5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A e ka të lejuar dhëndri me pa vjehrrën pa shami dhe me i fol për dore?

Më të lexuarat

Pyetja: A e ka të lejuar dhëndri me pa vjehrrën pa shami dhe me i fol për dore?

 

Përgjigja: Po, i lejohet dhëndërit që ta shohë pa shami vjehrrën e tij dhe ta përshëndesë me dorë, sepse ajo është e ndaluar për t’u martuar me të përjetësisht. Allahu thotë: “Ju ndalohet martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezërve dhe bijat e motrave, me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave tuaja… “ (Nisa’, 23)

Përgjithësisht lejohet të shihen pa shami dhe të përshëndeten me dorë të gjitha ato femra që janë të ndaluara për atë mashkull në mënyrë të përhershme, qoftë ajo ndalesë për shkak të afërsisë së gjakut, siç janë: nëna, bija, motra, halla, tezja, mbesa nga vëllai dhe mbesa nga motra, ose për shkak të miqësisë, siç janë: vjehrra, nusja e djalit, vajza e gruas me të cilën ka arritur të ketë marrëdhënie (pra nuk mjafton vetëm akti i kurorëzimit) dhe gruaja e babës, apo për shkak të gjirit, siç janë: nëna nga gjiri, motra nga gjiri etj.

Femrat me të cilat e ka të lejuar të martohet një mashkull apo i ka të ndaluara përkohësisht e që janë femrat e tjera përveç këtyre që u përmenden.

Allahu e di më së miri!

Hoxhë Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit