Pyetje: Një burrë i ka propozuar martesë një gruaje, që është e njohur se ka një të metë fizike. Por kjo e metë nuk duket dhe nuk dallohet, dhe shpreson se është e shërueshme, sikurse lebra dhe vitiligo1. A duhet të informohet burri në lidhje me këtë?
Përgjigje: Në qoftë se një burrë i propozon martesë një gruaje që ka një të metë të fshehur, që njihet nga disa njerëz, dhe ai i pyet në lidhje me të, bëhet e detyrueshme të që të tregojë në lidhje me të. Kjo është e qartë.
Nëse ai nuk pyet në lidhje me të, ai prapë duhet të informohet për të. Kjo është dashamirësi dhe sidomos në qoftë se nuk pritet që e meta të largohet. Të metat për të cilat shpresohet se do të largohen, janë gjë më e lehtë. Ndërsa ka të meta që zhduken, por shumë ngadalë me kalimin e kohës, si lebra në qoftë se kjo është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar se lebra largohet. Pra, ka një dallim në mes metave që largohen në të ardhmen e afërt dhe të metat që nuk largohen. [Zëri i paqartë] duhet sqaruar.
1 Shih: https://en.wikipedia.org/wiki/Vitiligo
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (5 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com