7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A duhet falur namazin e drekës pas namazit të xhumasë?

Më të lexuarat

Pyetja:

A duhet falur namazin e drekës pas namazit të xhumasë?

***

Përgjigja:

Ajo që dihet nga feja (nga gjërat që duhet t’i dijë çdo musliman) dhe nga dija sipas argumenteve është se Allahu në ditën e xhuma në kohën e drekës ka bërë detyrë vetëm një farz, namazin e xhumasë, për meshkujt qe janë vendali (banorë vendas, jo-udhëtarë), të lirë (nuk janë robër ose të burgosur) dhe të përgjegjshëm (mendërisht, është në moshën e pjekurisë etj). Nëse muslimanët e kryejnë këtë namaz nuk ka për ta farz tjetër, as namaz dreke e asgjë tjetër. Namazi i xhumasë është farzi në kohën e tij.
I Dërguari i Allahut ﷺ, shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me gjithë ata!) dhe gjeneratat e arta (lexo: el-selefu salih) e të tjerët pas tyre nuk falnin farz tjetër pas namazit të xhumasë.
Kjo që thatë ju është shpikur shumë shekuj pas tyre. S’ka asnjë dyshim që kjo është prej bidateve të shpikura për të cilat i Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Ruhuni nga shpikjet (në fe)! Çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.” [1]

Po ashtu i Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, ajo nuk i pranohet.” [2]
S’ka asnjë dyshim që namazi i drekës pas xhumasë është shpikje të cilën s’e bënte i Dërguari i Allahut [ﷺ] dhe është e refuzuar. Kjo është bidat dhe devijim per te cilat na ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut [ﷺ]. Gjithashtu kanë folur dhe tërhequr vërejtje për këtë edhe dijetarët dhe prej tyre Shejkh Xhemeluddijn el-Kasimij ne librin e tij “Isleh el-mesexhid min el-bidea uel-aueid” dhe Shejkh El-Alemeh Muhammed Ahmed Abdus-Selem ne librin e tij “Es-Sunen uel-Mubtedeat”.

Nëse dikush thotë: “E bëjmë këtë nga kujdesja dhe frika në saktësine e namazit të xhumasë (se mos nuk na pranohet xhumaja)” atëherë përgjigjja për të është: Origjina është se xhumaja është e rregullt dhe e saktë dhe dreka nuk është e lejuar, në kohën e xhumasë, për ata që e kanë detyrë faljen e xhumasë (siç përmendem më sipër: për meshkujt vendas, të lirë, të përgjegjshëm). Një perkujdesje e tillë është e ligjshme në Islam kur nuk e di sunnetin dhe ke ndonje pasiguri dhe dyshim ndërsa në rastin tone nuk ka vend per dyshim sepse e dimë nga argumentet obligim është vetëm namazi i xhumasë dhe nuk lejohet tjetër në vend të tij e as i bashkangjitur me të me justifikimin se kështu sigurohemi për saktesinë e saj e as shpikje e diçkaje të re që Allahu nuk e ka ligjëruar. Namazi i drekës në këtë kohë është në kundërshtim me argumentet fetare domosdoshmërisht të njohura (që duhet t’i dinë krejt populli musliman) dhe është detyrë lënia e kësaj vepre dhe paralajmërimi prej saj. Bërja e kësaj vepre nuk ka asnjë bazë madje është prej vesveseve të shejtanit të cilat ja dikton njerëzve që t’i largojë nga udhëzimi dhe t’ua ligjerojë një fe që s’e ka shpallur Allahu. P.sh., disave “sigurinë” në abdes sa i torturon në abdesin e tyre e nuk mundet dot ta përfundojnë. Sa herë janë pranë përfundimit të abdesit i bën vesvese “nuk e ke të saktë abdesin, nuk e bëre këtë e atë”.
Po kështu edhe të tjerëve në namazin e tyre kur bëjnë tekbirin i bën vesvese se nuk e kanë bërë tekbirin e vazhdon me këto vesvese derisa njeriu bën tekbir pas tekbiri derisa i ikën rekati i parë ose këndimi ose pjesa më e madhe e rekatit. Kjo është prej kurtheve të shejtanit dhe prej kujdesjes së tij që t’ia çoj dëm veprat muslimanit dhe t’ja ngatërrojë fenë e tij.

Thelbi: Namazi i drekës pas xhumasë është bidat, humbje dhe shpikje e një dispozite të cilën s’e ka shpallur Allahu. Është detyrë heqja dorë dhe ruajtja prej saj dhe paralajmërimi i tjerëve nga kjo gjë. Duhet të mjaftohemi me namazin e xhumasë ashtu siç vepronte i Dërguari i Allahut [ﷺ], shokët e tij dhe kushdo që i ndjeku ata në vepra të mira deri në ditët tona. Kjo është e vërteta në të cilën s’ka pikë dyshimi.
Imam Maliku, (Allahu e meshiroftë!), ka thënë: “Fundi i këtij ummet përmirësohet vetëm me atë që u përmirësua fillimi i tij.” Kështu kanë thënë edhe dijetarët e tjerë para dhe pas tij.

Shejh Ibn Baz
Përktheu: Udha e Besimtarëve

[1] Tirmidhiu
[2] Buhariu dhe Muslimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit