Një njeri i pasur nga Basra. Njeri me famë dhe autoritet. Bleu një robëreshë, e cila ishte shumë e bukur, këndonte shumë bukur, përdorte instrumentet shumë bukur, vallëzonte shumë bukur. E bleu me një shumë të madhe të arit, sepse ishte shumë e kërkuar, për veçoritë që kishte.
E morri me vete në anije, e pasi që anija u fut thellë në deti edhe u qetësua në valët e detit, e ky duke pirë alkool, të cilin e kishte marrë me vete me bollëk, I tha: më këndo dhe vallëzo.
Ajo këndonte e vallëzonte e ky dehej me alkool por edhe me bukurinë e saj.
Në një skaj të anijes ishte edhe një djalosh, i cili ishte hafiz u Kuranit, kishte një këndim shumë të këndshëm.
Pasi që ishte dehur në alkool edhe kënaqësi e lezete, i tha djaloshit: o djalosh: a ke dëgjuar diçka më të mirë se kjo? A ka diçka më mirë se kjo?! A ka?!
Djaloshi i tha: po. Kamë dëgjuar atë që është më e mirë se kjo. Kam dëgjuar!
Me tallje i tha bukuroshes që kishte me vete: hesht. Ndalu. Të dëgjojmë ç’na qenka më e mirë se kjo. Fillo, të dëgjojmë se ç’është më e bukur se kjo.
Ia filloi djaloshi shumë shpejtë dhe me zë të lartë e të bukur:
قلْ مَتَاعُ الدُّنْيَا قَلِيلٌ وَالآخِرَةُ خَيْرٌ لِمَنْ اتَّقَى وَلا تُظْلَمُونَ فَتِيلاً (77) أَيْنَمَا تَكُونُوا يُدْرِكُّمْ الْمَوْتُ وَلَوْ كُنتُمْ فِي بُرُوجٍ مُشَيَّدَةٍ
(en-Nisa: 77)
Ky ajet e goditi shumë fortë në zemër këtë njeri, iu dridh dora, ia theu dëfrimin, e hodhi alkoolin në deti e tha: dëshmoj se kjo është më e bukur se ajo që e dëgjoja. Kjo është më e mirë se ajo në të cilën isha. Pastaj tha: a ke edhe diçka tjetër? Djaloshi i tha: gjithsesi. Ja filloi menjëherë dhe me zë të bukur:
وَقُلْ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكُمْ فَمَنْ شَاءَ فَلْيُؤْمِنْ وَمَنْ شَاءَ فَلْيَكْفُرْ إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَاراً أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا وَإِنْ يَسْتَغِيثُوا يُغَاثُوا بِمَاءٍ كَالْمُهْلِ يَشْوِي الْوُجُوهَ بِئْسَ الشَّرَابُ وَسَاءَتْ مُرْتَفَقاً (29)
(El-Kehf: 29)
U dridh ky njeriu edhe më shumë te ky ajeti. Gjithë alkoolin që kishte me vete e theu dhe e hodhi në deti. Theu instrumentin muzikor. Robëreshës së bukur i tha ec dhe largohu, je e lirë. U mblodh i tëri në sipërfaqe të anijes duke përsëritur vazhdimisht: estagfirullah, kjo është më e mirë se ajo që dëgjoja. estagfirullah, kjo është më e mirë se ajo që dëgjoja.
O djalosh! A ka rrugëdalje nga kjo gjendje në të cilën isha unë? Unë a mund të shpëtoj?!
Djaloshi kur e pa se si është thyer dhe përulur, lexoi:
قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53)
(eZ-Zumer: 53)
Filloi të dridhet edhe më shumë dhe të thotë: dëshmoj se Ai është Falës dhe i Mëshirshëm, dha frymë dhe vdiq. Vdiq mbi sipërfaqen e anijes.
Habib ibën Seidi thotë: pasha Allahun! Shpresonim përfundim të mirë për te edhe pse kundërmonte erë alkooli, vdiq i thyer, i penduar, duke ndjerë keqardhje të madhe, duke kërkuar falje.
Anija edhe disa ditë lundronte në deti deri sa erdhi në të thatë, mirëpo kufoma e tij as nuk u fry as nuk u prish, as që i vinte erë e keqe.
E tregon këtë tregim Vahidiu në librin “Katlal-Kuran” dhe Ibën Xheuziu në El-Muntedhem.
Përshtati: Bekir Halimi