19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Tifozi kroat e gjuan përtokë flamurin kuqezi

Më të lexuarat

Megjithëse një numër i madh shqiptarësh kanë bërë tifo për Kroacinë në këtë Kampionat Botëror, madje duke festuar pas fitores ndaj Rusisë, një tifoz kroat nuk e ka duruar praninë e flamurit kuqezi në këto festime duke ia marrë nga dora një tifozi për ta hedhur përtokë.

Një tifoz kroat nuk e ka duruar praninë e flamurit shqiptar në festimet pas triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Ai ia ka marrë atë nga dora personit që po e valonte e që gjendej në veturë, ku kishte dhe flamuj kroat, dhe e ka hedhur përtokë në shenjë mosdurimi.

Kjo sjellje duket se e ka befasuar atë që po e mbante flamurin kuqezi në dorë, që shihet në video teksa habitet me atë që sapo kishte ndodhur.

Tifozët kroatë dhe shqiptarë përgjithësisht kanë pasur raporte të mira mes vete, duke u mbështetur tek njëri-tjetri kurdo që e ka kërkuar nevoja.

Madje një numër i madh shqiptarësh kanë bërë tifo për Kroacinë në këtë kampionat, veçanërisht pas eliminimit të Zvicrës së Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri, Valon Behramit e Blerim Xhemajlit.

https://www.facebook.com/971169753049601/videos/1052336931599549/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit