-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A DUHET BËRË PUBLIKE PRANIMI I ISLAMIT?

Më të lexuarat

Nëse dikush dëshiron të pranojë islamin, a duhet që patjetër ta bëjë atë publike?

Përgjigje: Nga bukuritë e fesë Islame është se lidhja ndërmjet njeriut dhe Zotit të tij, është lidhje që nuk kërkon ndërmjetësues. Andaj, edhe hyrja në këtë fe nuk kërkon procedura apo marrëveshje që duhet të bëhen me individ të caktuar, e as nuk kërkon miratimin e tyre. Hyrja në Islam është e lehtë dhe e thjeshtë, mund ta bëjë çdo njeri edhe nëse është i vetëm në ndonjë vend.
E gjitha që kërkohet nga ai, është shqiptimi i shehadetit – dëshmisë, shqiptim i cili në veti reflekton qëllimin e krijimit të njeriut. Me këtë dëshmi, njeriu pranon se i nënshtrohet vetëm Allahut, Atij i dorëzohet, dhe Atë e pranon si Zot, Krijues dhe Sundues të vetin, dhe pranon se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Andaj, pa mos e shqiptuar këtë si dëshmi, njeriu nuk bëhet musliman edhe nëse në veten e tij e sheh fenë islame si fenë më të mirë dhe rrugën e vetme të shpëtimit. Rast i ngjashëm ishte edhe rasti me Ebu Talibin, i cili edhe pse ndihmoi të Dërguarin (alejhi salatu ue selam), vdiq si mosbesimtar sepse nuk ishte i gatshëm për dëshminë e shehadetit në momentin që i Dërguari e porositi me diç të tillë.
Musejeb ibn Hazeni na rrëfen rastin në fjalë ku thotë: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi dhe i tha: “Thuaj “la ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën mund të dëshmoj për ty tek Allahu.”
Nuk e tha dëshminë, andaj edhe i Dërguari nuk do jetë dëshmitarë i tij në Ditën e Gjykimit.
Sa i përket dëshmisë (Shehadetit), ajo thuhet kështu: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.” Andaj, kushdo që shqipton këtë dëshmi me bindje dhe besim për atë që dëshmon, bëhet musliman, edhe nëse nuk posedon dëshmitarë të cilët dëshmuan hyrjen e tij në Islam.
Nga ai moment, ai do të ketë të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë edhe muslimanët e tjerë, andaj edhe duhet të fillojë menjëherë në përmbushjen e detyrimeve fetare që Allahu i ka caktuar, siç janë falja e pesë namazeve, agjërimi i muajit të Ramazanit, dhe adhurime të tjera.

Allahu e di më së miri

Përgatiti: Senad Ramadani / rizgjimi.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit