4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


Palestina “përçan” Ballkanin në OKB, si votoi Shqipëria?

Më të lexuarat

Testi botëror i shteteve për çështjen më delikate të botës në marrëdhëniet ndërkombëtare

Kërkesa palestineze për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara u mbështet nga 143 shtete anëtare, nëntë ishin kundër dhe 25 shtete abstenuan.

Kur bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia ishin pro, ndërsa Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria abstenuan.

Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Italia, Bullgaria, Austria, Finlanda, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Rumania, Suedia, Fixhi, Gjeorgjia, Malavi, Ishujt Marshall, Monako, Moldavia, Zvicra, Ukraina, Vanuatu gjithashtu abstenuan.

Kundër votuan SHBA-të, Izraeli, Argjentina, Republika Çeke, Hungaria, Mikronezia, Nauru, Palau dhe Papua Guinea e Re.

Deklarata e 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara ishte një studim global se kush e mbështet pretendimin palestinez, ose kush e njeh de fakto Palestinën si shtet, pasi SHBA-ja vuri veton ndaj pretendimit palestinez në Këshillin e Sigurimit muajin e kaluar.

Rezoluta nuk u jep automatikisht palestinezëve anëtarësimin e plotë në OKB, por vetëm përcakton se ata i plotësojnë kushtet për t’u anëtarësuar.

“Ne duam paqe, duam liri”, tha Riyad Mansour, ambasadori palestinez në OKB, përpara votimit. “Vota ‘pro’ është votë për ekzistencën e Palestinës, nuk është votë kundër asnjë shteti… është investim në paqe”, shtoi ambasadori, i cili u pasua me duartrokitje.

Kërkesa për anëtarësim duhet së pari të miratohet nga Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh i OKB-së dhe më pas nga Asambleja e Përgjithshme.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e miratuar dje u jep disa të drejta dhe privilegje shtesë palestinezëve, si një vend në mesin e anëtarëve të plotë të sallës së asamblesë, por jo të drejtën e votës në atë organ.

Palestinezët aktualisht kanë statusin e shtetit vëzhgues jo-anëtar, një njohje de facto e shtetësisë e votuar nga Asambleja e Përgjithshme në 2012.

Shqipëria, nën qeverisjen e socialisteve, e cila abstenoi kësaj radhe është përprjekur të mbajë qëndrime të ekuilibruara diplomatike në lidhje me Palestinën, duke zgjedhur si  kartë qëndrimet e BE-së dhe jo të SHBA-së. më saktë, në asnjë rast nuk ka votuar siç ka votuar SHBA dhe në disa raste ka ndjekur votën turke.

Kujtojmë se ishte një votë kundër Palestinës ajo që prishi raportet mes Berishës dhe Erdoganit, gjithsesi jo si në nivelin siç janë mes Ramës dhe presidentit turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit