-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A e dini se salepi, që është një pije e veçantë turke, bëhet nga zhardhoku i orkidesë?

Më të lexuarat

Nga rreth 140 lloje të orkideve që rriten në tokat turke, afërsisht 40 prej tyre janë bimë endemike që rriten vetë në tokat e Anadollit.

Kur thuhet orkide të vijnë në mendje lulet që rriten në rajone tropikale. Por Turqia, nga aspekti i orkideve që rriten në mënyrë natyrale, është vendi më i pasur i Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Në Anadoll këtyre lloj lulesh i ishin vënë emra si “salep” ose “shalep”. Fjala salep është një fjalë që buron nga gjuhët e Anadollit të vjetër. Që prej mijëra vitesh më parë e deri më tani, banorët e Anadollit, duke qenë se përdornin llojet e ndryshme të orkidesë për të prodhuar ushqime dhe medikamente, i quanin këto bimë salep, nga vjen edhe pija e salepit.

Nga rreth 140 lloje të orkideve që rriten në tokat turke, afërsisht 40 prej tyre janë bimë endemike që rriten vetë në tokat e Anadollit. Zhardhoku i orkideve që përdoret në prodhimin e salepit, që është përhapur gjerësisht dhe që në Anadoll quhet salep ose lulja e salepit, e ka emrin “Dactylorhiza osmanica”.

Zhardhokët e orkideve që çelin lule të kuqe në muajin maj dhe qershor, pasi kthehen në pluhur (në Gumushane) zihen me qumësht dhe konsumohen si pije (ingredient ushqimor). Vendi ku është zbuluar për herë të parë kjo lloj bime dhe është një nga vendet më të rëndësishme të kultivimit të saj është nënprefektura Elbistan e rrethit Kahramanmaras. Salepi i prodhuar nga kjo orkide edhe konsumohet i ngrohtë gjatë muajve të dimrit, edhe përdoret në akulloren e Marashit (akullore e veçantë që simbolizon Kahramanmarasin), duke i dhënë asaj një shije të veçantë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit