1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A e prish namazin zbulimi i shpinës?

Më të lexuarat

Pyetja:

A prishet namazi nëse gjatë tij na zbulohet ndonjë pjesë e avretit, më konkretisht nëse na zbulohet shpina?

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Të gjithë juristët islamë janë të pajtimit se nëse zbulohet avreti qëllimisht në namaz, atëherë namazi prishet. Gjithashtu ata janë të pajtimit se nëse kjo ndodh pa qëllim dhe nuk është kohë e gjatë, atëherë edhe në këtë rast namazi nuk prishet. Por tek ata ka sqarime se çfarë konsiderohet kohë e gjatë dhe sa është sasia e avretit nga i cili lirohemi nëse duket gjatë namazit.

Sido që të jetë, ne pa hyrë në detaje themi se nëse ndodh që besimtarit ose besimtares gjatë faljes i duket ndonjë pjesë e avretit, atëherë kjo nuk e prish namazin. Por nëse gjatë faljes e kuptojmë këtë, atëherë ashtu duke qenë në namaz e mbulojmë. Nëse nuk e kuptojmë këtë deri pas kryerjes së namazit, atëherë gjithashtu nuk ka nevojë të përsëritet namazi, përveç nëse ka qenë pjesa e zbuluar shumë e madhe, koha ka qenë shumë e gjatë dhe avreti i zbuluar të jetë prej llojit të avretit të rëndë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit