3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shkenca në Andaluzi

Më të lexuarat

Të krishterët mesjetarë kanë një legjendë që Roderiku, mbreti i fundit i Vizigotëve, ishte përgjegjës për pushtimet arabe në Gadishullin Iberik, sepse në kundërshtim me fjalët e tij të mjerueshme, ai hapi portën e një pallati të magjepsur dhe ishte betuar që nuk do të ngatërrohej. Duke ndjekur rrënimin e Perandorisë Romake, Vandalët, Hunët dhe Vizigotët plaçkitën dhe dogjën rrugët e tyre përmes Gadishullit Iberik, duke themeluar mbretërinë kalimtare, të cilët vazhduan aq pak saqë iu derdhën plaçkat dhe atëherë u shkatërruan gjatë kthimit të tyre. Në atë kohë, pa paralajmërim, në vitin 711 erdhën arabët dhe të vendosur, ranë në dashuri me vendin dhe krijuan qytetërimin e parë që Europë të parë nga legjionet romake që kishin bërë luftë të pabarabartë kundër hordhive barbare.
Spanja ishte e para që përparoi nën rregullat e Umejadëve, të cilët themeluan një dinasti pasi patën humbur halifatin e Abasidëve në Lindje. Në fillim, kultura e gjyqit të Umejadëve në Kordovë ishte plotësisht e ardhur. Stilet në letërsi dhe në veshje, ku imitimet të cilat vazhdonin te Abasidët, rishtazi themeluan kryeqytetin e Bagdadit. Nxënësit nga shumë vende të Lindjes, duhet të siguroheshin gjithmonë për një pritje të ngrohtë në gjyqin e Kordovës, ku kolegët e tyre dëshironin të dëgjonin me lakmi për lajmet se çfarë ka lindur nga diskutimet në kryeqytet, çfarë kanë veshur njerëzit, çfarë këngësh kanë filluar të këndohen, dhe mbi të gjitha se çfarë librash kanë filluar të lexohen.
Për kulturën islame dihet se është shquar si “Kultura e Librit”. Hyrja e letrës nga Kina në vitin 751, i dha një shtytje mësimit dhe ishte një ngacmim për idetë, të cilat bota nuk i kishte njohur kurrë më parë. Librat u bënë më të vlefshëm sesa ishin madje edhe në Romë dhe në mënyrë të pakrahasueshme më të lira sesa ato në perëndim të Perandorisë Romake, ku vazhdonin të shkruheshin në pergamenë të shtrenjtë. Në shekullin 12, një burrë shiti 120 akër (1 akër = 0.4 ha) tokë për të blerë një Libër Orësh (për kohën). Në shekullin 9 libroteka e Manastirit të Shën Galit ishte më e madhja në Europë. Ajo mburrej me 36 vëllime. Kultura e prapambetur midis Lindjes dhe Perëndimit në Mesjetë, mund t’i atribuohet pjesërisht faktit që arabët patën letër ndërsa latinët perëndimorë nuk kishin. Është shkruar shumë për të krijuar një kulturë intelektuale dhe shkencore si ajo e Spanjës islame. Natyrisht, Islami me tolerancën e tij dhe kurajën e të mësuarit të fesë dhe shkencës së bashku, krijoi klimën e nevojshme për ndryshimin e ideve. Gjyqi i Kordovës, si ai i Bagdadit, ishte i hapur njësoj si për muslimanët, ashtu edhe për çifutët dhe të krishterët. Një peshkop i njohur u ankua se një i ri i krishterë ishte më i devotshëm në të studiuarit arabisht, sesa në latinisht. Kjo pasqyron faktin se arabishtja në një kohë të shkurtër, papritur, u bë gjuhë ndërkombëtare e shkencës ashtu siç është gjuha angleze sot.
* * *
Kultura islame në Spanjë filloi të lulëzojë seriozisht gjatë sundimit të Abd al-Rrahmanit II të Kordovës, ndërsa arabishtja u përhap gjithmonë e më tepër ndërmjet shtetasve jomuslimanë, sidomos nëpër qytete dhe çoi në një lulëzim të aktiviteteve intelektuale të çdo lloji.
Në një shoqëri të sjellshme, shijet dhe kërkesat e drejtuesit vendosin tonin për shoqërinë e gjerë dhe Abd al-Rrahmani II, i interesuar me pasion për fenë dhe shkencën, ishte i vendosur që bota të shihte se gjykata e tij nuk ishte më poshtë ndaj gjykatës së halifit në Bagdad. Nga ky qëllim, si rrjedhojë, ai aktivitet mblodhi (vuri në punë) dijetarë, për të ofruar me bujari një ndihmë e nxitje për të mposhtur kundërshtimet e para të atyre që dëshironin të jetonin në shumë vende të Lindjes, duke marrë parasysh fushën e veprimtarisë. Si rezultat, shumë dijetarë, poetë, filozofë, historianë dhe muzikantë u shpërngulën në Andaluzi dhe hodhën bazat e një tradite intelektuale dhe sistemin mësimor, i cili e bëri Spanjën aq të shquar në 400 vitet e ardhshme.
Një rezultat tjetër është ngritja e një infrastrukture për librotekat publike dhe private, xhamitë, spitalet, institucionet kërkimore, të cilat u rritën me shpejtësi dhe dijetarët e famshëm në Lindje duke dëgjuar për mirësitë e tyre u grumbulluan në Perëndim dhe kur u kthyen, morën me vete edhe studentë nga vendet e tyre për të studiuar në botën islame.
Një nga dijetarët e hershëm është Abas ibn Firhas që ka qenë njeri i Rilindjes dhe ka jetuar në lulëzimin e mjekësisë; ka vdekur në vitin 888. Ai erdhi në Kordovë për të mësuar muzikën, pastaj një degë të teorisë matematikore, por nuk ishte një njeri që e kufizonte veten në një degë të vetme të studimeve. Ai shumë shpejt u dha pas mekanikës fluturuese. Ai ndërtoi një palë krahë të përgatitur nga degët dhe trupi i drurëve dhe u përpoq të fluturonte, duke i paraprirë Leonardo da Vinçit rreth 600 vjet më parë. Fatmirësisht ai mbeti gjallë dhe iu kthye ndërtimit të një planetariumi. Ai ishte i interesuar deri në ekstrem që të dinte hollësitë e mekanizmave të transmisionit. Më vonë Abasi iu kthye problemeve matematikore dhe duke vërejtur me përpikëri rregullsinë e faqeve të kristaleve, shpiku një formulë për prodhimin e kristaleve artificiale.
Duhet mbajtur në mend që një dituri e plotësuar e një njeriu si Abasi, ka ardhur tek ne tërësisht e pandryshuar (e pastër). Është vlerësuar se sot ekzistojnë 250.000 dorëshkrime arabe në librotekat e Lindjes dhe të Perëndimit, duke përfshirë edhe koleksionet private. Megjithatë, në shekullin 10 nëpër librotekat private numëroheshin më shumë se 500.000 libra. Fatkeqësisht, miliona libra duhet të kenë humbur dhe së bashku me to edhe punët dhe veprat e shumë dijetarëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj, librat e të cilëve nëse do të mbijetonin fuqimisht do të ndryshonin kursin e historisë. Deri tani, vetëm një pjesë e vogël e teksteve arabe shkencore janë duke u studiuar dhe duhen vite për të formuar një ide të saktë rreth kontributit të shkencëtarëve muslimanë në historinë e ideve.
Një nga fushat në të cilën është punuar me ngulmim në Spanjë kanë qenë shkencat natyrore. Megjithëse dijetarët andaluzianë nuk dhanë edhe aq kontribut rrënjësor sikurse puna e bërë nga kolegët e tyre në Lindje, ajo që ata bënë pati më shumë efekt në zhvillimin e mëvonshëm të shkencës dhe të teknologjisë, për faktin se ishte pikërisht përmes Spanjës dhe dijetarëve të Andaluzisë që idetë e tyre u shtrinë në Perëndim.
Asnjë shkollë përkthyesish e krahasueshme me “House of Wisdom of al-Ma’mun” (Shtëpia e Diturisë e al-Ma’munit), nuk ka ekzistuar në Spanjë, dhe dukej që dijetarët andaluzianë nuk ishin të interesuar vetëm në shkencat natyrore, derisa përkthimet e “House of Wisdom” arritën tek ata. Interesi në matematikë, astronomi dhe mjekësi ishte gjithmonë i gjallë për arsye të dobive të tyre të qarta. Matematika shërbente për qëllime tregtare, për llogaritje sa më të shpejta të ligjeve të ndërlikuara islame të trashëgimisë dhe si një bazë për matjen e largësive. Astronomia ishte e dobishme për të përcaktuar kohët e faljeve (namazit) dhe rregullimin e kalendarit dhe studimi i mjekësisë nuk kishte nevojë për shfajësim.
Pjesa e dyshimit, ku ishte vërejtur siguria e burimit të ideve nga dijetarët e oborrit të Abasit, ishte e përshtatshme për një ndryshim të mjaftueshëm midis shkencave dhe pseudoshkencave. Ky ishte një ndryshim që muslimanët e kanë bërë shumë kohë më herët se dijetarët e Perëndimit, të cilët edhe gjatë Rilindjes synonin të ngatërronin astronominë me astrologjinë, kiminë me alkiminë. Ibn Hazmi, një dijetar i shquar andaluzian i shekullit 11 dhe ndalues i prapambetjes, ishte shumë i sinqertë në këtë pikë. Popujt të cilët mbronin fuqinë e talismanëve, magjisë, alkimisë dhe astrologjisë, ai i quante gënjeshtarë të paturpshëm. Ky mendim i arsyeshëm dha shumë për ta bërë Islamin të shquar në shkencat natyrore.
Studimi i matematikës dhe astronomisë vazhdoi dorë pas dore. Libri i famshëm i Al-Harizmit i titulluar “Llogaritja e integraleve dhe ekuacioneve”, i cili kishte arritur në Andaluzi, hodhi themelet e shumë zhvillimeve të mëvonshme. Në të, Al-Harizmi merret me ekuacione algjebrike, shumëzime dhe pjesëtime, matjet e sipërfaqeve dhe çështje të tjera. Al-Harizmi ishte i pari që paraqiti përdorimin se çfarë ai quajti shifra “indiane” dhe çfarë ne quajmë shifra “arabe”. Mënyra e saktë e transmetimit të këtyre shifrave nuk është e ditur, por simbolet e përdorura dhe format e shifrave tona kanë rrjedhur nga ato të përdorura në Andaluzi. Puna e Al-Harizmit e përkthyer në latinisht në shekullin 12 në Spanjë, së bashku me një përkthim të “Elementeve” sollën dy bazat për vazhdimin e zhvillimit të matematikës në Andaluzi.
* * *
Al-Zarkali, i njohur në Perëndim si Arzakel, ishte një tjetër matematikan dhe astronom i madh që lulëzoi në Kordobë në shekullin 11. Ai kombinoi njohuritë teorike me aftësitë teknike dhe u dallua në ndërtimin e instrumenteve të sakta për përdorime astronomike. Ai ndërtoi një orë uji të aftë për të përcaktuar orët e ditës dhe të natës, dhe për të treguar ditët e muajit hënor. Ai ndihmoi në përpilimin e së famshmes – Tabela Tolediane – një përpilim shumë i saktë i të dhënave astronomike. Libri i tij i tabelave i shkruar në formën e një almanaku (almanak – fjalë arabe që do të thotë klimë), përmban tabela të cilat mundësojnë për të gjetur se në çfarë dite muajt koptë, romanë, hënorë dhe persianë kanë nisur. Ai gjithashtu grumbulloi tabelat e vlefshme të gjerësive dhe gjatësive gjeografike; shumë prej punimeve të tij janë përkthyer njëkohësisht në spanjisht dhe latinisht.
Një tjetër ndriçues ka qenë Al-Bitruxhi (dijetarët latinë të Mesjetës e kanë quajtur Alpetragius), i cili zhvilloi një teori të re të lëvizjes diellore dhe shkroi “Libri i Trajtave” të cilin e ka shkruar me detaje. Ndikimi i punimeve të tyre astronomike ka qenë i pafund. Sot, p.sh., shumë emërtime të konstelacioneve, ende mbajnë emrat e dhënë atyre nga astronomët muslimanë. Akrab (nga akraba – akrep); Altair (nga al-ta’ir – pilot); Deneb (nga dhanb – bisht); Ferkand (nga ferkad – viç); dhe fjalë të tjera si zenit, nadir dhe azimuth, të gjitha janë ende dhe sot në përdorim, duke na rikujtuar punët e dijetarëve muslimanë të Andaluzisë. Një tjetër fushë ku kanë qenë të interesuar dijetarët andaluzianë, ka qenë studimi i gjeografisë dhe shumë prej punimeve të shkëlqyeshme të muslimanëve në këtë fushë janë bërë atje. Mendimi politik dhe ekonomik luante disa role në zhvillimin e studimit të gjeografisë por ajo që i shtyu ishte kurioziteti mbi botën dhe banorët e saj dhe që u dha shkas dijetarëve, të cilët ia kushtuan veten përshkrimit të botës dhe banorëve të saj. Hapi i parë ishte ndërmarrë në Lindje, ku “Librat e drejtimeve”, siç ishin quajtur ato, ishin përpiluar për përdorimin e drejtuesve të postave të halifatit të hershëm abasid. Raportet mbi vendet e largëta, prodhimeve tregtare të tyre dhe veçoritë më të rëndësishme fizike ishin grumbulluar për informacion të halifit dhe të ministrave të tij.
Al-Harizmi, i cili kishte bërë shumë në përparimin e shkencës së matematikës, është gjithashtu njëri nga shkencëtarët e hershëm përshkrues të gjeografisë. Duke e bazuar punën e tij në informacionet efektive të marra përmes përkthimit arabisht të Ptolemeut, Al-Harizmi shkroi një libër të quajtur “Forma e Tokës”, i cili përfshin hartat e qiejve dhe të tokës. Në Andaluzi puna e tij ishte përkrahur qysh më përpara nga Ibn Muhamed al-Razi, i cili ka vdekur më 936, dhe i cili shkroi një gjeografi themelore të Andaluzisë për qëllime administrative. Muhamed ibn Jusuf al-Varrak, një bashkëkohës i al-Razit shkroi një punim të njëjtë duke përshkruar topografinë e Afrikës Veriore. Kufijtë e gjerë të marrëdhënieve tregtare të Andaluzisë mundësuan koleksionimin e informacioneve të hollësishme rreth krahinave të largëta veriore si Balltiku, kur ktheheshin tregtarët në Andaluzi. Ibrahim ibn Jakubi, p.sh., që udhëtoi gjerësisht në Europë e në Ballkan në shekullin 9 – duhet të ketë qenë me të vërtetë një burrë i shkëlqyeshëm sepse la një udhëzues të udhëtimeve të tij.
Dy njerëz, të cilët kanë shkruar në shekullin 11, përmblodhën shumë informacione të mbledhura nga paraardhësit e tyre dhe i vendosën në një formë të volitshme. Njëri prej tyre, Al-Bekri, ishte veçanërisht i interesuar. I lindur në Salte më 1014, Al-Bekri ishte djali i guvernatorit të krahinës së Huebras dhe Saltes. Vetë Al-Bekri ishte një ministër i rëndësishëm oborri në Sevilje dhe mori përsipër disa misione diplomatike. Ai ishte një dijetar i kulturuar, aq i mirë sa edhe literatura që ai shkroi, e cila përmbante punime mbi historinë, botanikën dhe gjeografinë. Një nga dy punimet e rëndësishme gjeografike të tij ishte përshkrimi i gjeografisë së Gadishullit Arabik me kujdes të veçantë, dhe sqarimi i emrave të tij. Ai është rregulluar me tregues alfabetik dhe me listat e emrave të fshatrave, qyteteve dhe monumenteve, të cilat ai i mori nga hadithet dhe historitë. Punimi tjetër i tij më i madh nuk mbijetoi i tëri por ajo ishte një enciklopedi shëruese për tërë botën.
Al-Bekri rregulloi materialin e tij të vendeve të mëparshme, të cilat hynë me një parathënie të shkurtër historike dhe përshkroi njerëzit, zakonet, klimën, veçoritë gjeografike dhe qytetet e mëdha me anekdotat rreth tyre. Për banorët e Galicias, ai ka thënë: “…ata janë tradhtarë, të ndyrë dhe lahen një ose dy herë në vit, madje edhe atëherë lahen me ujë të ftohtë; ata nuk i lajnë asnjëherë veshjet e tyre derisa ato të vjetërsohen sepse ata kërkojnë që ndyrësirat të grumbullohen dhe si përfundim me djersën e tyre të zbuten trupat e tyre”.
Shumë prej pyetjeve të thella shqetësuese të ngritura nga Ibn Halduni ende nuk kanë pasur vëmendjen e duhur nga të gjithë njerëzit mendimtarë. Natyrisht që cilido që interesohet për problemet e ngritura dhe rëniet e qytetërimeve, shkatërrimet e qyteteve, marrëdhëniet e ndërlikuara midis shoqërive të përparuara teknologjikisht dhe një tradite duhet të lexojë librin “Hyrje në Histori” të Ibn Haldunit.
Të rejat teknologjike islame gjithashtu luajtën rolin e tyre në trashëgiminë e Andaluzisë në Europën mesjetare. Letra ka qenë e përmendur, por atje ka pasur gjëra të tjera me rëndësi të madhe, fabrikat e veglave, teknika e re e përpunimit të metaleve, prodhimi i qeramikës, ndërtimi dhe bujqësia. Njerëzit e Andaluzisë kishin një pasion të veçantë për kopshtet, duke kombinuar dashurinë e tyre për bukurinë me interesat e tyre në bimët mjekësore. Për bujqësinë kishte dy traktate të rëndësishme, njëri prej të cilëve ishte përkthyer në latinisht në Mesjetë dhe ishte shkruar në Andaluzi. Ibn al-Avami, autori i njërit prej traktateve, ka shënuar 584 specie bimësh dhe ka dhënë udhëzime të sakta në lidhje me kultivimin dhe përdorimin e tyre. Ai shkroi se si duhet të shartohen pemët, si të bëhet hibridizimi, si të ndalohen parazitët dhe insektet dhe se si të përgatiten esencat e luleve dhe parfumeve. Kjo hapësirë e arritjeve teknologjike ende nuk është shqyrtuar me hollësi, por ajo ka pasur një ndikim të thellë në kulturën materiale të Europës mesjetare, sikurse komentatorët muslimanë të Aristotelit kishin mbi intelektualët e Europës mesjetare.

Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA

Burimi: http://albanian-orientalist.blogspot.com/2008/12/shkenca-n-andaluzi-spanj.html

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit