Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka përshëndetur raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Evropës mbi Kosovën, ku flitet për sistemin politik e juridik me standardet e KiE-së.
Rohde ka shtuar se lajm i mirë në këtë raport është se rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërkaq lajm i keq është që moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Deçan shënon shkelje të qartë të sundimit të ligjit.
“Ekspertët e cilësojnë Kosovën si një demokraci funksionale dhe vlerësojnë kushtetutën e saj moderne me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit. Por ata gjithashtu vënë në dukje kritika të ashpra ndaj përfaqësuesve dhe institucioneve gjyqësore nga politikanët në poste të larta”, ka shkruar ambasadori gjerman në platformën “X”.