12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Autoritete të larta turke pjesëmarrëse në Festën e 28 Nëntorit në Ankara

Më të lexuarat

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi, Zoti Genti Gazheli, dha në Swissotel të Ankarasë një pritje madhështore me rastin e festës së 28 Nëntorit.

 

Pritja u hap me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve, ku pjesëmarrës të shumtë, jo vetëm nga Ankara, por edhe nga qytete të tjera të Turqisë, të cilët kishin bërë me qindra kilometra rrugë për të qenë pjesë e këtij festimi madhështor, të ngritur në këmbë i kënduan me gjithë zemër himnet turke dhe shqiptare.

Ambasadori i Shqipërisë Zoti Genti Gazheli në fjalën përshëndetëse pasi i falënderoi autoritetet turke pjesëmarrëse, trupat diplomatike, dhe duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit e ardhur nga vende të ndryshme të Turqisë, vuri theksin në rrugëtimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.

Në këtë ceremoni krahas Zv/kryeministrit turk Vejsi Kajnak (Veysi Kaynak) shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralarmate Hulusi Akar, Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneralarmate Salih Zeki Çolak, Komandanti i Forcave Ajrore të Turqisë Abidin Ynall (Ünal) morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës në Turqi, Z. Avni Spahiu dhe përfaqësues të misioneve diplomatikë si dhe të ftuar vendas dhe të huaj.

Në fjalimin e tij Zëvendëskryeministri Kajnak duke theksuar se Shqipëria në gjeografinë e Ballkanit është një prej partnerëve dhe miqve më të rëndësishëm të Turqisë, shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë recepsion të mbajtur me rastin e Ditës Kombëtare dhe të Flamurit.

Kajnak theksoi gjithashtu punimet e bëra nga institute të ndryshme turke në Shqipëri duke filluar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), Instituti Junus Emre etj.

Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë kanë qenë në nivelin më të lartë gjatë gjithë historisë, Kaynak ka theksuar se Turqia e konsideron Shqipërinë si një vend me rëndësi strategjike për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.

Në këtë mbrëmje festive ishin të ftuar dhe këngëtarja e mirënjohur Vikena Kamenica dhe Grupi Keli Band.

Këngët e kënduara nga Kamenica u shoqëruan edhe nga të pranishmit duke e ngritur edhe më lart atmosferën festive të pritjes në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit