3.6 C
Pristina
E mërkurë, 14 Prill, 2021

Në 5 muaj Turqia eksportoi 1,3 miliardë dollarë lajthi

Më të lexuarat

Nga eksporti i lajthisë në periudhën 1 shtator 2019 – 31 janar 2020 Turqia ka siguruar 1 miliard e 277 milionë dollarë të ardhura, njoftoi të hënën Shoqata e Produkteve dhe Eksportuesve të Lajthisë së Detit të Zi (KFMIB).

Sipas komunikatës së shkruar të shoqatës, një kuintal lajthi (standard, natyrale dhe të çara) është shitur mesatarisht me 663 dollarë në periudhën 1 shtator 2019 – 31 janar 2020, që korrespondon me 5 muajt e parë të sezonit të eksportit 2019-2020.

Në total gjatë kësaj periudhe janë eksportuar 196 mijë e 408 tonë lajthi duke i sjellë vendit 1 miliard e 277 milionë e 753 dollarë të ardhura.

Nga ky eksport 152 mijë e 911 tonë kanë shkuar në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Kurse në vendet e tjera jashtë BE-së janë eksportuar 11 mijë e 788 tonë, në vendet përtej oqeanit 21 mijë e 496 tonë dhe eksporti i lajthisë turke drejt vendeve të tjera të botës për të njëjtën periudhë ka qenë 10 mijë e 213 tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit