-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Yildirim: Themelimi i shtetit palestinez, rruga e vetme për paqe në rajon

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të martën se themelimi i një shteti palestinez të pavarur dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor është rruga e vetme për paqe dhe qetësi në rajon…

 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të martën se themelimi i një shteti palestinez të pavarur dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor është rruga e vetme për paqe dhe qetësi në rajon.

Gjatë një fjalimi në darkën e shtruar për mbrëmjen gala të simpoziumit Platforma e Jerusalemit dhe Problemet e Procesit, organizuar në Stamboll, Binali Yildirim shprehu edhe një tjetër herë në emër të popullit turk, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidarizimit me Palestinën, mbështetjen për qëndresën e ndershme dhe plot dinjitet të popullit vëlla palestinez kundër shtypjes, pushtimit dhe shkatërrimit.

T’i dalësh për zot Jerusalemit – theksoi ai – domethënë t’i dalësh zot të kaluarës dhe identitetit, sepse Jerusalemi nënkupton “miraxhin” dhe “kiblen e parë”.

Shefi i Ankarasë zyrtare vuri në pah se projekti për të shkëputur lidhjen e Jerusalemit Lindor me territoret palestineze po vijon hap pas hapi duke e rrethuar këtë qytet të shenjtë plotësisht me vendbanime çifute.

“Qëllimi është i qartë: Transformimi i Jerusalemit në kryeqytet të Izraelit dhe judaizmit. Natyrisht që ne, si shtet i Republikës së Turqisë, nuk bëhet fjalë që t’i tolerojmë këto politika”, shtoi ai.

Duke sqaruar se rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve me metoda paqësore, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë është respektimi i drejtësisë dhe i ligjit, Kryeministri Yildirim nënvizoi se i duhet thënë me doemos ndal nëpërkëmbjes çdo ditë të përsëritur të së drejtave më themelore të popullit palestinez, të cilat burojnë nga e drejta ndërkombëtare.

Yildirim tërhoqi vëmendjen se kjo detyrë bie mbi komunitetin ndërkombëtar, i cili i sugjeron vazhdimisht durim popullit palestinez.

“Rruga e vetme për paqe dhe qetësi në rajon është themelimi i një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor”, u shpreh kreu i ekzekutivit turk.

Deri më sot – vijoi Binali Yildirim – shtetin e Palestinës e kanë njohur 137 vende dhe Turqia vazhdon të intensifikojë përpjekjet e saj për njohje edhe nga shtetet e tjera, vetëm se me rendësi jetike në këtë proces është që palestinezët të ruajnë unitetin dhe solidaritetin mes tyre.

Kryeministri Yildirim u ndal gjithashtu mbi projektligjin e diskutueshëm, që parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit me altoparlantë në xhamitë e Izraelit.

“Imponimi i një praktike apo zbatimi të tillë, që bie ndesh me lirinë e fesë dhe besimit, nuk mund të pranohet kurrsesi. Së bashku do të qëndrojmë me vendosmëri kundër çdo lëvizjeje apo manovre, që do të ofendojë dhe indinjojë botën islame”, përfundoi shefi i qeverisë turke.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit