6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ngjarje e habitshme mbi ata që me kuaj e me deve e perhapen Islamin nê lindje e perëndim

Më të lexuarat

Gjeografi Mysliman: “Al Idrisi” në librin e tij “Nuz’hetu el Mushtak fi Ihtirak el Afak” tregon këtë ngjarje të habitshme të cilën ja kishte treguar një tjetër duke i thënë:
Pastaj ecëm ndoshta 6 ditë, derisa mbërritëm tek disa kështjella pranë një mali dhe aty gjetëm disa njerëz që flisnin arabisht dhe Persisht. Aty ishte një qytet dhe mbreti i tyre quhej Hakan bin Adkish. Banorët ishin myslimanë dhe kishtin xhami dhe mejtepe. Ata na pyetën se nga kishim ardhur? Ne u treguam se ishim delegatët e prijësit të besimtarëve Abasit El Uathik bil Lah. Ata u habitën prej nesh dhe fjalës tonē: Prijësi i besimtarëve!! Pastaj na pyetën për prijësin e besimtarëve nëse ishte i moshuar apo djalë i ri? Ne u thamë se ishte i ri në moshë! Ata përsëri u habitën.
Ata pyetën përsëri: Ku jeton ai? U thamë: Jeton në Irak në një qytet që quhet Samara. Ata përsëri u habitën dhe thanë: Nuk kishim dëgjuar kurrë më parë për këtë që po na tregoni.
Pastaj ne filluam ti pyesnim për Islamin e tyre se si kishte mbërritur deri aty dhe kush ua kishte mēsuar?! Ata na thanë: Para shumë kohësh tek ne erdhi një burrë i hipur mbi një kafshë qafëgjatë dhe me këmbë e duar të gjata, mbi kurrizin e saj kishte një gungē (ne e kuptuam se po flisin për devenë). Kështu ai qëndroi dhe filloi të na fliste me fjalë qē ne i kuptuam, pastaj na mësoi rregullat e islamit të cilat i pranuam. Ai na mësoi edhe Kuranin me kuptimin e tij dhe kështu mësuam dhe memorizuam prej tij.”

Allahu qoftë i kënaqur me Sahabët (shokët e Profetit) dhe ata që erdhën pas tyre (tabiinët) të cilët e përshkuan tokën nga lindja në perēndim hipur mbi kuajt dhe devetë e tyre, vetëm e vetëm për ta përhapur këtë fe në mbarë botën!

/Andaluzia e periudhes Islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit