-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hafiz Ali Kraja (Tari) 1900 – 1973

Më të lexuarat

Edukimi dhe formimi i Hafiz Ali Krajёs, personaliteti i tij

Figurat madhore tё kulturës dhe tё historisë sё njё kombi nuk mund tё jenё tё rastit. Ato janё rrjedhojё e njё tradite tё gjatё, e momenteve tё caktuara historike e politike, e faktorёve tё shumtё e tё gjithanshёm ndikues, edukues e formues. Rruga e formimit tё kёtyre personaliteteve paraqet njё interes tё gjerё. Ajo nuk ёshtё vetёm njё mjet njohjeje apo kurioziteti pёr tё ditur “diçka” rreth tyre. Ёshtё njё burim me rёndёsi pёr tё gjykuar mё mirё pёr rolin e veprёn e kёtyre personaliteteve. Pёr tё cilёt, me plot gojё, mund tё themi se, pёrbёjnё njё “pasuri kombёtare” dhe njё shembull pёr gjeneratat qё vijnё pas. Aq mё tepёr kjo, kur kemi tё bёjmё me personalitete tё tilla, si Hafiz Ali Kraja.

Ai u lind nё Shkodёr nё vitin 1900, nё kryeqytetin e mbretёrve ilirё me njё histori mbi 2400 vjeçare, nё qendrёn e dinastis sё Bushatllinjёve (1757-1831), nё atё qytet i cili edhe nё fund tё shek.XIX-tё kur Perandoria Osmane ndodhej nё zgrip, ishte njё nga qendrat mё tё rёndёsishme ekonomike, politike dhe kulturore nё tё gjithё arealin ballkanik.

Shkodra ndёr shekuj kishte krijuar traditat e veta patriotike, arsimore e intelektuale, çka pasqyrohej dhe nё bibliotekat e pasura, objektet e kultit, dyqanet dhe ekzistencёn pёr periudhёn nё fjalё tё 7 konsullatave tё vendeve evropiane.

Pikёrisht, nё njё mjedis tё tillё ai hodhi hapat e para nё jetё, pёr tё vazhduar mё tej studimet nё Kajro. Nё njё nga qendrat universitare mё tё njohura tё botёs, siç ishte dhe vazhdon tё jetё, El-Ez-heri. Falё temperamentit, natyrёs sё tij kёrkuese apo mjedisit tё favorshёm, ekzistonin premisat themelore qё ai tё formohej jo vetёm si klerik e teolog, por edhe si intelektual erudit.

Pas pёrfundimit tё fakultetit tё shkencave islame nё vitin 1924, ai u kthye nё atdhe. Me synimin pёr tё kontribuar nё predikimin e fesё, nё raport me nevojat dhe problematikat e kohёs.

Pavarësisht dёshirёs dhe propozimeve qё pati nga personalitete tё njohara tё klerit islam, pёr t’u vendosur nё Tiranё si drejtor i revistёs prestigjoze “Zani i Naltё”, ai nuk pranoi, duke shёrbyer kryesisht nё qytetin e tij tё lindjes.

Ballafaqimet politike nё vitin 1924, ndonёse jo nё mёnyrё tё drejtё-pёrdrejtё e gjetёn Hafiz Ali Krajёn nё krahun atizogist. Qёndrim tё cilin do t’a pёrforcojё mё konkretisht pёrgjatё viteve 30-tё. Si bashkёpuntorё i organizatёs “Bashkimi Kombёtar” dhe emigrantёve opozitar. Çka do t’i kushtojё atij arrestime dhe survejim tё vazhdueshёm, nga autoritetet e kohёs.

Pushtimi i Shqipёrisё nga İtalia, nuk e shtyu atё si shumё atizogistё, tё hidhej nё prehёrin e tradhtisё kombёtare. Kjo, u vu re dhe nё mbledhjen e 10 prillit 1939, kur njё grup nga paria e Shkodrёs u caktua pёr tё marё pjesё nё Asamblen e Tiranёs, e cila do tё sanksiononte pushtimin ushtarak tё Shqipёrisё nga İtalia fashiste. Megjithё praninё e ish-kryekonsullit italian nё Shkodёr, Salvatore Meloni, nё kёtё mbledhje Hafiz Ali Kraja kundёrshtoi rreptёsisht, duke u larguar nё shenjё proteste. Qёndrimin anti- konformist ai do t’a vazhdojё dhe nё vitet e mёvonshme. İtalianёt nuk do t’ia falin njё gjё tё tillё, dhe nё verёn e vitit 1943 e iternuan nё Porto Palermo.

Rritja e lёvizjes komuniste krijoi premisat pёr bashkёpunim akoma mё tё ngushtё midis klerikёve muslimanё e katolik. Bile, mё shumё se sa njё aleancё, kjo ishte njё domosdoshmёri historike. Kombi ishte zhytur nё njё luftё civile, fesё i kanosej njё rrezik i pёrbashkёt, komunizmi.

Thirrjet pёr unitet kombёtar, krahas oratorisё dhe atdhedashurisё, vihen re edhe nё fjalimin qё Hafiz Ali Kraja mbajti nё varrimin e poetit Gjergj Fishta: “Vepra jote, o poet, ka pёr tё formue njё faqe tё shkёlqyeshme nё historinё politike tё Kombit! Tё jesh i bindun, o poet i madh, se shqiptari me ‘’Lahutёn e Malcisё’’ ka pёr tё qenё gjithmonё kryenaltё, siç janё grekёt me “İliadёn” e persianёt me “Shahnamenё”…Sot djelmnia intelektuale me Lahutёn tande nё dorё tё nep besёn shqiptare, tue t’u betue se idealin Tand tё naltё, qё shprehe pёr kombёsinё shqiptare do ta ruajё e do ta mbajё si gja tё shenjtё morale”.

Angazhimin nё luftё kundra ideologjisё marksiste dhe rreziqet qё i sillte ajo kombit gjetёn pasqyrim dhe nё predikimet fetare. Nё shtator tё vitit 1943, nё xhaminё e Fushё Çelёs ai iu drejtua audicionit me hytben “Ç’ёshtё komunizmi dhe pasojat e tij pёr popullin shqiptar”.

Nё 1944 duke parё rrjedhёn e ngjarjeve, ai iu vu punёs pёr krijimin e njё besёlidhje tё pёrgjithshme. Si njё front antikomunist, i cili midis tё tjerave, do tё hynte nё kontakt me misionet aleate, dhe do t’u kёrkonte atyre zbarkimin menjёherё pas largimit trupave gjermanёve nga qyteti i Shkodrёs. Me qёllim mbrojtjen e vendit nga rreziku komunist.

Megjith kёto pёrpjekje, nacionalistёt nuk mundёn ti bёnin ballё llavёs sё kuqe, dhe me ripushtimin e vendit, morёn arratinё. Shpallja e njё amnistie nё vitin 1947 Hafiz Ali Krajёn e shtyri tё dorёzohej: e dёnuan me vdekje, por duke pёrfituar nga amnistia u dёnua me burgim tё pёrjetshёm, me vendimin nr.213, datё 8.6.1947, kthyer nё 25 vjet burg; nga njё amnisti e dytё pёrfitoi zbritje dёnimi, kёshtu qё doli nga burgu mё 12.10.1965, pas njё vuajtje prej 18 vitesh.

Kёshtu, mё shumё se njё e katёrta e jetёs i ka kaluar nёpёr burgje (pa llogaritur tre vitet e jetёs ilegale,vite ankthi), burgje tё llahtarshme, ku viktimat ishin planifikuar tё zhdukeshin me mjetet mё antinjerёzore. Pёr t’u prehur nё jetёn e amshuar nё vitin 1973.

***

Vepra “A duhet feja? A e pengon ajo bashkimin kombёtar” u botua pёr herё tё parё nё vitin 1934, pёr tё njohur mё pas disa botime, si nё Kosovё, Shkup, dhe SHBA.

Ajo qё e shtyu autorin pёr njё nismё tё tillё, e cila kёrkon njё formim solid dhe interdisiplinarё, ishin mendimet e disa intelektualёve, gjithashtu po aq tё formuar, por pozitivistё e skeptik nё rolin qё religjonet kishin luajtur nё historinё e civilizimit botёror, dhe nё rastin konkret, nё Shqipёri.

Mendime tё cilat veç konotacionit negativ, aludonin dhe akuzonin fenё si njё faktor qё midis tё tjerave, pengonte bashkimin dhe unitetin kombёtar.

Akuzё e cila vazhdoi tё gjente interpretim pothuajse nё çdo tekst tё historiografisё zyrtare, edhe nё vitet e diktaturёs komuniste.

Por a qёndron njё tez e tillё? Sigurisht qё jo. Me kopetencё dhe ekzigjencё shkencore kjo hidhet poshtё nga autori, i cili me kёtё libёr, pa frikё, mund tё thuhet se ёshtё njё nga themeluesit e mendimit sociologjik shqiptar.

A duhet feja? Pёrgjigjen le tё na e japё Volteri, filozofi i shquar i revolucionit francez, i cili midis tё tjerave, mё 27 korrik 1770 i shkruan Frederikut se : “Ateizmi asnjёherё nuk tё çon nё njё gjё pozitive…” (Voltaire- Friedrich der Grosse, Zürich 1992).

Ma. Hasan Bello

Historian dhe doktorant në Institutin e Albanologjisë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit