-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Më të lexuarat

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është arrestuar dje në kufirin me Serbinë, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim për shkak siç kanë thënë autoritetet serbe “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”.

E një vendim të tillë e ka arsyetuar kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq. Brnabiq ka thënë se këta janë njerëz që po e cenojnë rendin kushtetues të Serbisë.

E ndaj kësaj deklarate të Brnabiq ka reaguar analisti dhe publicisti i njohur Veton Surroi.

Surroi në një postim në “X” ka shkruar se kjo është ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës.

“Dejan Jankoviq, zv. drejtor i Policisë së Kosovës, një profesionist i respektuar dhe udhëheqës i integrimit të serbëve të Kosovës në shërbim, mund të akuzohet, siç thotë Ana Brbaniq për minimin e rregullave kushtetuese të Serbisë. Një ndërhyrje tjetër në identitetin e serbëve të Kosovës dhe normalizimin e tyre”, ka shkruar Surroi.

Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë. Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit