5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Të jetosh për përjetësi | Drita Islame

Më të lexuarat

Njeriu është krijuar për të ndjekur udhë që nuk ngecin në të përkohshmen. Kjo është një natyrshmëri e brendshme, që gjendet apriori tek çdo njeri. Ne vetë i duam gjërat që të zgjasin, që të jenë gjithmonë të vazhdueshme, pra gjëra të rrjedhshme, qoftë ajo mirësi, begati, ushqim a ujë, qofshin të ardhura financiare, si dhe po ashtu, duam që plakja të mos na zërë dhe që njerëzit e dashur të na gjenden gjithnjë pranë. Duke qenë se jeta e kësaj bote nuk përmbush këto nevoja që ne i kemi të brendshme, atëherë, i bie që ne jemi krijuar për përjetësi, dhe  brenda nesh është vendosur kriteri, a motorri që do të jetë gjithnjë kërkues i përjetësisë, pra Xhenetit.

Për këtë arsye, Xheneti, parajsa nuk është aspak e huaj për ne, apo aspak utopike e as abstrakte, është, në të vërtetë, diçka që ne e duam me gjithe fuqinë e shpirtit. Po të dëgjojmë rënkimet e zemrës, do mbajmë vesh se prej saj, ashtu siç dilnin rënkimet e profetit Ibrahim a.s., teksa hakërrehej se “Nuk i dua ata që perëndojnë!..”[1], po ashtu edhe zemrat tona lëngojnë për përjetësi, dhe Zoti ka premtuar që do e japë.

Ekzistenca e gjithçkaje, vetitë e tyre dhe aftësitë në domethënien absolute dëshmojnë për ekzistencën dhe njësinë e Allahut (xh.sh). Po kwshtu, edhe njeriu wshtw pasqyrw ku reflektohen dhe pasqyrohen Cilwsitw e Zotit, dhe njeriu me nevojat dher dobwsitw qw ka, twrheq dritwn e Atributeve tw pafundme e tw pwrsorura dhe tw pakufizueshme tw Allahut.

Bediuzamani i nderuar e ilustron këtë çështje në disa vende, me shembuj të ndryshëm. Për shembull, piklat në sipërfaqe të ujit të një lumi që reflektojnë diellin. Me largimin e tyre, diellin fillojnë ta reflektojnë të tjera pikla uji. Ja, pikërisht kjo gjendje tregon se ky reflektim nuk është tipar i atyre piklave, sepse ndoshta gjendet një diell i përjetshëm që këto pikla e marrin aftësinë prej tij dhe pastaj mund të zhbëhen. Ato që i pasojnë tregojnë po ashtu gjendjen dhe vetitë e të parave. Kështu që dielli, i cili reflektohet në fytyrën e tyre, ose Dielli i reflektuar dëshmojnë për pafillimësinë dhe përjetësinë.

Po të njëjtat krijesa, me të qenët kalimtare dhe me fundet e tyre dëshmojnë për përjetësinë dhe vazhdimësinë e pandërprerë të të Allahut që është i Përjetshmi i Përhershëm dhe këtë mund ta quajmë si shfaqje të dytë.

Të qenët e tyre kalimtare tregon se ato do të zhbëhen dhe do të largohen gjithnjë, mirëpo zhdukja e tyre nuk e perëndon asnjëherë diellin. Sepse ai është një diell që nuk perëndon me këto largime.

Ekzistenca dëshmon vetë Allahun (xhel’le xhelaluhhu), cilësitë dhe emrat e Tij; ndërsa të qenët kalimtare dhe mbarimi dikur i ekzistencës, pra zhdukja e saj pasi ka ekzistuar njëherë dhe shfaqja e të tjera krijesave të ngjashme po nga asgjëja, tregojnë për dikë që nuk është i destinuar që të jetë kalimtar apo të gjejë fund ndonjëherë. Ata që vijnë, ikin një ditë ashtu siç erdhën dhe si ekzistenca e tyre, ashtu edhe zhdukja vjen përmes një urdhri të epërm. Dhe me ikjen e tyre marrin me vete gjithçka që është e tyrja.

Meqë këto janë rreze të vetë Allahut (xh.sh.), të cilësive dhe të emrave të Tij, edhe zhdukja e perëndimi i tyre një ditë nuk duhet ta trishtojë njeriun. Sepse ato kanë një burim të tyrin, të përjetshëm dhe ata që kanë për të ikur do të ikin një ditë. Në të tilla raste, njeriu duhet të thote: “Unë nuk i dua ata që zbehen e perëndojnë.”

Mehmet Disha


[1] Kur’an, 6:76.


Post Views: 6

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit