-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Korea jo muslimane ia mësoji botës respektin

Më të lexuarat

Dr. Richard Bernard, nga Britania, prej kanalit të BBC

Këtë shkrim e kishte shkruar në një shkrim të tij të famshëm me titull “Përse e dua Korenë dhe nuk e dua Anglinë edhe pse gjaku i kësaj të fundit rrjedhë në damarët e mi.

Para disa ditësh në emisionin “Star King” që është një emision kushtuar talentëve dhe në të cilin ftohet çdo kush që ka talent nga e tërë bota e që pas pjesmarrjes së tyre ata dërgohen nëpër kompani dhe agjensi të ndryshme në mënyrë që të mund ta avancojnë talentin e tyre.

Problem nuk qëndron në program por problemi qëndron se në emisionin e fundit të këtij programi kishin ftuar një djalosh prej HongKongut e që ishte i talentuar në këndim dhe aktrim. Pas këndimit ai e befasojë audiencën pasi që hoqi rrobat e tij për tu shfaqur me rroba tradicionale arabe dhe në duar mbante një pushkë plastike. Ai me këtë gjestë po e paraqiste të riun arab dhe mysliman dhe mënjëherë e sulmoi drejtuesin e emisionit duke bërë gjoja se po e vriste.

E çka ndodhi?

Britanku, autori i këtij shkrimi, thotë:

A thua vazhdojë programi me transmetimin e tij derisa e përfundojë aktrimin e tij edhe pse sapo e kishte filluar?

A qeshën të gjithë dhe a e duartrokitën djaloshin për talentin e tij ?

Me siguri që kjo do të ndodhte në vendin timë dhe në disa vende përrreth vendi timë, nuk dua të ju frikësojë por kjo është ajo që kam parë në disa vende myslimane. E ndërsa ajo që ndodhi në këtë emision ishte:

1- Ndërprerja e mënjëhershme e transmetimit nga të gjitha kanalet satelitore.

2- Pas vetëm 7 minutash shfaqet në ekran një njeri me veshje zyrtare dhe që në gjuhën e tij zyrtare u kërkojë falje të gjithë myslimanëve për këtë edukatë të ulët që kishte treguar ky i ftuar karshi feve të tjera. E pastaj kërkim fjaljen e tij e drejtojë edhe drejtë Arabisë Saudite për përdorimin e veshjes së tyre në një formë ta pahijshme nga ky djalosh dhe një herit premtojë se do ta korrigjojnë dhe do ta përmirësojnë këtë gabim që ndodhi. E ky përson, që u shfaq me rroba zyrtare, ulur në një karrige prej lëkure dhe prapa një tavolinë të mbuluar me ta bardhë, nuk ishte edhe aq përson i thjeshtë. Ky ishte vetë Ministri për Media në Kore.

Në 7 minuta arriti që të mbante një konferencë urgjente për media, të marrte vendime, të bëjë sanksione të nevojshme për tejkalimin e kësaj situate dhe korrigjimin e këtij gabimi që ndodhi, e që sipas tij ishte një gabim shumë i madhë.

Në vetëm 7 minuta, ai arriti që të:

1- Vlerësonte këtë veprim si të shëmtuar.

2- Akuzë ndaj djaloshit që, sipas tij, kishte prekur nderin e myslimanëve.

3- Të definonte rrezikun e ndikim të këtij gjesti duke shpjeguar se mendjelehtit do ta besonin atë.

4- Përdorimi i veshjes arabe në një formë të shëmtuar gjë që është nënçmuese për ta.

5- Shfaqja e dhunës në një emision familjarë që shikohet nga fëmijët prej moshës 7 vjeçare.

E ndërsa sa i përketë sanksioneve, ai e kishte marrë këtë shumë seriozishtë dhe me një kujdes shumë të madhë andaj edhe kishte kërkuar që:

1- Ndalimin e transmetimit të emisionit për dy muaj radhaz.

2- Ndalimin e transmetimit të këtij kanali për 3 ditë radhazi.

3- Deprotimin e mysafirit pas mbajtjes së tij në paraburgim për 48 orë.

Ndërsa kanali për tri ditë radhazi, sa e kishte të pezulluar transmetimin, e transmetonte vetëm një letër kërkimfaljeje e që një kopje të saj e kishin vendosur edhe në ëebfaqën e tyre.

Çudia nuk është në veprimet e kanalit apo të zyrtarëve koreanë por habija dhe çudia më e madhe është tek autori i këtij shkrimi i cili është një britanik dhe një jomysliman e që habitet me të gjitha këto veprime të ndërmarra për vetëm një spontanitet nga një prej mysafirëve të programit e që kjo nuk ishte prej qëllimeve të kanalit e as të vetë emisionit përderisa kemi shumë seriale arabe dhe islame që tallen me myslimanët dhe me islamin dhe që myslimanët qeshin me vetëvetën e tyre e edhe nëse vije deri tek kritika e tyre padyshim se nuk do të ndërmirret asnjë veprim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit