit të valutave anembanë botës, dhe aftësia e një vendi për të blerë një nga mallrat më të rëndësishme në botë, do të zvogëlohej në mënyrë drastike Megjithatë, efekti nuk mund të jetë aq kataklizmik sa mund të duket.

Pothuajse çdo vend në botë, e ka braktisur standardin e arit. Kjo do të thotë që monedhat e tyre nuk janë të lidhura me vlerën e arit. Sot, vlera e parasë është e lidhur me vlerën e mallrave dhe shërbimeve që ofrojnë vendet. Për më tepër, çmimi i arit është më pak i qëndrueshëm se sa sugjeron reputacioni që ka, e megjithatë ekonomitë kanë vazhduar të ecin mirë pavarësisht kësaj.

Nëse çmimi i arit shkon në stratosferë, kjo do të shkaktonte rënien e tregut të arit dhe industrisë e minierave të arit, por ndoshta jo të ekonomisë botërore.

Megjithatë, vitet e fundit Rusia dhe Kina kanë blerë ar – ar të vërtetë dhe jo në letra – duke rritur rezervat e tyre kombëtare. Ata duket se po bëjnë këtë për të forcuar ekonomitë e tyre, në veçanti përkundrejt dollarit amerikan. Bilanci i pushtetit duket të jetë zhvendosur.

Nëse vendet e Lindjes, vendosin të lidhin monedhat e tyre me vlerën e arit, kjo mund të shkaktojë një kolaps në ekonominë perëndimore. Nëse pas kësaj, zbulohet se ari është shumë, po shumë më i rrallë sesa pretendojnë tregjet, ekonomia globale do të jetë seriozisht e kërcënuar.

SHBA-ja, zotëron ende rezervat më të mëdha prej ari në botë, dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe konsumatorja e tretë më e madhe e arit në botë, pas Indisë dhe Kinës.

Megjithatë, Kina pretendon të ketë vetëm gjysmën e sasisë së arit, që ne presim që ajo të ketë, dhe nga sasia që ajo po blen. Dhe duket se është një sekret i zbuluar tashmë, që tregu i arit është i manipuluar. Ndoshta i gjithë sistemi bazohet mbi një gënjeshtër. Dhe ndoshta kjo gënjeshtër, do të ketë pasoja. / AllTimeCons – Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit