3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kabllogramet e SHBA-ve në 2008: Shqiptarët, përtacë e kumarxhinj

Më të lexuarat

Disa kabllograme të ambasadës amerikane në Tiranë, të zbuluara nga Wikileaks, tregojnë se si e shihnin diplomatët amerikanë Shqipërinë dhe shqiptarët në vitin 2008. Ambasadori Withers shkruan në njërin prej tyre se, shqiptarët i zgjidhin problemet nëpër kafene, janë përtacë e luajnë kumar.

“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: kafeneja. Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojnë inicativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që disktojnë provimet ose modën.

Gjatë periudhës komuniste, kur ishin gjithnjë në kërkim të një miku që të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji. Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve.

Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarët të ulur në kafene, mos mendoni se është humbje kohë. Është një institucion social, multifunksional për një vend në tranzicion”.

Në një tjetër kabllogram shkruhet.

“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për ‘u pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.

Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pusthtimit otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë.

Përtacia zuri vend mirë dhe u shtua gjatë regjimit komkunist, ku barazia e detyrueshme mes njerëzve dhe kryqëzatat kundër sipërmarrjes private, sollën indiferencë totale ndaj punës. Kjo ishte aedhe një nga arsyet kryesore përse ai sistem ra…”.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se kafenenë si vendin ku bëheshin politikat dhe merreshin vendime të rëndësishme e përmend edhe Faik Konica në veprën “Doktor Gjilpëra”, të botuar në vitin 1924. Kabllogrami i Withers dëshmon se, shqiptarët vazhdojnë ta ruajnë edhe sot këtë “zakon”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit