Sipas Kuranit, kafshët e bimët kanë dhe “mënyrën e tyre” të adhurimit të Zotit
Hulumtimet e reja sugjerojnë se bimët bëjnë tinguj të ngjashëm me “ulërimat” kur shqetësohen, një zbulim që mund të tronditë vegjetarianët.
Studimi, i botuar në revistën shkencore Cell në vitin 2023, zbuloi se bimët prodhojnë tinguj të heshtur gjatë situatave akute.
Biologu Lilach Hadany nga Universiteti i Tel Avivit theksoi se megjithëse njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë këto tinguj, ato përmbajnë informacion të rëndësishme. Bimët, siç sugjerojnë hulumtimet, komunikojnë me mjedisin e tyre përmes tingujve, veçanërisht me insektet dhe kafshët e tjera, raporton Indy100.
Studimi zbuloi se bimët nën stres, të tilla si ato që kishin kërcellin e tyre të prerë ose të dehidratuar, prodhonin tinguj kërcitës me frekuencë të lartë, ndërsa ato pa stres nuk lëshonin tinguj të tillë. Pavarësisht këtij zbulimi, ende nuk është plotësisht e qartë se si bimët i prodhojnë këto tinguj.
Hadany thekson se hapi tjetër i kërkimit është të hetojë se si organizmat e tjerë reagojnë ndaj këtyre tingujve dhe se si njerëzit dhe kafshët i perceptojnë dhe interpretojnë këto tinguj në mjediset natyrore.
Zbulimi vjen pasi kërkime të tjera sugjeruan se ndryshimet në zakonet e të ngrënit, veçanërisht mungesa e fibrave në dietën moderne, kanë ndikuar në mënyrën se si njerëzit tresin bimët si frutat dhe perimet.
Kjo të kujton atë Zoti thotë në Kuran mbi botën bimore e shtazore si madhërues të Tij në një formë që njerëzit nuk e kuptojnë. /tesheshi.com/