7.4 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

Më të lexuarat

Në kohën tonë vërtet po përballemi me sprova mjaft të rënda, por nga ligjet e Allahut të Lartësuar është që (besimtari të sprovohet, e kjo bëhet që ai të jetë i fuqishëm në besim dhe bindje e qëndrim të forte në Zotin.

Sprovat e besimtarit nuk janë të nivelit fyes dhe ofendues, por ato janë të natyrës verifikuese dhe korrigjuese, edukuese dhe reformuese.
Thotë Allahu: “Dhe që Allahu t’i provojë (pastrojë) besimtarët (nga gjynahet), dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët.” (Ali lmran, 141).
Konflikti dhe debati mes te vërtetës dhe gënjeshtrës është i pandashëm dhe prezent në çdo kohë dhe vend. Kjo filloi me Ademin a.s., i cili ishte simbol i dashamirësisë dhe mirëdashjes, në njërën anë, kurse në anën tjetër kishte lblisin e mallkuar si simbol të së keqes dhe urrejtjes, bashkë me ndihmësit e vet, dhe kjo sprovë e filluar do të ekzistojë dhe vazhdojë deri në Ditën e Fundit.
Sprovat testojnë besimin dhe sigurinë e besimtarëve te Zotit të tyre. Ato testojnë besimin mes besimtarëve, por jo vetëm kaq. Ato testojnë gjendjen shpirtërore dhe durimin e besimtarëve, nëse Zoti ua pranon ose jo lutjet. Ato testojnë umetin nëse plotëson kriteret për t’u rimëkëmbur ose jo.
Thotë Zoti në Kuran, lidhur me sprovat: “A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (El Ankebut, 2-3).
Në raste sprovash dhe fitnesh njerëzit hutohen dhe e humbasin ekuilibrin. Ata nuk dinë si të veprojnë dhe në krah të kujt të qëndrojnë.

Përse sprovohemi?

Është ligj universal i Allahut të Lartësuar që robërit e Tij të sprovohen, dhe sprovat të jenë të llojeve dhe formave të ndryshme. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Ju patjetër do të sprovoheni, si në pasurinë tuaj, si në veten tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, por në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.” (Ali Imran, 186).
Sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë, sepse ato nxjerrin në shesh dhe ripërtërijnë besimin, hapin dhe shndritin zemrat e besimtarëve.
Shumë gjëra nuk do t’i dinte besimtari, po të mos sprovohej, dhe kështu ai kalitet nën klimën e sprovës.
Besimi nuk është vetëm fjalë që thuhet me gjuhë, por është vërtetësi me detyra, obligime dhe përgjegjësi. Nuk mjafton që njerëzit të thonë: besuam, e këta të mos sprovohen, e të pastrohen ashtu siç pastrohet ari me zjarr nga gjërat tjera që janë pa vlerë.
“A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë edhe gënjeshtarët”. (Ankebut, 2-3).
Njerëzit më të sprovuar ishin të Dërguarit e Allahut xh.sh., meqë ishin më të paluhaturit në misionin e shenjtë thirrës.
Sad bin Ebi Vekasi e pyet Muhamedin s.a.v.s.: Cilët njerëz janë më të sprovuar? E ai përgjigjet: “Njerëzit me të sprovuar janë pejgamberët, pastaj
janë më afër tyre dhe që i ndjekin ata. Sprovohet njeriu sipas shkallës së besimit, nëse është i fortë në besimin e tij edhe sprovën e ka më të madhe, e nëse është i dobët në besimin e tij, do të sprovohet sa shkalla e besimit të tij. Njeriu sprovohet derisa të ecë mbi tokë pa asnjëmëkat. (Transmeton Tirmidhiu, e hadithi është sahih).
Nëse i referohemiliibrit të Allahut të Lartësuar, aty mund t’i hasim sprovat e pejgamberëve të Tij. U sprovua Ademi a.s., me pemën e ndaluar. U sprovua Nuhi a.s., me popullin pabesimtar dhe në fund u urdhërua ta ndërtojë anijen në mes të shkretëtirës. U sprovua Ibrahimi a.s., me babanë dhe popullin pabesimtar, si dhe u hodh në zjarr. U sprovua Luti a.s., me gruan dhe popullin e shfrenuar në imoralitet. U sprovua Ejubi a.s., me sëmundje. U sprovua Musai a.s., me Faraonin mendjemadh. U sprovua Muhamedi a.s., me idhujtarët ne Mekë, me mynafikët në Medine. U sprovuan dijetarët e umetit islam, Ebu Hanifeja vuajti në burg. lmami i Ehli Sunetit, Ahmed bin Hanbeli u sprovua me çështjen “Kurani a është i krijuar” etj. Kështu do të sprovohen besimtarët, e Allahu Fuqiplotë i sprovon ata që i do, nga të devotshmit, por besimtarët çdoherë duhet të jenë të qëndrueshëm.

Si të ruhemi nga fitnet (përçarjet)?

Në këtë temë do të përmend katër faktorë që na e shtojnë qëndrueshmërinë përball Fitneve dhe sprovave.
Është normale që kemi këndvështrime dhe opinione të ndryshme, por nëse secili prej nesh nuk i ka parasysh këta katër faktorë, situata mund të dalë jashtë kontrollit. Njohja e mirë e këtyre katër faktorëve e kthen humbjen në fitore, humbjen e shpresës në kulmin e shpresës dhe pesimizmin në optimizëm. Këta faktorë duhet t’i kultivojmë te vetja jonë, t’ua përcjellim fëmijëve tanë, t’ua tregojmë njerëzve në lagjen, rrugën dhe rrethin ku jetojmë. Këta taktorë janë:
1 – Ndërgjegjësimi dhe bindja se gjithçka është në dorë të Zotit, dhe ndodh sipas vullnetit të Tij. Toka ku jetojmë, dhe i gjithë universi, janë pronë e Zotit të Madhëruar. Thotë Zoti në Kuran: “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf, 21); “A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në Tokë: edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drunjtë, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit” (Haxh, 18); “Vërtet urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj: ”Bëhu!”, – dhe ajo bëhet.” (Jasin, 82).
Nëse ne kështu i besojmë Zoti xh.sh., atëherë nuk ka përse të dobësohet besimi dhe siguria në ndihmën e Tij. Gjithçka që ndodh, e mire apo e keqe, ndodh sipas një plani të Zotit. Ne mund të mos e kuptojmë urtësinë e sprovave dhe ngjarjeve që na ndodhin, ato shfaqen pas dhjetëra vitesh. Kur zbulohet urtësia e asaj që ne mund ta kemi konsideruar fatkeqësi dhe sprovë, qeshim me veten dhe themi: l pa të meta je, o Zot! Atëherë mendoja se ishte ndëshkim dhe fatkeqësi për mua, por në takt paska qenë në favorin tim!
Ne duhet t’i edukojmë fëmijët tanë me faktin se gjithçka është në dorë të Zotit. Prandaj, mos ia lejoni vetes t’u dobësohet besimi dhe siguria në Zotin. Mos ia lejoni të keni mëdyshje nëse Ai ua pranon ose jo lutjet. Pranimi i lutjeve mund të vonohet, në vartësi të urtësisë dhe caktimit të Zotit, por ajo nuk mund të harrohet dhe të neglizhohet.
Pas betejës së Uhudit, ku mbetën të vrarë dhjetëra myslimanë, shokët e Profetit a.s., ndiheshin të thyer në zemër dhe pyesnin: “Nga nga na erdhi kjo?! Si është e mundur që u thyem, duke pasur të Dërguarin e Zotit mes nesh?!” Zoti iu përgjigj këtyre pyetjeve me këtë ajet: nga kjo? Thuaj: Ajo është nga vetë ju (Ali lmran, 165).
2 – Feja e Zotit do të triumfojë patjetër. Për këtë duhet të jemi të sigurt dhe të bindur. Thotë Zoti në Kuran: “Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Saff, 8).
Kjo është sikur dikush që dëshiron të bllokojë dritën e diellit me duar, me qëllim që ajo të mos arrijë te njerëzit. Nëse flitet për një njeri të tillë, menjëherë të shkon mendja se ai është i marrë.
Në fund të fundit, feja islame është e Zotit, dhe Ai e ka marrë në mbrojtje që ditët e para. Ne jemi thjesht aktivistë që çojmë në vend fjalën e Tij. Është Zoti Ai që do e mbrojë fenë e Tij dhe do e bëjë të triumfojë. Ne do ta trashëgojmë tokën, por kur të bëhemi të mirë dhe të suksesshëm. “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu siç i ka bërë ata para tyre, dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur, dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). (El Elibija, 55).

Jetë e mbushur me sprova

Këto janë premtime të Zotit, dhe kënaqësia më e madhe që mund të përjetojë një besimtar është nëse ky triumf ndodh në kohën e tij dhe me kontributin e tij. Nëse jeta e kësaj bote mbushet me sprova dhe fitne, nëse i gjithë njerëzimi ka marrë rrugën e ligë etj., mos u shqetëso nëse i ke përvetësuar këta faktorë të qëndrueshmërisë. Profeti a.s., na porositi kështu: “Unë i këshilloj të gjithë besimtarët që, sidomos në kohë sprovash dhe sfidash, të lexojnë sa më shumë Kuran. Ai do t’i frymëzojë me ushqim shpirtëror për t’u përballur me realitetin” (Transmeton Tirmidhiu).
Është normale që do të mërzitemi, do të hidhërohemi dhe qajmë kur shohim vëllezërit tanë se si vriten, por këta lot nuk duhet të jenë lot demoralizimi dhe të humbjes së shpresës. Vetë profeti Muhamed a.s., qau dhe i rrodhën lot kur vdiq Hamzai r.a., në Uhud. Tregojnë bashkëkohësit e tij: “Ne e shihnim Profetin a.s., që qante me të madhe.” Por kjo nuk ishte e qarë demoralizuese dhe shenjë e humbjes së shpresës. Ajo ishte e qarë pikëllimi dhe hidhërimi. Mirëpo, menjëherë pas betejës, Profeti a.s., u tha myslimanëve: “Kush beson Zotin dhe botën tjetër, le të më ndjekë mua”, dhe vazhdoi misionin e tij. Ne mund të qajmë nga dhimbja dhe hidhërimi, por nuk na lejohet të qajmë në shenjë thyerjeje, demoralizimi të humbjes së shpresës.
3 – Faktori i tretë: Të thuash se të vazhdosh qëndrueshëm dhe i palëkundur në adhurimin dhe respektimin e urdhrave të Zotit. Të adhurosh Zotin nuk ka lidhje me situatën në të cilën gjendet umeti dhe rezultatet e përpjekjeve. Shpeshherë ne e lusim Zotin, falemi, agjërojmë etj., sepse kemi shpresë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Por, në çastin kur shohim se ato po përkeqësohen, e ndërpresim adhurimin dhe veprat e mira. Adhurimi i Zotit dhe bindja ndaj Tij, nuk kanë lidhje me rezultatet dhe impaktin. Fitnet e dallojnë besimtarin e sinqertë nga ai që nuk është i sinqertë. “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.” (Haxh, 11).
“Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë përndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut.” (El Ankebut, 10).
Rezultati dhe rendimenti nuk kanë përse të t’i shuajnë shpresat dhe aspiratat. Sido që të jetë situata, mos u demoralizo, mos e ndërpre adhurimin dhe mos i braktis lutjet!
Një detyrë madhore për këtë kanë edhe prindërit, të cilët duhet t’u përkushtohen fëmijëve të tyre. Nëse i gjithë njerëzimi e braktis të drejtën dhe të vërtetën, ti mos e bëj këtë! Nëse i gjithë njerëzimi rend pas të kotës, ti mos e bëj! Ndoshta, për hatrin dhe vendosmërinë tënde Zoti ia kthen lavdinë këtij umeti.
4 – Vëllazëria mes besimtarëve, është një nga bazat e Islamit. Sido që të jenë vëllezërit tanë në fe, ata mbesin vëllezër. Që Zoti të na nderojë dhe ndihmojë, ne duhet t’i harrojmë mëritë me njëri-tjetrin, të çfarëdo lloji qofshin ato. Ne nuk duhet të ushqejmë inat dhe urrejtje për asnjë vëlla mysliman, i çfarëdo kombësie qoftë.
Nëse ekzistojnë mëri të vjetra, le ta falim njëri-tjetrin, dhe t’ia bëjmë hallall. Fitnet dhe fatkeqësitë lehtësohen dhe kalojnë më shpejt nëse lidhjet vëllazërore mes myslimanëve janë të fuqishme.
”Vërtet, ky është umeti juaj, umeti vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj me adhuroni Mua!” (El Enbija, 92); “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin).” (Ali Imran, 103); “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh, dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve!”(El Hashr, 10).

Për fund

Këta ishin katër faktorët që e shtojnë dhe e konsolidojnë qëndrueshmërinë te myslimani, veçmas në kohë sprovash dhe fitnesh. Çdo sprovë dhe fatkeqësi konsiderojeni si rast për një lindje të re. Ditën kur mongolët hynë në Bagdad, ata vranë gati një milion njerëz, shkatërruan dhe dogjën gjithçka. Ajo që ndodhi më vonë është se mongolët u ndikuan nga mësimet e Islamit dhe e përqafuan atë.


________________________
(1) Osman Nuri Topbash “Vargu i Profetëve 1” f. 57. Stamboll, 2001.
(2) Abdullah Nasih Ulvani “Formimi i Personalitetit të njeriut në pikëpamje Islame” f.46-47, Gostivar, 2003.
(3) El-Hafidh Ibën Kethir “Rrëfime mbi Pejgamberët 1-2″ Mitrovicë, 1988. (4) Suffijjurrahman El-Mubarekfuri “Nektari i Vulosur i Xhennetit” f. 307, Prishtinë, 2001.
(5) Amër Halid “Gjurmëve të të Dashurit tonë” f. 276, Shkup, 2006.
(6) Ibid.
(7) Aid El-Karni “Mos u Trishto” f. 326, Gostivar, 2005.


Ma.Sc. Burim Bibaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit