5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A bënë të agjërohen dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes?

Më të lexuarat

Pyetje: A ka ndonjë hadith autentik rreth agjërimit të dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes?

Përgjigje: Agjërimi gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes është padyshim një veprim i mirë. Profeti  ka thanë:

“Nuk ka ditë që veprat e mira të jenë më të dashura tek Allahu sesa gjatë këtyre dhjetë ditëve (të para të Dhul-Hixhes).” Ata thanë: “O i dërguar i Allahut, as lufta në rrugën e Tij?” Ai tha: “As lufta në rrugën e Tij, përveç atij i cili del në luftë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhariu 969)

Agjërimi përfshihet në këtë hadith të përgjithshëm. Shtoji se autorët e librave Sunen kanë transmetuar se i dërguari ﷺ agjëronte këto ditë përveç ditës së bajramit. Disa dijetarë thonë se hadithi është i mirë. Imam Ahmed bin Hanbeli -rahimehullah- e pranoi atë, e cila është e saktë. Prandaj është sunnet agjërimi gjatë këtyre ditëve.

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (24 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com


 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit