Dihet mirëfilli se popujt e qytetëruar kanë prosperuar me shumë sukses, ngaqë, përveç të tjerash, kanë njohur, kanë çmuar dhe kanë vlerësuar drejt e në mënyrë objektive punën dhe angazhimin e pararendësve të tyre; ata kanë vazhduar aty ku e kishin lënë të parët e tyre, natyrisht, gjithnjë sipas kërkesave të kohës, duke plotësuar e përmirësuar ku kishte zbrazëti dhe vend për të plotësuar, kurse të tjerët, ndërkaq, kanë ngelur mbrapa pikërisht për shkak të konceptit të ga buar
e primitiv “historia fillon dhe mbaron me mua!”
Një nga figurat më të spikatura të brezit të tij, që edhe sot është një frymëzim i gjallë, për ato që la fjala dhe pena e tij, i dalluar në kuptimin e plotë të fjalës, pikërisht për vizionin dhe largëpamësinë e tij, i nderuar nga kolegët dhe besimtarët,
hoxhë e alim erudit me plot kuptimin e fjalës, hafëz i dalluar, udhëheqës, prijës dhe organizator i shquar, dashamirës i dijes dhe i fesë në çdo pikëpamje, me virtyte e cilësi të larta prej hoxhe e intelektuali të mirëfilltë, pionier në shumë fusha e segmente të jetës intelektuale islame; i nderuar ndër kolegë dhe në popull, i njohur për shumë angazhime, organizime e aktivitete të ndryshme, që do të shënonin rifillimin, riorganizimin, rimëkëmbjen dhe rritën e Bashkësisë së Fesë Islame të Kosovës në një kohë jo të favorshme për këtë bashkësi dhe për besimtarët e saj; më vonë i sulmuar dhe i papërshtatshëm për sistemin që dalëngadalë po nguliste kthetrat e tij në Kosovë, ky ishte Hafëz Bajram ef. Agani.
Megjithëkëtë, për këtë alim shqiptar, që i takon plejadës së fundit të dijetarëve islamë në vendin tonë, akoma nuk ka ndonjë përpjekje për të vënë në pah rolin dhe meritat e këtij personaliteti kaq përparimtar, i cili me dijen dhe punën e tij, ka lënë vulë në historinë e Bashkësisë Islame, sidomos në Kosovë.
Për hafëz Bajram ef. Aganin dihet se u lind më 1898 në Plavë, se në moshën shtatë vjeç kishte filluar të ndiqte mektebin, se më 1910 qe dërguar në Shkodër që të regjistrohej në Idadinë e atjeshme, por, meqë këtë nuk kishte arritur ta bë nte, hafëz Bajram ef. Agani kishte regjistruar një shkollë fillore të atjeshme, të cilën e kishte mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm. Më pastaj hfz. Bajrami qe kthyer në Plavë dhe qe regjistruar në klasën e parë të Idadisë në Pejë.
Familja e tij ishte shpërngulur nga Plava në Gjakovë për shkak të luftës më 1912.
Më 1915 kishte mbaruar hivzin dhe po atë vit kishte falë namazin e teravive me hatme.
Këtë e kishte bërë edhe gjatë viteve 1926-1928, 1935-1939 dhe në vitin 1941. Nga viti 1917 deri 1921 kishte qenë imam për Ramazan në fshatin Morinë të Gjakovës, kurse gjatë viteve 1921-1926 kishte qenë imam i Ramazanit në fshatin Çellopekë të Pejës. Më 1923 kishte regjistruar Medresenë e Madhe të Gjakovës tek myderrizi kryesor Islam ef. Nuredini. Me dekretin e Ministrisë së Fesë në Beograd, hfz. Bajrami qe emëruar imam ofiqar pranë Xhamisë së Re të Gjakovës, kurse më 1938 kishte kaluar në Shtip, ku do të qëndronte deri më 1941, e më pastaj në Rizniq/Irzniq deri më 1945, dhe si ndihmësofiqar pranë
Këshillit Popullor të Komunës së Gja kovës deri më 1946. Në Konferencën e përgjithshme të nëpunësve fetarë të RS të Serbisë, mbajtur më 20 gusht 1947, ai
qe zgjedhur kryetar i BFI-së asokohe të RS të Serbisë me seli në Prishtinë. Këtë detyrë e kishte ushtruar deri më 1959, kur kishte dhënë dorëheqje, dhe më pastaj qe pensionuar. Ka qenë një nga iniciatorët për themelimin e Medresesë së Ulët të Prishtinës, që kishte nisur nga puna më 1 nëntor 1951, dhe myderriz i saj për lëndët gjuhë arabe, akaid, ahmak dhe husnihat. Nga 1 janar 1953 deri më 15 dhjetor 1956 ka qenë drejtor i saj. Ka qenë anëtar i Kryesisë Supreme të BFI në Sarajevë. Hfz. Bajram ef. Agani vdiq më 1962.
Mirëpo, përveç këtyre të dhënave të mirënjohura, duhet ditur patjetër se hafëz Bajram ef. Agani ka qenë ndër nismëtarët kryesorë për themelimin dhe më pastaj edhe për pasurimin dhe mbushjen me libra e dorëshkrime orientale dhe të tjera të Bibliotekës Qendrore të Vakëfit në Prishtinë, e cila qe themeluar më datën 24 shtator 1951, pikërisht në kohën kur hfz. Agani ishte në krye të Bashkësisë Islame, biblioteka që njihej edhe me emërtimet “Kutubhaneja e Vakëfit” ose shkurt “Biblioteka e Vakëfit”.
Ndër detyrat kryesore të kësaj biblioteke kishte qenë dalja në terren për të mbledhur dhe për të blerë (aty ku pa raqitej nevoja) libra, dorëshkrime dhe dokumente të tjera në gjuhën arabe, turke e persiane; pastaj vendosja në raftet e bibliotekës; inventarizimi i tyre etj.. Kështu më 1951 “Biblioteka Qendrore e Vakëfit” pati njohur një hov të madh zhvillimi, sa asnjëherë më vonë, sepse kishte
arritur të mblidhte dhe të pasuronte fondet e saj me një numër të madh librash e dorëshkrimesh orientale.
Për këtë arsye qe ndier edhe nevoja për hartimin, si të thuash, të një katalogu
a regjistri me të dhënat kryesore për librat dhe dorëshkrimet orientale që kishte kjo bibliotekë. Dhe, ndonëse Kutubhaneja e Vakëfit dy muaj pas themelimit të saj kishte bibliotekistin – “hafizi kutubi”-n e emëruar me honorar, Faik Hamdibegu (Begolli) nga Prishtina, megjithëkëtë një punë të tillë, si shumë të tjera, duhej ta niste dhe asaj t’i vinte bazat edhe në këtë drejtim, kush tjetër përveç vizionarit hafëz Bajram ef. Aganit.
Themi kështu, sepse kohë më parë kemi pasur në dorë një Regjistër të librave dhe të dorëshkrimeve orientale të bibliotekës së Vakëfit, të cilin më 2 shtator 1958 e kishte hartuar hafëz Bajram ef. Agani. Ky Regjistër ruhet në Arkivin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, me numrin rendor 1.
Në faqen e parë të këtij Regjistri, mjaft me rëndësi, është vënë shënimi në gjuhën osmane dhe në gjuhën serbe, me domethënien: “Regjistrimi dhe evidencimi i të gjithë librave të Bibliotekës së Prishtinës me të gjitha të dhënat e nevojshme, të cilin,me dorën e vet, e ka hartuar (e ka përpiluar) Kryetari i Kryesisë së Fesë Islame për Republikën Popullore të Serbisë, hafëz Bajram efendi Agani. Prishtinë, më datë 2.IX.1958. V.V. Hfz. Bajram Agani, d.v.”
Regjistri ka përmasat 24×34 cm dhe mblidhej brenda kopertinash të forta. Ka gjithsej 128 fletë (256 faqe) të mbushura më shënime. Regjistri fillon me numrin rendor 1 dhe përfundon me numrin rendor 2.092. Kjo domethënë që Kutubhaneja e Vakëfit asokohe kishte 2.092 njësi bibliografike “qitape” në gjuhët arabe, turke, persiane dhe boshnjake (8 sosh); prej tyre 476, del të kenë qenë dorëshkrime të vjetra që u takonin fushave të ndryshme shkencore fetare islame.
Sipas Regjistrit të sipërpërmendur, hfz. Bajram ef. Agani kishte shkruar dymbëdhjetë rubrika dhe në gjuhën os mane e serbe kishte shënuar: numrin re ndor, titullin e librit, cilës fushë i përkiste libri, emrin, mbiemrin dhe pseudonimin
e autorit, datën e shkrimit të origjinalit dhe të kopjimit të librit, më pastaj kishte shënuar nëse libri ishte i botuar ose dorëshkrim; në cilën gjuhë ishte i shkruar, sa ekzemplarë posedonte kutubhaneja, në cilin dollap gjendej libri si pas numrit, në cilin rend, sipas cilës shkronjë të alfabetit si dhe rubrikën vërejtje.
Krahas këtyre shënimeve, ai kishte vënë edhe shënime për vitin e lindjes a të vdekjes të autorit, pastaj datën e shkrimit a kopjimit të dorëshkrimit, e cila është dhënë sipas vitit hixhri dhe miladi, dhe shënime se në cilin vend dhe nga kush ishte kopjuar dorëshkrimi, dhe kjo sidomos për dorëshkrimet që qenë kopjuar në vendin tonë nga njerëz tanë; aty janë vënë emrat e kopjuesve dhe vendi i kopjimit.
Prandaj, pikërisht për shkak të këtyre të dhënave dhe pikërisht për shkak se ishte përpjekja e parë për përgatitjen dhe hartimin e një katalogu të dorëshkrimeve orientale, ndonëse jo në kuptimin e plotë të fjalës, ky regjistër, kujtojmë, duhet të merret parasysh dhe të konsultohet nga studiuesit dhe hartuesit e katalogëve të dorëshkrimeve orientale në Kosovë, që do të hartohen sigurisht në një të ardhme.
Regjistri i dorëshkrimeve orientale të Kutubhanes së Vakëfit, përgatitur nga hfz. Bajram ef. Agani, merr vlera ku e ku më të mëdha edhe për faktin se shumica e këtyre dorëshkrimeve të kësaj Biblioteke me një fond të pasur, e antikuar, kanë shkuar në pakthim, kurse Kutubhaneja, së bashku me tërë pasuri në e saj dhe me ndërtesën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, më datën 13 qershor 1999 janë djegur nga forcat paramilitare serbe.
Sido që të ketë qenë, sipas Regjistrit të sipërpërmendur, numrin më të madh të këtyre librave/dorëshkrimeve që posedonte Biblioteka Qendrore e Vakëfit në Prishtinë, e përbënin veprat në fushën e gjuhësisë, etikës dhe jurisprudencës isla me etj.. E autorë të këtyre librave dhe dorëshkrimeve ishin ulematë më emi nentë
të Botës Islame.
Në mesin e shumë dorëshkrimeve që janë të shënuara në këtë Regjistër, vë mendjen tonë e tërheqin sidomos të dhënat për dorëshkrimet autografe autoriale,
mbase edhe unikale, dhe ato që ishin të kopjuara në vendin tonë.
Ndër ato dorëshkrime veçojmë:
“Tefsirulajeti ala lisanilarnaud”, (Ko mentimi i një ajeti në gjuhën shqipe), i alimit dhe autorit të shumë veprave në gjuhën shqipe me grafi arabe Tahir efendi BoshnjakuGjakova, vdekur më 1840.
“Ahkamulxhenaizi”, (rregullat e xhen azes), jurisprudencë islame, e au torit Ibrahim bin Jusuf elBulevijj, vdekur më 1613, dorëshkrim autograf.
“Mefatihi durrijje fi ithbati elkavanini eddurrijje”, gramatikë perse, e autorit Mustafa ibn Ebi Bekri Sivasi, vdekur më 1840, dorëshkrim autograf.
“Tuhfei Shahidi”, fjalor turqishtpersisht, autor Mustafa efendi Emir zade, vdekur më 1752, dorëshkrim autograf.
“Elesile ve elexhvibe min kethir elulum”, pyetje e përgjigje nga shkenca të ndryshme, e autorit Muhammed Feramez, i njohur si Munla Husrev.
“Kitab elIftitah”, sintaksë e gjuhës arabe, kopjuar në Gjakovë më 1723.
“Ixhazetnameja (diploma) e Mulla Hamdi ibn Ibrahim efendiut”, lëshuar më 1937, e kopjuar nga Ahmed Ha mdi, dhe dorëshkrime të tjera nga autorë dhe kopjues të ndryshëm si:
“Lugati bahrulgaraibi Halimi”, “Tedhkiretu elKurtubi”, “S’adi ‘aleKadi”,“Bahrulmesail”, “Sherhi‘av a rif elme’arif”, “Misbah”, “Sherh
Shir’atulislam”, “Sherhi Nihaje li Ibni Maxhe”, “Tekmile li Ibni Humam”, “Divani Misri”, “Lugat Xhevherusihha”, “Ahtari Kebir”, “Fe tavai Uskubi”, “Eshbah enNedhair”, “Fetavai Ankaravi”, “Fetavai ‘Ali efendi”, “Multeka elEbhur”, “Ah senulmesail ve ekmelulhitab” etj…
Nga sa më sipër, mund të përfundojmë se, duke lexuar Regjistrin e dorëshkrimeve dhe librave të Bibliotekës (Kutubhanes) së Vakëfit të Prishtinës, hartuar nga Hafëz Bajram ef. Agani, mund të kuptojmë se ç’thesar ka poseduar Biblioteka (Kutubhaneja) Qendrore e Vakëfit të Prishtinës dhe ç’pasuri e madhe është humbur, kurse hartuesi i këtij Regjistri me plot meritë mund të radhitet ndër “hafizi kutub”ët e shquar shqiptarë, për institucionin e të cilëve deri më sot në Kosovë nuk është shkruar asnjë studim.
Mr. Sadik Mehmeti
Dituria Islame 200