1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Peizazhe nga elokuenca [gojetaria] dhe retorika e Muhammedit a.s

Më të lexuarat

Transmetohet se Ali ibën ebi Talibi ka thënë “nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë të rrallë [të panjohur] nga arabët e të mos e kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut .E kam dëgjuar duke thënë “mate hat-fe enfihi-ka vdekur me vdekje natyrale” [ e nuk është vrarë] , e këtë [shprehje] nuk e kam dëgjuar nga ndonjë arab me parë”.
Muhammedi a.s njëherë e përshkroi nje shok të tij e të tjerët e dëgjonin e i thanë “nuk kemi parë ndokë më gojëtar se sa ty ? Tha Muhammedi a.s : po cfarë më pengon mua nga kjo kur Kur’ani ka zbrit ne gjuhen time,[në] gjuhën e kulluar arabe”.
Transmetohet se Ebu Bekri i ka thënë Muhammedit a.s ” kam shëtitur ne mesin e arabëve dhe kam dëgjuar gojëtarët e tyre por të tillë sikurse ti nuk kam parë.Tha Muhammedi a.s : më ka mësuar [edukuar] Zoti im dhe e ka zbukuruar mësimin [retorikën-edukatën] time”.
Ne kuptim te këtij hadithi transmetohet hadith tjetër nga Aliu r.a i cili thotë:erdhen [fisi] Benu Fehd bin Zejdi tek Muhammedi a.s dhe i thanë:te kemi ardhë nga një vend ne mes bregdetit e vargjeve te maleve [vend ne mes hixhazit e jemenit -shenim i perkth.],pastaj e ceku ligjëraten dhe përgjigjet e tij s.a.v.s e tha Aliu r.a “o i dërguar i Allahut ne jemi bije te nje prindi [fisi],jemi rritur në të njejtin vend por ti po u flet arabëve me nje stil cka të shumtën e saj ne nuk po e kuptojmë? Tha Muhammedi a.s:më ka mësuar Zoti im dhe jam rritur në mesin e fisit beni Sa’d bin Bekër”.
Në librin “ERR-RRA’DU VEL METAR-VETETIMA DHE SHIU” te autorit ibën ebi Dunja transmetohet një hadith mursel[hadith mursel eshte hadithi te cilin e transmeton tabiini nga Muhammedi a.s pa ndermjetsimin e sahabijve] se nje beduin i ka thënë Muhammedit a.s “nuk kam parë me elokuentë sesa ty”.
Pejgamberi a.s në një hadith sahih[autentik] ceku se pejgamberët kanë qenë fjalë pak[ e kuptimplota] e tha “vërtet ne pejgamberët jemi fjalëpak e kuptimplota[arab:bikaë].
Këtë e transmetojnë el Esmeiu dhe ibën el A’rabiu nga transmetuesit e tyre.Poashtu edhe Xhahidhi e cek në “el bejan vet tebejjun “,e pastaj thotë”thanë disa njerëz se el-BIKAE është pakicë dhe baza e kesaj është nga qumështi andaj për këtë [Muhammedi a.s], të folurit e paktë e ka bërë(konsideruar) cilësi të pejgamberëve a.s.
Më tutje Xhahidhi thotë”kjo nuk është nga të metat në krijim sepse po të ishte kështu me të dërguarin tonë do të kishte patur më shumë të drejtë sa i përket zgjedhjes së çështjes së këtij problemi sesa Musai a.s sepse arabët kanë qenë shumë me të fortë në oratori sesa jehudët dhe nisur nga ky aspekt ka qenë e metë ai që e ka cunguar këtë përsosuri [te gjuhës].
Në të shumtën e rasteve Muhammedi a.s ishte fjalëpak .Kjo jo nga e meta në të folur por nga urrejtja që ta komplikojë çështjen të cilën e zbërthente si dhe nga forca intelektuale në të folur .Madje kjo ka qenë qëllimi final i oratorëve arab për kohë të gjatë [dtth: fjalët e pakta e kuptimplota].
Muhammedi a.s e zgjaste fjalimin ndonjëherë kur vërente se ambienti në të cilin gjendej ia diktonte nevojën për një gjë të tillë.Argument për atë se Muhammedi a.s ishte fjalëpak e kuptimplotë është edhe vet fjala e tij “jam ndihmuar me friken[ qe u hyn armiqve para se te takohen me mua] dhe me fjalet e shkurtëra e kuptimplota”.
Muhammedi a.s e urrente të folurit e shumtë dhe të rëndë[për t’u kuptuar] andaj për këtë thotë”a tiu tregoj për njeriun më të dashur tek unë dhe më të afërm në ditën e kijametit? [më i dashuri dhe më i afermi tek unë është] më i miri prej jush në moral .Ata janë të moralshëm ,të butë në sjellje.Ata janë që shoqërohen dhe janë të shoqerueshëm.
A tu njoftoj për njeriun më të urrejtur tek unë dhe më të larguarin nga unë ditën e gjykimit? Ata që flasin shumë [tha Muhammedi a.s].
Derisa Muhammedi a.s e urrente të folurit e shumtë në anën tjeter nxiste per fjalë përmbledhëse.
Muhammedi a.s i tha Xherir ibën Abdullahut”o Xherir kur të flasësh fol përmbledhshëm e kur të përmbushësh -realizosh kërkesën mos u mundo -lodhë shumë”.
Aisheja r.a kur flet per cilësinë e të të folurit të dërguarit a.s thotë:Muhammedi nuk fliste siq po flisni ju kështu por kur fliste fliste qartë ,ndaras[nuk i ndërthurte fjalët] dhe e ruante atë që ishte ulur pranë tij [nuk ia rëndonte memorien me të folur të shumtë dhe nuk ia nderthurte gjërat].
Në një hadith tjetër Aisheja r.a kur e pershkruan të folurit e Muhammedit a.s thotë:kur Muhammedi fliste ka patur mundësi ai që dëshiron t’i numëroj fjalët e tij”.
Poashtu Ummu Ma’bed e pershkruan të folurit e Muhamedit a.s ngjashëm me atë që e tha Aisheja e thotë”kur heshtte qendronte me dinjitet e kur fliste e ngriste zërin dhe e zbukuronte atë .Të folur të ëmbël , të ndarë[ qartë] nuk ka patur dic të pavlerë në [të folur] e as belbëzim”.
Në përshkrimin e të folurit të Muhammedit a.s nga ebu Halete përveq tjerash qëndron edhe se”…nuk flet kur ska nevojë,heshtë shumë…fliste me fjalë të shkurtëra e kuptimplota e nuk e zbukuronte të folurit [me shtesa panevojë] por nuk lente asgjë mangu”.
Në hadithin e Omerit qëndron se “Muhammedi a.s ishte me përmbledhësi i të folurit.Me këtë [cilësi të pëlqyer] i kishte ardhur edhe Xhibrili a.s. Cdo gjë që synonte kishte mundësi ta përthekonte me ixhazin [përmbledhjen] e tij”.
Pejgamberi a.s është përshkruar edhe si njeriu me tingull-zë të thekshëm.Berau thotë”nuk kam dëgjuar dikë me zë më të bukur sesa ai”.
Transmetohet se Katadeja [tefsirolog nga tabiinet] ka thënë”nuk ka dërguar Allahu të dërguar e të mos ketë qenë fytyrëbukur e zë ëmbël .Edhe në mesin tuaj ka qenë i dërguari a.s fytyrëbukur e zë ëmbël”.
Dijetarët nuk janë ndalur së foluri për oratorinë e Muhammedit a.s ,në të kaluarën e të tashmen.
Prej atyre që më së miri kanë folur në këtë fushë është Xhahidhi ,i cili kur e përshkruan të folurit e Muhammedit a.s thotë: ai është të folur,tingujt[fjalët] e të cilit janë të pakta ndërsa kuptimet e shumta.Formulim i mrekullueshem e i pastërtë nga vështirësia [në të kuptuar]…”.
Ndërsa prej bashkëkohoreve Mustafa Sadik err-Rrafiu në librin e tij “I’XHAZUL KURAN” një kapitull të tërë ia kushton retorikës profetike.Kapitull që nëse lexuesi ndalet ta shiqojë nuk do të ngopet se lexuari.Rrafiu thotë se: metoda e Muhammedit a.s është e vecuar[e vetme] në këtë gjuhë.Nuk do të gjeshë shkronjë të tepërtë e as fjalë të urrejtur .Në të gjitha aspektet gjuhësore të folurit e tij është i përsosur,gjë që tek të tjerët nuk e vëren .Gjuha tek Muhammedi a.s është e pastërt.Qartësia në të folur dhe urtësia e të folurit të tij arrijnë përsosmërinë e plotë”.
Ajo cka e vecon edhe më shumë oratorinë e tij nga të tjerët është edhe përthekimi i plotë i gjuhëve dhe dialekteve të arabëve.Eshte e ditur se Muhammedi a.s i dinte gjuhët e arabëve.Disa sahabe njëherë i thanë”të shohim t’u flasish fiseve arabe me atë cka ne shumicën nuk po e kuptojmë”.
Në mesin e atyre fiseve ishte edhe nje fis jemenas.Kur e përkujtojmë fjalën e Ebu Amer ibën Alau-t”nuk është gjuha e himjereve [fis i vjeter jemenas] gjuha jonë e as arabishtja e tyre arabishtja jone”, na u bëhet e qartë se Muhammedi a.s i dinte gjuhët e jokurejshëve madje të të gjithë arabëve në përgjithësi.
Dituria e tij s.a.v.s burim kishte shpalljen[vahjin] dhe këtë deri diku e sqaron ky ajet”æ Úáãß ãÇ áã Êßä ÊÚáã te ka mesuar ate qe ti nuk e dije”.
Ndërsa ajo që e përforcon këtë është hadithi i transmetuar nga Abdullah ibni Omeri i cili thotë”shkruaja cdo gjë që dëgjoja nga Muhammedi a.s por kurejshët më ndaluan me pretekst se ai është njeri flet kur është i hidhëruar dhe i gëzuar. E braktisa shkrimin dhe shkova e ia tregova këtë Muhammedit a.s.Bëri me gisht drejt gojës e më tha “shkruaj se pasha Atë ,në doren e të Cilit është shpirti im nuk del nga kjo [gojë] përveq së vërtetës”.
Askush nuk mund të thotë se kjo gojëtari e Muhammedit a.s ka qenë nga rruga e të mësuarit dhe të lexuarit sepse Muhammedi a.s nuk ka ditur c’është të udhëtuarit në mesin e fiseve arabe që të mësojë gjuhët e tyre.Madje ambienti mekas atebotë nuk ishte ambient mësimor-kulturor në tëe cilin do t’i ipej rasti t’i mësonte dialektet e fiseve sepse po të mbeshtetej cështja [ e gojëtarise dhe njohjes se gjuhëve] në udhëtimin në mesin e fiseve dhe leximit ,Omeri dhe Ebu Bekri r.a do të kishin patur fat të madh.
Omeri në xhahilijjet[injorancë] ishte ambassador i kurejsheve tek fiset arabe ndërsa Ebu Bekri ishte prej kurejshëve që më së shumti lexonte.Ebu Bekri ishte njohës i mirë i gjenealogjise saqë kur Hasan bin Thabiti kishte bërë një lloj katalogu të gjenealogjise së disa kurejshiteve menduan se këtë e bëri Ebu Bekri e thanë “këtë poezi e ka thënë ebu Kuhafe-ja[llagap i Ebu Bekrit]“.
Por megjithë lidhjet e forta me fiset arabe dhe njohjen e poezive arabe nuk i dinin gjuhët e arabeve sikurse Muhammedi a.s.
Imam Shafiu ne librin e tij ERR RRISALE cek se gjuha arabe është prej gjuhëve më të gjera dhe më të shumta me shprehje dhe nuk njohim njeri perveq Muhammedit a.s të ketë mundur t’i përthekojë të gjitha me diturinë e vet.
Nga elokuenca e Muhammedit a.s gjithashtu ishte se ai u fliste njerzve me atë që ata e kuptonin dhe kishin nevoje për të e ndonjëherë [madje shpeshherë] shtonte më tepër se atë që e pyeste pyetësi në mënyrë që të përfiton më shumë pyetësi.
Gjithashtu nga elokuenca dhe oratoria e tij a.s ishte se ai ishte vendosës i disa shprehjeve te kombinuara ,të cilat nuk ishin me parë ,si:
1] Muhammedi a.s i tha njërit prej sahabëve”ke kujdes nga mehile-ja.Tha njeriu:o i dërguar i Allahut ne jemi arab por na trego se c’është mehile-ja?Tha Muhammedi a.s: zgjatja e izarit[rrobave]“.
Qëllimi me zgjatjen e izarit është mendjemadhësia siq qëndron edhe në një hadith tjetër “zgjatja e izarit(nga mendjemadhesia) në zjarrë”.
2]bartja e fjalëve nga kuptimi i parë i tyre në kuptimin e dytë
Transmeton Hudhejfetu ibnu Jemame se Muhammedi a.s ka thënë”le të mos jetë ndokush prej jush immea[opportunist].Thanë :ja resulullah e c’është oportunizmi? Tha:ai që nëse njerzit bëjnë mirë edhe ai bën mirë ,nëse njerzit bëjnë keq edhe ai bën keq por forcojeni veten dhe nëse bëjnë njerzit mirë bëni edhe ju e nëse bëjnë keq shmangiuni të këqiave të tyre”.
Zemahsheriu ne librin e tij El-FAIK transmeton nga ibni Mesudi i cili thotë”e konsideronim oportunistin në xhahilijjet atë qe i pason [u shkon] njerzve në ushqim i paftuar”.
3] përdorimi i fjalës ne kuptimin alegorik
Pyetja e sahabeve për kuptimin e saj [fjalës] tregon se ata nuk e kanë njohur kuptimin e asaj siq transmeton ibni Mesudi [e do te vie me ne në vijim].
Ndoshta ky kuptim ka qenë i përdorur në njërën prej fiseve arabe.Nga ky aspekt poashtu vecojmë rastin të cilin e trasnmeton ibni Mesudi se Muhammedi a.s i pyeti sahabet “kë e konsideroni trim[fitimtar] tek ju? Thanë:atë që të tjerët se mundin[s’kanë mundesi ta rrëzojnë] Tha:jo [nuk është ashtu]por [trim] është ai që e mban veten gjatë hidhërimit”.
Sahabet u pergjegjen me atë që e dinin ndërsa Muhammedi a.s u thoshte” i fortë është ai që e mundë vetveten[nefsin] dhe shejtanin e vet gjatë hidhërimit”.
Sikur Muhammedi a.s po iu thotë”vërtet ky kuptim që po ua them është më i qëlluar për këtë shprehje.
Në këtëe aspekt poashtu vecojmë rastin kur u pyet Muhammedi a.s se “cila vepër është më e keqja?Tha :texhdifi.U pyet se c’është texhdifi? Tha:të thotë njeriu s’kam atë, s’kam këtë sepse përgenjeshtrimi i nimeteve është prej mohimeve te tyre”.
Ndërsa në librat e gjuhes fjala texhdif dtth: mohim i nimeteve ose pakësim i furnizimit nga Allahu dhe të thotë njeriu :s’kam une ,s’gjendet tek unë.
Nga elokuenca dhe oratoria e tij ishte poashtu përdorimi i disa shprehjeve të kombinuara për të cilat mendohet se Muhammedi a.s është shpikës i tyre.Në shumicën e rasteve i përdorë[fjalët] në kuptim të istiares temthilijje e cila në gjuhë dtth “teshbihun bi terkib” ngjasim më të kombinuarën”, p.sh hadithi për ata që dolën ne xhihad per Allahun e Muhammedi a.s tha: ve men mate hatfe enfihi fekad vekaa exhruhu ila All-llahi” edhe ai që vdes [e nuk vritet] shpërblimi i tij mbetet tek Allahu s.w.t”. Thotë transmetuesi i hadithit “vallahi shprehjen “mate hatfe enfihi” -ka vdekur vdekje natyrale e nuk ështëe vrarëe- nuk e kam dëgjuar kurrë më parë nga ndonjë arab para Muhammedit a.s”.

Pershtati: Sedat Islami

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit