Profecitë rreth së ardhmes, gjegjësisht rreth periudhës së fundit të Botës; ja, ato dita-ditës po dalin në shesh, një nga një, pikërisht ashtu siç na ka paratreguar!
Të gjitha këto gjëra të paditura për njerëzimin, paraqitja e të cilave nisi pas vdekjes së vulës së profetëve, Muhamedit, i cili i mësoi ato nga Zoti- janë të shënuara në koleksionet e hadithit dhe në literaturën rreth shenjave të Kijametit, siç janë: “En-Nihajë” e Ibn Kethirit; libri “El-Eħbar el-musha’ah fi eshrați’s-sãah” dhe kapitujt rreth trazirave dhe qedereve në koleksionet e hadithit. Këto mrekulli kanë ngjashmëri të madhe me mrekullitë e profetëve të mëparshëm.
Mirëpo ai ka një mrekulli të veçantë, gjegjësisht një mrekulli logjike të përhershme, të cilën Zoti nuk ia dha askujt prej profetëve, përveç tij. Ajo mrekulli është Kurani i Madhërishëm – Fjala e Zotit, të cilën e garantoi vetë Ai, andaj dora e falsifikimit nuk mbërrin dot te ky libër, e madje, edhe nëse dikush përpiqet ta ndryshojë qoftë vetëm një shkronjë, ai menjëherë zbulohet. Bëhet fjalë për miliona ekzemplarë të këtij libri që gjenden në duart e muslimanëve, e të cilët janë në përputhshmëri të plotë me njëri-tjetrin. Ndryshe nga ekzemplarët e Teuratit (Torës) dhe Inxhilit (Ungjilit); ata janë të shumtë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo ngase hebrenjtë dhe të krishterët, të cilët e patën për detyrë që t’i ruanin ata libra, i futën në ta duart e ndryshimit, shtrembërimit dhe falsifikimit. E sa i përket ruajtjes së Kuranit, Zoti nuk e ngarkoi askënd me këtë detyrë, mirëpo e garantoi vetë Ai, madhëruar qoftë!
Ashtu siç i Madhërishmi thotë:
“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (Kurani, 15:9)
/Mirsim Maliçi ” Përse kam ardhur në këtë jetë?”/