9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A do të vijosh këtë rrugëtim?

Më të lexuarat

Një ndjenjë “mërzie” na mbulon zemrat në këtë kohë çdo vit. Pyesim veten nëse do të vazhdojmë ndonjëherë të jemi kaq të pasur shpirtërisht dhe kaq afër Allahut të Lartësuar. Përvoja e kaluar ka treguar se ne gjithmonë dështojmë të vazhdojme pas Ramazanit, kështu që çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që udhetimi to mos mbarojë këtu?

Kétu është një video mbi këtë temë në të cilën unë ndaj me ju 6 keshilla. Një nga arsyet kryesore pse ne “hiem” pas Ramazanit është se humbasim vete-disiplinën. Ne kemi këtë ide të rreme në mendjen tonë se “Është Bajram Beni çfarë të donil” (Edhe pse ne në fakt nuk e themi këtë, veprimet tona sigurisht që e bëjnë!)

Një nga mënyrat më të mira për ta luftuar këtë është të futni disiplinë në jeten tuaj që nga dita e parë e Bajramit. Nga dita e parë e Bajramit sigurohuni që të zgjoheni herët dhe të qëndroni zgjuar gjatë atyre orëve të para të mëngjesit! Pushoni këto orë të çmuara me lexim të qetë, duke bërë disa detyra të ruajtjes së shtëpisë, apo edhe duke i çuar fëmijët tuaj në park per një piknik të këndshëm.

Me këtë veprim të thjeshtë të zgjimit herët (të paktën për sabah) dhe qëndrimit zgjuar në ato orë të hershme, ju do të futni vetë-disiplinë në jetën tuaj, e cila do të rrezatoje në pjesën tjetër të ditës/veprimeve tuaja, Insha Allah. Gjithashtu, me këtë veprim të vetëm të thjeshtë, ju do të përgatiteni për një mënyrë jetese produktive dhe të shëndetshme pas Ramazanit që do tju ndihmojë gjatë gjithë vitit, Insha Allah.

/30 këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit