-1.7 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Llojet e leximit të Kuranit

Më të lexuarat

Allahu u mëshiroftë, një ndër dhuratat më të mëdha dhe mirësitë e përshpejtuara në këtë botë dhe botën tjetër është leximi i Kuranit.

Shqyrtimi i disa vërejtjeve në mënyrën se si disa besimtarë lexojnë Kuranin, dëshiroj të theksoj llojet e leximit dhe disa nga çështjet që hasen, me qëllim që të ndihmojmë njëri-tjetrin për të përfituar nga ky adhurim i madh. Allahu na dhëntë sukses dhe te Ai mbështetemi!

𝗟𝗹𝗼𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗹𝗲𝘅𝗶𝗺𝗶𝘁

1. Leximi me gjuhë dhe buzë

Ky është leximi kur njeriu e shqipton tekstin duke lëvizur gjuhën dhe buzët.

A duhet të dëgjojë lexuesi veten (në lexim)?

Dijetarët kanë rënë në mospajtim:

Mendimi i parë: Është detyrë. Ky është qëndrimi i medhhebit hanefi, shafi dhe hanbeli, pasi nuk konsiderohet fjalë nëse nuk e dëgjon. Këtë mendim e mbështet dhe Ibn Bazi.

Mendimi i dytë: Nuk është detyrë. Ky është një mendim i medhhebit hanefi dhe qëndrimi i medhhebit maliki. Gjithashtu, e ka përkrahur këtë mendim Ibn Tejmije dhe Ibn Muflih.

Qëndrimi më i skatë:

Mendimi i dytë duket më i fortë, pasi synimi është shqiptimi dhe jo dëgjimi, i cili është një aspekt i mëtejshëm dhe kërkon argument të qartë për ta bërë të detyrueshëm.

2. Leximi me zemër për ata që nuk janë paaftë

Ky është leximi vetëm me sy dhe zemër, pa lëvizur gjuhën dhe buzët, për atë që nuk ka pengesë fizike si p.sh. memecët.

Gjykimi:

Ky nuk konsiderohet lexim dhe nuk shpërblehet me shpërblimin e veçantë të leximit, sipas konsensusit të dijetarëve. Kjo është një formë meditimi dhe përsiatjeje që shpërblehet si një vepër e zemrës, por nuk përmban shpërblimin specifik të leximit që përfshin lëvizjen e gjuhës dhe buzëve.

Leximi real, sipas kuptimit gjuhësor, fetar dhe zakonor, nënkupton lëvizjen e gjuhës dhe buzëve (shqiptimin). Për këtë arsye, në çështjet e sheriatit si hyrja në Islam dhe dalja prej tij, dispozitat e namazit si tekbiri, leximi i Kuranit dhe dhikret, si dhe në çështjet martesave dhe divorcit, shpifja, betimet dhe zotimet, apo dhikret e ndryshme, efektet dhe pasojat në shumicën e rasteve bazohen në shqiptim ose në veprim. Shqiptimi kërkon domosdoshmërisht lëvizjen e gjuhës.

3. Leximi me zemër për të paaftin

Ky është leximi i atyre që janë të paaftë për të lëvizur gjuhën, si p.sh. memecët.

Mendimet e dijetarëve:

Mendimi i parë: Leximi vetëm me zemër, pa lëvizur gjuhën. Ky është qëndrimi i medhhebit hanefi dhe hanbeli, dhe mbështetet nga Ibn Tejmije.

Mendimi i dytë: Duhet të lëvizin gjuhën. Ky është qëndrimi i medhhebit shafi dhe një mendim në medhhebin hanbeli.

Qëndrimi më i skatë:

Mendimi i parë është më i fortë, pasi lëvizja e gjuhës nuk ka dobi në këtë rast, dhe obligimi i saj kërkon argument të qartë. Gjithashtu, Allahu nuk e obligon askënd përtej mundësive të tij, siç thuhet në Kur’an:

“Allahu nuk e ngarkon asnjë përtej mundësive të tij.” (Bekare 286)

O Allah, na bëj prej njerëzve të Kuranit, që punojnë dhe veprojnë sipas tij. Na jep dobi me Kuranin dhe bëje atë dritë, udhëzim, mëshirë dhe shërim për ne. Amin.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Shkroi: Shejh Fehd el-Amarij (Allahu e ruajtë)
Përshtati: Junus Levanaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit