-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Koment – Pasqyrimet politike në Evropë të referendumit në Turqi

Më të lexuarat

Referendumi i bërë për ndryshimet kushtetuese që angazhojnë sistemin e qeverisjes presidenciale u pranua nga ana e popullit turk.

Referendumi i bërë për ndryshimet kushtetuese që angazhojnë sistemin e qeverisjes presidenciale u pranua nga ana e popullit turk. Sipas rezultateve jo zyrtar, referendumi në Turqi, kundrejt 48.6% të votave në kundërshtim u pranua me një nivel 51.4%. Ndërkohë që nga 48 milionë e 374 mijë e 936 vota të përdorura brenda vendit, 847 mijë e 393 vota ishin të pavlefshme, jashtë shtetit nga 1 milionë e 424 mijë e 227 vota të përdorura, 17 mijë e 654 nuk u pranuan si të vlefshme.

Vendet e Bashkimit Evropian, që ndërmorën një propagandë të dendur në mënyrë, që referendumin popullor ta kufizonin në aspektin e votave po dhe jo për “diktaturën” dhe të përhapnin këto pretendime të shtrembëruara, u bënë shkak që ndërmjet Turqisë dhe disa shteteve të Evropës të përjetoheshin tensione dhe skandal diplomatik.

Faktikisht tensioni plasi në periudhën përpara referendumit. Përpjekjet e disa vendeve si Gjermania, Holanda dhe Belgjika, qoftë nëpërmjet medias, qoftë nëpërmjet partive politike për të ndikuar dhe të udhëzuar zgjedhësit që jetojnë në vendet e tyre që të thonë jo në referendum ishin ndër arsyet kryesore që përshkallëzuan tensionin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Siç jemi shprehur edhe më parë, pas qëndrimit kundërshtar të Evropës ndaj Turqisë ka një arsye shumë më ndryshe dhe më efektive. Ky shkak thelbësor është rryma anti-islame që filloi të lartësohet në Perëndim pas 11 shtatorit. Rryma islamofobe që filloi të përhapet në Evropë, kohët e fundit, duke u ushqyer edhe me racizmin dhe ndjenjat çnjerëzore, kanë vënë në shënjestër veçanërisht Turqinë, kështu që ka rritur gjerësisht edhe strategjinë raciste dhe fushën e saj.

Me fillimin e procesit të referendumit të Turqisë, aktivitetet politike kundër Turqisë që filluan në Gjermani, kapërcyen edhe në Austri, Danimarkë, Belgjikë dhe Holandë. Holanda jo vetëm që nuk lejoi fluturimin e avionit të Ministrit të Jashtë të Turqisë, por në mënyrë që bie ndesh me rregullat dhe tolerancën diplomatike pengoi hyrjen në Konsullatën e Përgjithshme të Roterdamit të Ministres turke të Politikave Sociale dhe Familjes Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya), që gjendej në pozicionin e mysafires dhe përfaqësueses së vendit. Udhëheqësit evropianë duke bërë çdo lloj pengese kundër përfaqësuesve zyrtarë të Turqisë, kanë treguar një tolerancë të theksueshme ndaj organizatave terroriste PKK dhe DHKP që zhvillojnë aktivitete ndaj Turqisë dhe kanë lejuar punimet e këtyre organizatave terroriste.

Kështu që politikanët evropianë gjatë procesit të referendumit, në mënyrë që bie ndesh me normat dhe rregullat ndërkombëtare, kanë ndërmarrë operacione për të drejtuar dhe manipuluar politikën e brendshme të Turqisë. Ky qëndrim dhe këto sjellje anti demokratike të ndjekura me natyrën e tyre (vendet e Evropës) kanë lënduar nënshtetasit turq që jetojnë në Evropë. Të gjitha pengesat dhe presionet e bëra nga vendet e Bashkimit Evropian kundrejt daljes së rezultatit “PO”, e vënë re nga rezultatet e marra në referendum, kanë dhënë një efekt të kundërt. Dhe rreth 70% prej 2 milionë e gjysëm zgjedhësve gjithsej kanë mbështetur referendumin. Por politikanët e Bashkimit Evropian që hiqen si apostuj të demokracisë së opinionin publik ndërkombëtar, në vend që të tregojnë respekt për vendimin e zgjedhësve turq, edhe pas referendumit kanë vazhduar ti kërcënojnë dhe ndëshkojnë ata. Disa politikanë në Belgjikë, për shkak të nivelit të lartë të votës ‘PO’ në referendum, kanë kërkuar heqjen e të drejtës së dy nënshtetësive që zotërojnë turqit në këtë vend. Kurse në Gjermani, partia ekstremiste e djathtë AFD filloi të kërkojë që ata që përdorën votën ‘PO’ të dërgohen në Turqi. Këto kërkesa të tilla raciste dhe që shpërfillin të drejtat e njeriut, zunë vend edhe në median e Austrisë, Holandë dhe Suedisë.

Vendet e Bashkimit Evropian që nuk u mjaftuan me të gjitha zbatimet dhe presionet anti demokratike u munduan të lënë në hije dhe të udhëzojnë (drejtojnë) rezultatet e referendumit në Turqi. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri, në deklaratën e bërë në 13 prill kishte bërë të ditur se nëse nga referendumi del vota ‘po’ atëherë ky rezultat do të ndikonte negativisht procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE. Ndërsa pas referendumit, Parlamenti Evropian arriti deri në atë pikë sa të pretendonte se referendumi ishte realizuar jashtë rregullave.

Si përfundim, tensioni dhe problemet në rritje ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë jo vetëm që ndodhin prej arsyeve që bazohen në të shkuarën por kanë edhe motive konjekturale. Në të vërtetë Kontinenti i Evropës është brenda një krize depresioni dhe morale. Në thelbin e kësaj, qëndrojnë shkaqet e politikave përfituese të islamofobisë dhe ksenofobisë, që në një të shkuar të gjatë, kanë shkaktuar një shpërthim racizmi në Evropë.

Kjo kizë morale dhe depresioni që ‘sillet vërdallë’ në civilizimin e Evropës si fillim ka fosilizuar vetë popullin e kontinentit të vjetër dhe e rrotullon brenda një rrethi zjarri. Një shkak tjetër i problemeve që përjetohen janë politikat me dy fytyra dhe standarde të dyfishtë që mban Evropa ndaj Turqisë. Klubi i Unionit (BE) që ka hyrë brenda një rrëzimi politik dhe ekonomik dhe shpërbërjes, për të shpëtuar veten nga ky rreth vicioz ka vënë në shënjestër Turqinë dhe mundohet të mbajë anëtaret e veta të bashkuara mbi themelin e frikës së Turqisë. Me anë të kësaj rruge kërkon të depozitojë moral dhe të fuqizojë unionin. Por këto politika edhe pse është e mundshme të sigurojnë rant politik afatshkurtër, në periudhë afatmesme dhe afatgjate e shtyjnë Evropën ndaj një fanatizmi të thellë dhe nuk ka asnjë dobi tjetër veçse të largojë Turqinë nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit