1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bllokada e Kosovës ia humb Serbisë 70 mijë dollarë në ditë

Më të lexuarat

“Më nuk e pyes Prishtinën por Bashkimin Evropian: Deri kur do ta tolerojë bllokadën e njëanshme që e dëmton ekonominë dhe qytetarët? Si është e mundur që atij askush nga Prishtina tash e disa ditë të mos i paraqitet?
Prishtina ka kaluar ët gjithë kufijtë dhe ka hyrë në zonën e kuqe të sjelljes së papranueshme”, ka deklaruar të mërkurën Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe lidhur me reciprocitetin që Kosova ka vendosur për kamionët me naftë e gaz nga Serbia.
Për shkak të këtij reciprociteti, ankohet Gjuriq, shkruan sot gazeta e Beogradit “Novosti”, tash e shtatë ditë asnjë kamion nga Serbia që bart naftë e gaz nuk ka hyrë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Si rrjedhojë e këtyre masave, kompanitë serbe, gjatë ditës humbin 70 mijë dollarë.

Gjuriq ka thënë se askush nuk e pengon “asnjë kamion të ndokujt, me çfarëdo materiali, që të hyjë në Serbi” dhe se “ajo që bën Prishtina nuk ka lidhje me sjellje racionale politike”.
“Ne nuk kemi penguar kamionët nga Prishtina. Tregimi për masat reciproke janë është imagjinatë, e nuk do të presim heshtas për të na u shkelur interesat tona. I ftojmë edhe në herë ta zgjidhin problemin që vetë e kanë krijuar për të gjithë ne”, ka kërcënuar Gjuriq.
Nënkryetari i Qeverisë serbe Rasim Lajiq ka shfaqur shpresën se me ndërmjetësim të BE-së kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të javës.

Slavko Simiq, kryetar Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, thotë se pasojat e bllokadës së krijuar i vuajnë kompanitë që merren me shitjen e prodhimeve të naftës dhe kjo nuk është dashur të thellohet e të politizohet, por ka qenë e domosdoshme që të gjithë të jenë të arsyeshëm për t’u zgjidhur sa më shpejt problemi.
“Nuk është në interes të askujt zhvillimi i luftës ekonomike. Qeveria serbe nuk ka vendosur masa reciproke, por ajo udhëhiqet me parimin që çdo gjë të zgjidhet me dialog”, ka thënë Simiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit