Tashmë të gjithë e dinë se kompania prestigjioze amerikan Apple, është njëra nga kompanitë më të suksesshme dhe më profitabile në botë, falë produkteve të mira, profesionalizmit si dhe cilësisë së lartë të pajisjeve që janë futur brenda produkteve që tashmë i shet në mbarë botën.
Steve Jobs, njeriu i cili arriti ta shndërroi këtë kompani në një gjigant të teknologjisë informative, konsiderohet si “truri” i Apple, transmeton Telegrafi.
Por, edhe pse të gjithë jemi mësuar t’i shohim por edhe t’i kemi disa nga produktet e kësaj kompanie, siç janë iMac, iPod, iPhone dhe iPad, pak kush e di domethënien e shkronjës “i” që figuron para emrit të secilit produkt.
Në vitin 1998 gjatë prezantimit të produktit të parë që fillon me shkronjën “i” iMac, themeluesi i kompanisë Jobs i shpjegoi masës domethënien e shkronjës “i”, që sipas tij buron nga fjala internet.
Edhe pse të gjithë janë habitur me përgjigjen e tij, ai është treguar mjaft modest duke u thënë se produktet e Apple janë të shpejta dhe të qasshme sikurse interneti. /Telegrafi/