2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kontributi i kulturës islame civilizimit botërorë

Më të lexuarat

Në njërën nga faqet e veprës së jashtëzakonshme të Anatole Fransës “Në gurin e bardhë’ njëri nga historianët e pyet madam Dovazien “Cila ësh dita më fatkeqe për historinë e Francës? Nuk është përgjigjur. As nuk ka ditur cila është ajo ditë. Atëherë asaj ai i ka thënë: Ajo ka qenë në vitin 732 në të cilin ka ndodhur lufta në Poatjea, viti kur kultura arabe u tërhoq para barbarizmit francez”.

Këto fjalë nxisin në mua kujtim shumë të mirë, i kam përmendur edhe në Tunis në vitin 1945 me rastin e ligjërimit tim mbi Ibni Haldunin. Pas asaj gjenerali francez, përndryshe gjenerali rezident i Tunisit rekomandoi dëbimin tim me akuzën se po përhapi propagandë kundër Francës.

Kjo ngjarje ka pasur rëndësinë e vet të madhe, sepse nga pikëpamjet kolonialiste edhe vetëm të përmendurit e popujve të kolonizuar dhe të përkujtuarit të kaluarës dhe kulturës së tyre, janë konsideruar si urrejtje ndaj kolonializmit dhe rrezik i cili i kërcënon.

Kur në Algjer kam dashur të njoh traditën e lavdishme të kulturës dhe civilizimit arab, jam përballuar me krimin e vërtetë, të cilin kolonializmi e ka bërë kundër mendjes njerëzore. Pra, komploti i heshtjes kundër kulturës islame ka qenë skajshmërisht i organizuar. Në vitin 1945, i kam vizituar gati të gjitha bibliotekat e Algjerisë. Kjo ka qenë e mjaftueshme për të ardhur deri te konkluzioni, që ka dëshmuar se një numër shumë i vogël i veprave të shkencës arabe është përkthyer në gjuhën franceze. Përkundër kësaj, në çdo bibliotekë të Algjerisë kam hasur në nga disa ekzemplarë të veprës: “Vështrim i shkurtër i politikës Islame”, e cila fliste mbi ideologjinë e vërtetë kolonialiste. Në të gjendet definicioni i shkencës arabe, si vijon: “Kultura arabe, e cila ka shkuar në pa­ kthim, në realitet përfaqëson vetëm ekstraktet e mendimtarëve grekë,

të cilat i kanë përkthyer çifutët në kohën e mesjetës”. Mirëpo, me një angazhim të madh dhe me ndihmën e miqve nga Algjeria, të cilët m’i përkthyen apo rezymuan citatet e zgjedhura the­ melore, kam arritur për të tubuar materialet kryesore për ligjëratat e mia. Që në vitin 1945 kam kuptuar se çdo ligjëratë mbi “kontributin historik të kulturës arabe”, përmban në vete reagim në politikën koloniale të arsimit, e cila ka për qëllim t’i mohojë popullit krenarinë në të kaluarën e tij, duke arsyetuar me atë se është i nënshtruar dhe i privuar nga pavarësia. Për këtë shkak kam konsideruar se publikimi i ligjëratës së atëhershme në gjuhën franceze në Algjeri, e pastaj përkthimin e saj arabisht në Kairo, nga ana e luftëtarëve nacionalist, të cilët në të kishin gjetur armën ideologjike të luftës së tyre, nuk paraqet vetëm nder të madh, por edhe shpërblimin më të madh që mund t’i jepet njeriut. Mirëpo, sot situata është ndryshe dhe është e mundur të shtrohen në përmasa të mëdha kompleksiteti i problemeve dhe i pyetjeve: Çka i ka dhënë kultura islame njerëzimit të kohës tonë, ose çka i ka dhënë jo vetëm në pikëpamje të revolucionit kundër mohimit të kaluarës së lavdishme, por edhe në pikëpamje të kontributit njerëzimit të periudhës sonë, mendoj pjesës socialiste të tij.

I. Shkaqet dhe pasojat e ekspansionit arab

Ekspansioni arab, para lulëzimit të civilizimit të tij krijoi kushte të nevojshme për përtëritjen e kulturës botërore dhe hodhi entuziazëm të ri në mbarë botën. Ai ka prodhuar kushte ekonomike e sociale për një progres të ri duke shkatërruar anarkinë e feudalizmit dhe zhvillimin parazit të tij. Është me rëndësi të përmendet se ky ekspansion edhe pse ka qenë shumë i shpejtë, në asnjë moment nuk ka marrë karakter shkatërrues siç ka qenë rasti me invadimin e tatarëve ose të mongolë­ ve. Çetat numerikisht të vogla arabe depërtuan në krahina të gjera dhe në shumicën e rasteve ka ndodhur që të kenë fituar përkrahjen e drejtpërdrejtë dhe absolute. Në këtë mënyrë ushtria pushtuese në Spanjë për shembull ka numëruar më pak se 40000 luftëtarë 1 . Do të thotë duhet kërkuar tjera shkaqe për të kuptuar ekspansionin aq të shpejtë arab dhe gjithanshmërinë e tij e jo forcën ushtarake. Faktori vendimtar i fitores ka qenë se pushtuesit arabë botës skllavopronare të shkatërruar dhe feudale të përçarë e të rraskapitur, i sollën me vete formën më të lartë të jetës ekonomike e sociale, me të cilën i obligonin masat e gjera dhe përputheshin me kërkesat dhe nevojat e tyre. Për shembull shoqatat profesionale, të cilat Evropa i ka njohur pas disa shekujve, te arabët janë shfaqur në shekullin e nëntë. Ato kanë qenë shoqatat e esnafëve në kohën e Karamitëve. Sistemi “Komunë”, i cili në Evropë u shfaq pas luftërave të kryqëzatave dhe kontakteve me Islamin, në botën arabe ka ekzistuar shumë më herët me të gjitha cilësitë dhe karakteristikat e tij. Në qendrat tregtare e gjejmë institucionin e muhtesibit, inspektorit të vërtetë të veprimtarisë tregtare, i cili kontrollonte çdo aktivitet të ekonomisë dhe siguronte jetë normale morale. Në Spanjë ku ndikimi arab ka qenë më i madhi, ka ekzistuar një lloj i këshillave të qytetit me buxhetet e veta të pavarura dhe me gjyqësi të zgjedhur. Njëkohësisht ka ardhur deri te lulëzimi shkencor i bujqësisë, industrisë së pëlhurave të metalit, lëkurës dhe i detarisë më të mirë në Evropë, detari e cila do të zbulonte Amerikën. Në këtë mënyrë pushtuesit arabë me rrënimin e ekonomisë së copëtuar, me krijimin e territoreve më të gjera se sa që kishte Imperia Romake për qarkullimin e të mirave, dhe ideve, me ndërtimin e shtetit të njësuar centralist të bazuar në ligj të shkruar dhe me organizimin e administratës gjyqësore, e shkundën pluhurin nga gjërat, njerëzit dhe idetë, dhe krijuan kushte të nevojshme për ndërmarrje të madhe krijuese në historinë e njerëzimit. Kultura e lashtë, në të cilën mbretëronte stagnimi dhe venitja në Bizant, përsëri u ngjall nga ana e pushtuesve të rinj. Ekspansioni arab e eliminoi ndikimin e borgjezisë tregtare në qytete, i cila ka qenë mbështetur në rregullimin e atëhershëm shoqëror, sistemin social të bazuar në skllevër dhe të trupëzuar në shtangim e ngrirje, të cilat ua kishte imponuar sundimi romak dhe bizantin. Në këtë pikëpamje Zhan Bereni thotë: Ekspansioni arab i ka shkaktuar ri­ ngjallje të vërtetë ekonomisë botërore”. Kjo madje ka ndodhur krahas ndikimit dhe fuqisë së elementeve feudale në vitet e para të pushtimit. Rëndësisë së marrëdhënieve sociale dhe ekonomike për kulturën tregtare në ballafaqim me shoqëritë skllavopronare dhe feudale, ajo i ka dhënë edhe poentën etike, e cila është bazuar në tolerancë pastaj elementin racional, i cili është bazuar në frymën kritike dhe në rezistencën e shovinizmit tiranik dhe dogmatik. Për atë shkak Engelsi, bashkëpunëtori i Marksit, vërteton se mendimtarët arabë ia kanë tejkaluar enciklopedistëve francezë të shekullit të tetëmbëdhjetë. Në veprën e tij “Dialektika” duke folur për Renesancën përmend: “Popujt romanë kanë idenë e pastër dhe të lirë të marrë nga arabët, dhe të frymëzuar nga filozofia greke. Pastaj ajo gjithnjë e më tepër është forcuar duke përgatitur në këtë mënyrë lindjen e materializmit të shekullit tetëmbëdhjetë”. Nga kjo mund të konkludohet se ekspansioni arab nuk ka qenë as ekspansion ushtarak as kolonialist, por ka qenë, për çdo vend, rast i jashtëzakonshëm për krijimin e kulturës, e cila ka rezultuar me Islamin dhe tiparet e tij lokal pa marrë parasysh se i cilit lloj ka qenë:uzbekë, persianë, sirianë, egjiptianë, marokenë, andulizianë etj. Madje edhe përkundër përzierjes së atyre kulturave dhe gërshetimeve të fuqishme të tyre, ato e kanë ruajtur origjinalitetin e vet, i cili ka shërbyer si bazë për artin dhe kulturën e ardhshme nacionale. Këtë na e vërteton edhe shkrimtari i njohur spanjoll Blasko Ibanez në veprën e tij të shquar: “Në hijen e katedrales“, kur flet për vendin e vet ai thotë: “Në Spanjë renesanca nuk ka ardhur nga veriu, me pushtimet barbare, por nga jugu, me pushtuesit arabë… Ekspansioni i tyre më tepër ka qenë i natyrës kulturore sesa ushtarake. Nga andej na ka ardhur kjo kulturë e re e fuqishme, e cila ka pasur zhvillim të shpejtë fenomenal, kulturë e cila posa të ketë lindur, menjëherë i tejkaloi të gjitha të tjerat, kulturë të cilën e krijoi entuziazmi fetar i profetit të Zotit dhe e cila në vete ka mbajtur tërë atë që ka qenë më e mira në mësimin çifut dhe bizantin. Dhe jo vetëm atë, por ajo me vete barti edhe elemente të traditës hinduse dhe persiane dhe shumëçka të përvetësuar nga Kina e panjohur. Lindja, ç‘është e vërteta, ka qenë ajo e cila ka depërtuar në Evropë. Ajo nuk ka qenë rast që ka ndodhur në sundimin e Darisë dhe perandorëve tjerë persianë që Lindja ka depërtuar përmes Greqisë, e cila i ka penguar në rrugë të mbrojtjes së lirisë së vet. Jo, kësaj here e tëra ka ndodhur nga ana tjetër, nga Spanja e civilizuar, e cila para asaj ka qenë në prangat e sunduesve kishtarë dhe të klerit luftënxitës, vendi i cili pushtuesit e rinj i ka pritur krah hapur. Nuk kaluan as dy vjet, e ata i vuan duart e tyre në atë, për të cilën do të jetë e nevojshme të deponohet më tepër se shtatë shekuj për kthimin e saj. Nuk ka qenë ajo luftë e imponuar me fuqinë e armës, por ka qenë përhapje e shoqërisë së re në të gjitha anët e botës, shoqëri rrënjët e së cilës kanë qenë shumë të forta. Principi i vetëdijes së lirë që përbën gurthemelin në të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, te ata ka qenë tepër i respektuar, gati i shenjtë. Në qytetet në të cilat kanë sunduar nuk i kanë prekur kishat krishtere as tempujt e hebrenjve. Nga shekulli VIII e deri në shekullin XV u krijua kultura më e bukur të cilën Evropa e ka parë në mesjetë. Derisa në veri popujt bredhshin dhe shkatërroheshin në luftërat fetare dhe vepronin sikur të ishin fise të egra, ndërsa populli i Spanjës kishte arritur gjendjen efektive në tridhjetë milionë. Në këtë masë të madhe të njerëzve kanë qenë të përzier të gjitha nacionalitetet dhe ideologjitë me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre. Ato përbënin një kompaktësi dhe një tërësi. Rezultati i saj ka qenë fuqia evidente e shoqërisë dhe përparimi i saj shpirtëror dhe shkencor. Në këtë përzierje të frytshme të popujve dhe të nacionaliteteve, në paqe kanë koekzistuar të gjitha ideologjitë dhe traditat. Produkt i saj kanë qenë të gjitha zbulimet, të cilat u shfaqën deri më atëherë në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, industrisë, i arritjeve krijuese dhe sistemeve të vjetra. Nga kontaktet e këtyre elementeve të shumëllojshme lindën zbulime të reja dhe fuqi të reja krijuese. Me këta të huaj nga Lindja kanë ardhur mëndafshi, pambuku, limani, kafeja, portokalli, shega, tepihët, pëlhurat, xehet etj. Falë atyre janë njohur numrat, algjebra, kimia, medicina, astronomia dhe poezia metrike. Filozofët grekë pas harresës së gjatë përsëri u ngjallën. Ata e kthyen vendin e tyre, atëherë kur filluan të përcjellin arabët me rastin e pushtimeve të tyre. Vetëm pas asaj Aristoteli triumfoi në universitetin e njohur të Kordovës…”

II. Civilizimi arab

Ekspansioni arab krijoi kushte frymëzuar për renesancën. Ajo ka qenë e cila, para të gjithëve krijoi mundësi të ringjalljes së kulturës së vjetër, posaçërisht asaj Helene. Periudha e parë e Islamit, periudha e sundimit të Emevijve në Damask, ka qenë shekull i ekspansionit. Periudha e dytë Islame ka qenë periudha e Abasinjve në Bagdad. Ajo ka qenë periudhë e formimit të perandorisë, e cila filloi nga viti 750 e vazhdoi deri në vitin 900. Ajo paraqet periudhën e përvetësimit, përkatësisht të përkthimit.

1. Ngjallja e kulturës së harruar

Para përfundimit të shekullit të tetë kanë qenë të përkthyera në gjuhën arabe gati të gjitha veprat e Aristotelit, Galileut, Platonit, Ptolemeut, Euklidit, Arhimedit si dhe mekanika e Heronit. Nga viti 813­833, në periudhën kur Evropa nuk ka pasur mësuar të lexojë, halifi Mëmun, me ndihmën e një grupi përkthyesish, formoi akademinë në Bagdad, të cilën e quajti “Bejt al­Hikmet”, e cila e bëri të lehtë njohjen e kulturës greke për të gjithë lexuesit e Kur’anit. Ibni Halduni mendon se kjo akademi paraqet fillimin e lulëzimit revolucionar të kulturës arabe. Periudhën më të zhvilluar të përvetësimit ai paraqet Al­Kindin, i lindur në vitin 850, i cili e transmetoi teorinë kosmologjike të Aristotelit dhe e shkroi enciklopedinë më të madhe, të cilën e ka njohur bota, para “Përmbledhjes teologjike” të Toma Akuinit, e cila lindi plot tre shekuj më vonë. Atë e ka përkthyer në latinisht Xherard Kremoni dhe ka paraqitur gjatë shumë shekujve arsimimin e vërtetë në Perëndimin. Në këtë mënyrë kultura arabe paraqet bazën themelore të periudhës së renesancës, anën e saj humane do të thotë ringjalljen e së kaluarës. Uniteti arab në atë periudhë paraqet lidhje të fortë, e cila e ka lidhur kulturën e vjetër me të renë. Kështu që gjatë pesëqind vjetëve prej vitit 700­1200, Islami do të sundonte si me fuqinë e shkencën ashtu edhe me kulturën superiore. Në kohën kur në Marok halifi Ibni Nasir diskutonte me Ibni Rushdin (Averosin) mbi Aristotelin dhe Platonin, princat e Perëndimit krenoheshin që nuk dinin as të lexonin. Derisa Franca jetonte nën udhëheqjen e “mbretërve dembelë” në atë kohë në Kairo, Karavijun dhe Fes, familjet mbretërore jepnin përkrahje të pakufizuar, letërsisë, shkencës dhe artit. Rreth vitit 900 Hugo Kabia ia ka besuar për edukim djalin e tij klerikut Xherberit, i cili kishte studiuar shkencat matematikore në Universitetin arab në Kordovë. Në atë kohë në Kordovë ka qenë në pushtet El­Hakem, dijetar, biblioteka e të cilit ka numëruar më tepër se 100000 vepra 2 , kurse pas plot katër shekujve mbreti i Francës Sharli V, i quajtur i urti, nuk do të mund të tubonte as 1000 ve­ pra. Ekspansioni arab e ka ringjallur Perëndimin në atë moment kur ia ktheu atij shkencën Helene, të cilën Evropa tërësisht e kishte harruar dhe nuk kishte mundësi vetë që përsëri ta ringjallte. Kur viteve të një­ mita Perëndimi vuante nga terrori dhe me shqetësimin mistik e priste “Fundin e botës” në të njëjtën kohë popujt arabë nuk mjaftonin vetëm me ringjalljen e kulturës së vjetër, por me punë shumë të madhe e me elanin e tyre krijues në të gjitha lëmenjtë, i kanë kontribuar kulturës botërore. Ja këtë kontribut krijues të arabëve kësaj here dëshiroj ta shqyrtojë.

2. Kontributi i arabëve shkencave natyrore

Zbulimet më të rëndësishme shkencore dhe artistike të periudhës Helene në shekullin e tretë dhe të dytë para e.r., për shkak të kushteve ekonomike dhe shoqërore, nuk kanë mundur ta ndryshojnë botën. Përhapja e skllavopronarizmit ka qenë pengesa më e madhe e të arriturave tekniko­shkencore të asaj periudhe, si dhe të realizimit të ndryshimeve rrënjësore të jetës ekonomike, për shkak se eksploatimi i skllavëve, deri te i cili vinte me çmime shumë të ulëta, kishte më tepër përparësi sesa përdorimi i veglave dhe pajisjeve teknike për punë. Në atë mënyrë ka dështuar përpjekja e mendimit helenist për sendërtimin e kulturës së re dhe ndryshimin e shoqërisë. Kur ky popull udhëtues e pushtues, themelues i perandorisë tregtare shkatërroi sistemin feudal bujqësor, për shkencën realizoi progres të paçmuar, i cili u manifestua në qëllimet e dobishme shkencore, të cilat ia kanë ofruar shkencat. Zbulimet praktike dhe teorike të periudhës helene gjetën truall pjellor për ekzistimin personal në kulturën e re tregtare. Gjeografia ka qenë nevojë dhe domosdoshmëri jetësore, posaçërisht për ata që i kalonin shkretëtirat dhe detet. Ata kanë qenë të parët në botë të cilët themeluan opservatori: në Semerkand, Bagdad, Damask, Kairo, Kordovë etj. Al­Fazari qysh në vitin 770 përsëri e vuri në përdorim astrolabin të cilin Ptolemeu e kishte zbuluar. Në shekujt vijues në të janë bërë ndryshime të rëndësishme dhe përmirësime. Këtë vegël marinarët e kanë përdorur deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Kur Havarizmi e përktheu Ptolemeun rreth vitit 844, krijoi kuptim të ri harmonizimi të paraleleve dhe meridianeve. Gjeografët dhe astronomët arabë duke shkuar në vizitë vendeve të pushtuara me qëllim të mësimit dhe të organizimit të perandorisë dhe administratës së saj, me admirim pranuan se toka ka formën e topit. Teologët dhe dijetarët krishterë e mohonin këtë të vërtetë shkencore. Kjo shpjegon ndikimin e madh të astronomëve arabë në renesancën dhe periudhën e saj. Qysh në vitin 860 Ahmed El­Fargani ka shkruar veprën e tij të njohur mbi astronominë, e cila do t’i paraqesë Evropës burimin themelor të shkencës në shtatë shekujt e ardhshëm. Mësuesi i Evropës në gjeografi ka qenë Idrisi, i lindur në vitin 1100, mësoi në Kordovë dhe jetoi në oborrin e mbretit të Sicilisë Rogjerit në gjysmën e shekullit dymbëdhjetë. Shkrimet e tij vërtetojnë formën e topit të tokës. Kam pasur fat ta vizitoj Semerkandin dhe ta shoh opservatorin, të cilin e ka ngritur astronomi dhe matematikani i madh Uluk beg. Kjo opservatori në Uzbekistan, ndërtimi i së cilës është përtërirë në kohën tonë, shërben si argumenti më i mirë i kulturës madhështore arabe. Ky progres shkencor, i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë i lidhur ngushtë me përparimin teknik, për të cilin Mefer Novajt dhe Lorasier nuk kanë treguar në historitë e tyre detare, ia mundësoi arabëve superioritetin absolut në det. Ibni Halduni pohon se të krishterët nuk kanë qenë në gjendje pas kësaj të lëshojnë as dërrasën e thjeshtë në Detin Mesdhe. Në vitin 851 ka dalë vepra e shkrimtarit të panjohur, i cili e përshkruan udhëtimin në Kinë. Thotë se ka arritur deri të Kantona, ndoshta deri te Koreja ose Japonia. Kjo ka qenë 425 vjet para rrugës zbuluese të Marko Polos. Kur ka arritur Vasko de Gama deri te Melanda në bregdetin lindor të Afrikës, pas pesëqind vjetëve më 1498, marinari arab Ahmed Maxhizi, ia ka treguar rrugën deri në Indi. Ky marinar arab e ka shkruar studimin mbi udhëtimin detar në Oqeanin Indian, Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Detin Kinez, të cilën portugezët e morën si bazë në studimin e tyre të detarisë në kohën e detarit të shquar Henriut. Një halif ka qenë i pari që ka menduar për hapjen e kanalit të Suezit. Vetëm shkaqet strategjike e shtyn të heqë dorë nga ideja e madhe e tij. Është e njohur se shkencat astronomike arritën përparimin e madh të tyre tek arabët, sa që kleriku Xherber, i cili është bërë prapë në vitin 999 i njohur si Silvestëri II, ka thënë se është takuar me djallin kur u kthye në botën krishtere, pas studimeve të tij në Universitetin Islam në Kordovë. Nevojat tregtare dhe matematikore kanë bërë që arabët të kryejnë revolucion të vërtetë në matematikë, sikur që bënë Fenikasit më herët. Me zbulimin e numrave arabë dhe zeros, në të cilën bazohej sistemi dekadës çoi deri te revolucioni i dytë në shkencat matematikore pas Fenikasve. Evropa ka ardhur deri te këto zbulime shkencore vetëm përmes arabëve dhe atë vetëm në shekullin e dymbëdhjetë, përkatësisht plot dyqind e pesëdhjetë vjet pas zbulimit të tyre. Në algjebër mes vitit 835 dhe 844, Havarizmi përsëri erdhi deri te metodat e rregullit të ekuacionit të shkallës së dytë, të cilën grekët më herët e kanë njohur. Në shekullin e njëmbëdhjetë Ahmed Musa ka gjetur mënyrën gjeometrike dhe analitike të rregullimit të këtij llojit të ekuacionit. Këtë vepër të tij e ka përkthyer Xherard Kremoni në shekullin e dymbëdhjetë. Universitetet evropiane e kanë përdorur si vepër themelore e burimore vazhdimisht deri në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Në vitin 1229, Hasan Marakeshi ka përpiluar tabelat e para të llogaritjes dhe tabelat e harqeve të tangentës. Matematikani dhe poeti Omer Hajjam, që ka vdekur më 1125, arriti të zgjidhë problemin e ekuacionit të shkallës së tretë në të njëjtën mënyrë, të cilën arriti De karti pas plot pesë shekujsh. Në këtë mënyrë Hajjami vendosi themelet e gjeometrisë analitike. Kjo vepër e rëndësishme nga algjebra është përkthyer në frëngjisht në vitin 1857.

Në gjeometri Sabit Kurra ia ka shkuar problemeve të Euklidit, dhe në gjeometri nuk ishte Koperniku nuk ishte zbulues i Sekanteve por Ebu Vefa. Farabiu ka zbuluar llogaritmet në rastin e studimit të tij të notave muzikore. Ibni Sinaja, prapë i ka kushtuar kujdes të veçantë llogaritjes së ekuacionit të pafund. Një numër i madh i shprehjeve në kimi, si: alkaloid, alkool, alimpik, alik, sir etj., neve na e përkujton atë që arabët i dhanë Perëndimit. Përveç kësaj atyre iu takon merita e zbulimeve: a) Mënyra e destilimit, sublimimit, kristalizimit dhe koagulizimit; b) Prodhimet e reja siç janë putazimni, nishadra, thartësira azotike, dallimet mes thartirës dhe alkoolit etj. Nga koha e Harun Rashidit që vdiq më 808, arabët kanë prodhuar letrën, me të cilën i ofruan botës një ndër mjetet më të fuqishme për përhapjen e shkencës dhe kulturës. Arabët kanë zënë vendin e parë në mjekësi më tepër se pesëqind vjet, prej vitit 700­1200. Ibni Razi ka shkruar enciklopedinë e njohur të mjekësisë, të cilën e ka përkthyer Faragoti me urdhrin e Sharl Dangës I mbretit të Sicilisë. Ajo vetëm në Angli në mes vitit 1458­1866, ka përjetuar më tepër se dyzet botime. Në flakën dhe jehonën e renesancës është shtypur në Vjenë më 1520 dhe në Frankfurt më 1588. Në mesin e të arriturave të mëdha medicinale, për shkak të cilave Perëndimi edhe sot i ka borxh mjekësisë arabe është vaksinimi kundër variolës, të cilën e kanë njohur mjekët persianë, e të cilën arabët më tutje e zhvilluan dhe e përsosën. Kryenin shpimin e lëkurës, e pastaj bënin masazhe me virusin e variolës në vend të inkrustacionit të mukozës. Kështu që të parët e trasuan rrugën e vaksinimeve të ndryshme, të cilat i ka zbuluar Goneri në vitin 1797. Në farmaci, arabët kanë njohur një numër të madh të bimëve mjekësore. Me rëndësi është të përmendet se ata përdornin penecilinën dhe kërpudhat si melhem për shërimin e plagëve të gjalla. Kështu që kanë njohur përdorimin kundër efektit në mënyrë eksperimentale. Sa i përket okulistikës, ajo është vepër origjinale e arabëve. Njohuria e gjerë e natyralistëve në lëmin e optikës iu ka ndihmuar shumë okulistëve (mjekëve të syve) arabë. Mënyrat e tyre teknike kanë mbetur në përdorim deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë.

Akademitë arabe me bibliotekat e tyre, fakultetet, planet arsimore, sistemet dhe shkallët shkencore, studentëve të huaj të tubuar në shoqatat e tyre nacionale, iu kanë dhënë sisteme shembullore të arsimit, të cilat kishin kaluar në Evropën Islame, në San Remo, në Sicili, Kordovë në Spanjë, e pastaj në Evropën e krishterë, e cila i ka imituar dhe në mënyrë të ngjashme ka themeluar universitetet e saj të mëdha në Bolonjë, Paris, Monblej, Oxford etj.

3. Kontributi i arabëve artit

Arti gjithashtu ka përjetuar periudhën e tij të artë dhe lulëzim të madh, i cili për asgjë nuk mbeti prapa lulëzimit të shkencës. Megjithatë, u krijua tregimi naiv dhe kuptimi, i cili artin islam e kufizoi në vetëm art dekorativ, punë dore dhe zejtari. Koha është për të argumentuar se ky art kryesisht ka diçka tjetër. Ai është paraqitja mbi botën, dhe atë i përcakton qëllimet e saj, gjuhën dhe stilet. Përkundër ndryshueshmërisë së të shprehurit në këtë art, në për­ puthje me secilin vend që ai është paraqitur dhe formave të caktuara specifike të çdo treve, dallimeve të dukshme mes artit irakian e maroken, për shembull, megjithatë uniteti i thellë i frymëzimit qysh në vështrimin e parë tërheq vëmendjen e shikuesit. Ai paraqet shprehjen Islame të jetës dhe atë jo në aspektin negative, i cili ndalon fotografi­ min e njerëzve dhe gjallesave, por në aspektin e kundërt. Kurani në këtë pikëpamje skajshmërisht është i qartë dhe dominant. Në të qëndron: “O besimtar: alkooli, lojërat e fatit, idhujt dhe falli janë veprat e djallit, largohuni atyre nëse doni të shpëtoni”. Ky tekst kuranor nuk ndalon bartjen e fotografive me skulpturë ose pikturë, por ndalon marrjen për idhuj dhe shndërrimin e tyre në qenie të vërtetë me qëllim të konkurrimit Zotit dhe krijimit të Tij. Disa vende siç është Irani edhe sot e ruajnë traditën e tyre në pikturë. Gjithashtu është e njohur se në disa vende në kohën e Hulefai Rashidinëve janë krijuar vepra jashtëzakonisht të rëndësishme të pikturës dhe artit, të cilat paraqesin njeriun ose shtazën. Për këtë shkak ndalimi i pikturimit nuk mund të paraqesë veçoritë themelore të artit Islam. Inspirimi i këtij arti bën paraqitjen e botës jo si paraqitje reale e qenieve dhe gjërave, por edhe atëherë kur artisti e trajton njeriun ose shtazën ai nuk i trajton në individualitetin e tij subjektiv, vetëm si fotografi përkatësisht kopje. Në atë mënyrë arti arab dallon me dy karakteristika kryesore:

1) Islami nuk është kundër fotografive, por kundër idoleve;

2) Islami më tepër e cakton stilin e artit sesa objektin e tij.

Pranimi i patundshëm Islam i monoteizmit kategorikisht mohon çdo ndërmjetësim mes njeriut dhe Zotit. Madje edhe vetë i Dërguari i Zotit konsiderohet njeri sikur njerëzit tjerë, të cilëve ju ka ardhur me rregulla të caktuara të sjelljes dhe të rregullimit të jetës, duke i përgatitur për ditën e gjyqit të përgjithshëm. Për këtë arsye atij nuk i duhen pikturat sipas modelit të jetës së krishtit ose jetës së të shenjtëve sikur që është rasti me botën krishtere. Përkundër asaj çdo pikturë e botës mund të shmangë besimtarin nga lutja e sinqertë dhe kuptimi i vërtetë i njëshmërisë së Zotit, duke hedhur atë në rrjetin e idhujtarisë. Synimi për çlirimin nga fenomeni i botës materiale dhe orientimi i mendjes në njëshmërinë e pastër, kërkon nga njeriu të mos vështrojë tjetër përveç formës, e cila sajohet në mendje. Kjo në realitet është korniza matematiko­racionaliste, e cila është skajshmërisht harmonike e përputhshme dhe muzikale. Ky kuptim i ndarjes së hyjnores shpien deri te abstraksioni, i cili paraqet dallimin themelor të artit islam. Xhamia, ndërtesa e gurit, paraqet qendrën ku takohen të gjitha llojet e artit Islam. Për këtë arsye edhe konsiderohet se i tërë arti shpie në xhami e ajo shpie në lutjen (namaz). Dallimi i parë i artit Islam është funksionaliteti. Xhamia sipas konstruksionit të saj i përgjigjet funksionit të destinuar. Ajo dallon nga kisha krishtere dhe tempulli grek. Nuk shërben për strehimore të fotografive të Zotit, as dekorim të ceremoni­ ve fetare, sepse Islami ndalon edhe fotografitë edhe ceremonitë. Xhamia është sallë për adhurim dhe lutje. Për këtë arsye nuk ka formë të tempullit të caktuar për vendosjen e statujës së Zotit as formën e gjatë të kishës, por në përgjithësi anon kah gjerësia për të pasur sa më tepër vende për besimtarët të cilët radhiten pranë njëri­tjetrit në tepihun e adhurimit. Xhamia nuk është gjë tjetër përpos vend që cakton kahen në drejtim të Mekës dhe ka minaren për thirrje në adhurim. S’ka dyshim se xhamia, duke u nisur nga roli funksional themelor i saj, përbën pikën fillestare të artit islam, kështu që në vete përmban elemente të shumta lokale, si p.sh. xhamia iraniane është e zbukuruar me plot kube të fryra dhe me dekorime të pasura të punuara nga argjila. Xhamia turke, prapë mbërthen artin e arkitekturës bizantine në tendencën islame të adhurimit të Zotit, kurse xhamitë në Egjipt dallojnë me kube të larta dhe minare me sherefe. Mirëpo fryma e njëjtë, faktikisht në të gjitha është përfaqësuar. Ajo, në realitet qeveris me këtë ndryshueshmëri të pasur ngase njëshmëria e funksionit fetar dhe lidhja e ndërtesës me këtë funksion është tërësisht e qartë. Dallimi i dytë i artit islam është abstraksioni. Ky dallim është për­ caktuar përmes botëkuptimit islam të botës, njeriut dhe Zotit. Për këtë arsye detyra e artit në Islam nuk është bartja e të dukshmes, por tregimi i të padukshmes ose i shpjegimit të vështirë të sistemit hyjnor të kozmosit, shoqërisë dhe të ligjeve të rrepta, të cilat mbretërojnë në të gjitha këto. Gjuha më e afërt e këtij lloji të shprehurit janë ligjet matematikore të gjeometrisë, dhe rregullat muzikore të melodisë dhe rit­ mit. Nisur nga ky aspekt arti i ndërtimtarisë zë vendin e parë në artin Islam, jo për atë se ai është më i afërti i lutjes duke pasur parasysh qëllimin, por pikërisht për shkak se ai sipas natyrës së tij dhe muzikalitetit nuk është drejtpërsëdrejti pikturë. Në të gjitha periudhat e lulëzimit të këtij arti, prej Emevijve në Damask deri me sundimin e osmanlinj­ ve, madhërimi i Allahut e gjeti jehonën e vet në mermer, në tjegulla etj… me përdorimin e të gjitha elementeve funksionale për qëllime dekorative. Vijat e harqeve bëheshin gjithnjë më të komplikuara, kryhej kalimi nga melodia e thjeshtë, e trajtës së plotë të harkut drejt gjithë simfonitë me studimore, siç është harku i thyer, dhe harku i cili merr formën e majës së shigjetës së zbukuruar, rrjetën e harqeve sinonime dhe të thurura derisa të mos kalojë në lavdërimin mahnitës, të cilin na e vërteton në mënyrë simbolike xhamia Sylejmanie në Istamboll, Tullmish dhe Hamra në Granadë dhe Tulun në Kajro.

Kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me elementet tjera të arkitekturës, p.sh., mihrabi nuk është më thjesht i mbuluar. Në xhaminë e njohur të Tumishevës janë zhvilluar vrimat e njohur spanjolle­marokene, të cilat janë përbërë nga rreshtat e plotë të anëve të dekoruara me gurë. Këtë mund të shohim gjithashtu te dekorimi i anëve të dyerve të xhamisë, qemerëve, shtyllave mbi të cilat lartësohen kubet dhe qoshet. Këtu shprehet tendenca e vazhdueshme për vërtetimin e formës, hapësirës dhe dekorimit të gdhendur e të shprehur në materialin ndërtimor. Tendenca kah muzikaliteti potencial në artin arkitektonik, përkatësisht kah muzika e zhvilluar dhe objektivizuar, në të cilën sipas fjalëve të Hegelit në artin Islam nuk mohohet ndjenja e thellë ndaj natyrës, e cila nuk shfaqet vetëm në shikimin e natyrës të paraqitur në pëlhurë siç është rasti në Evropë, por edhe ndërtesa e shpreh dhe paraqet vetvetiu. Kjo arrihet me përputhjen e ndërtimeve në ambientin që i rrethon. Arkitektët e Spanjës dhe të Marokut, posaçërisht kanë arritur për të realizuar harmoninë mes shpateve e kodrave dhe vijave të ndërtimeve, me ndjenjën e tyre delikate të rreptë dhe artistike dhe me përdorimin e blloqeve të mëdha. Në oborre gjenden basenet, kurse qëndisjet e shtojnë pamjen dhe elegancën e vijave, fontanat e ujit dallohen me vijat elegante të shtyllave dhe me harmoninë e harqeve të qemerëve.

***

Dallimi i tretë i artit Islam është uniteti mes elementit fetar dhe të kësaj bote, adekuat ideologjisë, e cila e ka frymëzuar. Prandaj, janë gjetur forma të ndryshme të marrëdhënieve me botën si forma të shprehjes përmes të cilave pasqyrohet përkushtimi i plotë i principeve islame në fushën e artit. Arti i Emevive, në Damask për shembull, shpreh idenë e superioritetit botëror të perandorisë arabe. Mbi shprehjen e kësaj perandorie për të vërtetën hyjnore të manifestuar në këtë botë, më së miri dëshmon mozaiku madhështor i kubës as­sahra në Kuds (Jerusalem), e cila është ndërtuar gjatë kohës së halifit Malik bin Mervan në vitini 691 e.r. Ky halif i Emevive, triumfues dhe trashëgues i dy perandorive e qet në shesh se tërë bota ka hyrë në “shtëpinë Islame”, e cila sistemin sundues e trupëzon në personalitetin e vet. Kjo tërësisht manifestohet përmes paraqitjes së drunjve, frutave, lulishteve dhe fushave të gjelbra, të cilat posaçërisht takohen bashkë me të gjitha simbolet tjera në Iran. Në Bagdad, në periudhën abasite dialogu i paraqitur më tepër shpreh ligjet e botës dhe ritmet e tyre më të fuqishëm se vet simbolet. Kjo dëshirë realizohet me tregim. Madje edhe atëherë kur paraqiten personalitetet në pikturë, teshat ose lëvizjet e këngëtareve, nuk pretendohet me atë të krijohet qëndrim i ngjashëm me sendet dhe me dukuritë reale, por pretendohet në njësimin e shprehur etnik dhe dekorativ, i cili lëviz para të gjithë kufijve kohor. Përkundër tërë kësaj njëra ndër dallimet themelore të pikturës arabe është pajisja e veprave shkencore me piktura (fotografi) siç dëshmon vepra: “Barishtet dhe bimët”, botuar në vitin 1119, në Irak. Rasti i njëjtë është me figurat e shtazëve në veprën: “Teknika e veterinarisë”, e botuar në vitin 1210, në Bagdad. Gjithashtu këtë e vërteton dhe studimi mbi: “Yjet e palëvizshëm”, i Ibni Sufisë nga viti 1224, i cili i gruponte yjet sipas vijave personale dhe i lidhte me interesimin dhe zbulimin shkencor të rrjedhës së për­ ditshme të jetës. Me një fjalë, ky është art, i cili është karakteristikë për shoqërinë tregtare në shekullin e tetë, që varej nga përparimi i shkencave, të cilat e përcaktonin përparimin e ekonomisë dhe në mënyrë tendencioze e lidhte me jetën e përditshme të njeriut. Ky art i zhvilluar në të gjithë lëmenjtë e jetës do të mbetet gjithnjë besnik burimit të tij themelor dhe frymëzimit të përhershëm. Ai para­ qitet në format e veta më të pastra në dekorimet e ngjyrosura të Kur’anit. Ky burim i frymëzimit paraqitet në elementet e vazhdueshme teknike, të cilat rregullisht e përcjellin artin islam. Nëse është e vërtetë se ndikimi i artit bizantin dhe sasanadik kanë lënë vulat e tyre në fillimet e para të artit islam, atëherë është gjithashtu aq e vërtetë se ai shumë shpejt është pavarësuar dhe ka gjetur burimin dhe origjinalitetin personal. Dallimet themelore të këtij arti janë të perfektuara me mënyrën e nënshtrimit të elementeve dekorative kërkesave të skeleteve të arkitekturës, të cilat vendosin për renditjen e tyre sipas vijave, sipërfaqeve, ose reaksionit të elementeve specifike për arkitekturë… Nga këtu në realitet edhe del domosdoshmëria e ekzistimit të dekorimit për të qenë zbukurimi në përputhje me vijat themelore të ndërtimit, ku në mënyrë fenomenale bëhet shmangia e zbrazëtive, të cilat pakëz mund ta rrënojnë përputhshmërinë dhe ritmin. Momenti i dytë i rëndësishëm, i cili del nga preokupimi gjeometrik i artit islam është caktimi i formës së begatshme duke mos marrë parasysh se a qëndron apo jo pas drunjve të paraqitura dhe figurave të bimëve të degëzuara. Çka mund të thotë, se preferon mënyrën e introspeksionit të të shprehurit ose unitetit gjeometrik, i cili në këtë mënyrë duket përputhshmërisht: lidhur për dekorimin bimor. Në atë mënyrë fuqia e formësimit abstrakt u bë modeli më i bukur i këtij arti, plotësisht i vërejtur për secilin që përcjell zhvillimin e artit modern dhe format e tij të trajtimit dhe shprehjes. Përbërja teknike e elementeve në artin islam në asnjë mënyrë nuk bën të na mashtrojë në rrugën e shikimit të vlerave reale të tij. Mbështetja vetëm në anën fenomenal të formave tregtare, siç e bëjnë këtë shumëkush, paraqet gabimin e pafalshëm, i cili shpie te devijimi dhe bindja se kemi kontakt të vetëm me tipin dekorativ të artit. Vetëm me numërimin e thjeshtë të temave themelore dekorative, do të na bindë se para së gjithash ka të bëjë me shprehjen e të menduarit ndaj botës dhe kuptimin e saj filozofik. Me lënien pas dore të atij elementi, neve na shpie deri te moskuptimi i lulëzimit të fuqishëm të këtij arti. Në fillim të ekspozesë kam përmendur se arti islam nuk pretendon në bartjen e thjeshtë të fenomeneve të botës, por dëshiron të vërtetojë se natyra e ligjeve matematikore dhe muzikore sundojnë me to… Dekorimi i bimëve, i cili u paraqit në shekujt e parë të artit islam, mori për dekor kaktusin nga arti grek, fletët e kalaveshit të rrushit, trëndafilat, bredhat, këto bimë ndryshojnë dhe kalojnë në forma të simboleve për përdorimin e ndryshëm estetik. Rast i njëjtë është edhe me palët e fletëve të hurmës. Të gjitha dekorimet i nënshtrohen ritmit të përbashkët ose të gjithëmbarshëm, pastaj përdridhen dhe thjeshtësohen ngjashëm me vibracionin e degëve, të cilat i lidhin pjesët dekorative me tërësinë e përgjithshme arkitektonike dhe me funksionin e saj që prodhon dinamikë dhe lëvizje. Gdhendja arabe është shprehje e drejtë për perceptim të tillë. E. Kuhnel, e definon atë në mënyrë si vijon: “Ajo është formë personale dhe e pastër islame. Shërben për ndryshimin e dekorimeve të bimëve të përbëra nga fletët e ndara, të thurura me lule të cilat janë të lëvizshme në mënyrë ritmike. Gdhendja arabe njëkohësisht shpreh ndjenjën muzikore ndaj natyrës dhe ndjenjën racionale ndaj gjeometrisë. Ajo është si në abstraksion ashtu në pozicion. Të dy ndjenjat janë painte themelorë të artit islam dhe perceptimit të tij filozofik të siste­ mit të ndërlikuar kozmik. Cilësitë më të bukura të këtij arti janë krijimi i ekuilibrit mes dekorimit të begatshëm bimor Andulizian dhe varfërisë së vijave të pastër të gjera të artit Muvehhid në kohën e halifit Abdul­Mu’min, kah gjysma e shekullit XII. Arti Islam i kësaj periudhe arriti kulmin e bukurisë estetike dhe vlerës së tij. Shkrimi arab ofron edhe mundësinë tjetër, bashkimin e tendencave të ndryshme dekorative. Shkrimi kufik, i cili dallon me thjeshtësinë gjeometrike me vizatimet e veta dhe tendencën e drejtë të vijave themelore, jep numër më të madh të përmbajtjeve dekorative, lejon lidhjen e njësive gjeometrike me të bimëve, qoftë me njësimin me shkronja ose shpërndarjen krahas tyre, ose me zbukurimin e vijave me shtojcat e bimëve. Këtu misioni i të dërguarit të Zotit dhe fjala e shkruar e Tij, bëhen dekorimi i drejtpërdrejtë, i cili na e përkujton se është gabim fatal të flitet mbi këtë art si shprehje të vetme të dekori­ mit duke mos llogaritur mbi qëllimin e tij origjinal dhe frymën buri­ more. Nëse kalojmë në artin e praktikuar, dekorimin e mobileve, bakrit, dhe pëlhurave, atëherë këtë dekorim të posaçëm më tepër i përgjigjet që ta lidhim me sendet e thjeshta josakramentale dhe me qëllimin e skajshëm të zbukurimit. Aty shprehet përputhshmëria e plotë me ndërtesën, bllokun e saj dhe mjedisin. Stili dekorativ i gdhendjes së karrigeve paraqet dekorimin e mindereve. Gjithashtu këtë e vërtetojnë edhe skalitja e pjatave të bakrit dhe pëlhurat, të cilat përmbajnë vizatime të ngjyrosura në fletët e Kur’anit dhe në mihrabe. Në këtë mënyrë gjithnjë e më tepër vërtetohet ajo që kemi thënë më parë se ky art shpie në xhami, e ajo në lutje (namaz). Është shumë me rëndësi të përmendet se kontributi i artit islam artit evropian nuk mund kurrsesi të kufizohet vetëm në ndikimin e tij në trajtë dhe formë. Nëse mjaftojmë vetëm me dy shembuj e ata janë, ndikimi i artit islam në artin romak dhe ndikimin e tij në pikturën bashkëkohore atëherë me siguri do të gabonim, nëse do të mjaftonim vetëm me numërimin e trajtave dhe formave të marra prej tij. Aty është për shembull druri i jetës, si model klasik, në kurorën e shtyllave të manastirit të Mousë, skalitjet në formë të degë­ ve me fletë, në San Remo në Tuluz, skajet e shkrimit të dyshimtë kufik në kornizën e kishës në Notrdam, ose modeli i dekorimit në miniaturë i kishës se Klastenbergut në Austri dhe vizatimi i pikturave, të cilat i zbukurojnë kurorat e shtyllave të kishave romake, të cilat bartin format e pastra të marra nga pëlhurat e lindjes. Megjithatë, tërë kjo nuk paraqet asgjë tjetër pos anën e jashtme të gjërave. Ajo që është e saktë dhe e vërtetë për njësit dekorative, është e saktë dhe e vërtetë edhe për arkitekturën. Mirëpo, ekziston diç që është larg më thellë dhe më origjinale se ajo, ngase derivacionet shpejt përfundojnë, për shkak se disa anë të mungesave të botës janë tejet të dukshme në një nga periudhat e zhvillimit të kulturave dhe civilizimeve. Këtë e ka konkluduar edhe Emil Mal, qartë në krahasim me peri­ udhën romake duke thënë: “Pjesa e vjetër e historisë klasike redukto­ het në një pjesë tërësisht të vogël e të varfër të dekorimit të shtazëve dhe llojeve të egërsirave, të cilat janë të dashura te artistët e shekullit dymbëdhjetë. Lindja iu ka ofruar gati të gjitha… Fundi i botës së vjetër dallon me fitoren e Lindjes. Përsëri u ngjallën arti dekorativ i keltë­ ve, asirianëve, fenikasve dhe persianëve. Këtu mbisundon imagjinata dhe bëhej rekonstruksioni i botës, e cila duhej të jetonte në përputhje me dëshirën e saj. Ky prodhim i ri paralel me natyrën është i madh. Figurat e shtazëve, bartin në vete të gjitha karakteristikat janë prodhim i pastër i Lindjes. Ai ka formuluar qeniet e gjalla në shpirtrat e bukur arabë, që është e mundshme të formulohet dhe orientohet në përputhje me dëshirat tona. Ky art lidh kurorën e shtyllave të shekullit dymbëdhjetë me dekorimin fenomenal arab. Lindja formoi dekorator­ ët e asaj kohe te ne… Arti lindor është në përputhje të plotë me fillimin e kohës së mesme, kur ëndrrat kanë qenë ende të fuqishme, dhe kur njeriu ende nuk ishte bashkuar me natyrën. Artisti romak nuk ka hasur në kurrfarë pengesash për të përvetësuar këtë lloj arti dhe njëkohësisht për të qenë origjinal në qëndrimet e veta.

Ideja e “prodhimit paralel me natyrën”, e cila shërben si frymëzim i çdo artisti bashkëkohor në Evropë, tregon tërheqjen dhe ndikimin të cilin arti islam e ka sot në pikturën tonë. Shembull të madh në këtë pikëpamje jep Matjusi. Ai menjëherë pas udhëtimit në Marok dhe vizitës së ekspozitës së artit islam në Minhen në vitin 1911­1912 ka shkruar: “Gjithmonë frymëzimi më ka ardhur nga Lindja. Në Minhen kam gjetur vërtetimin e ri të hulumtimeve të mia. Figurat e vogla persiane më kanë shpjeguar fuqinë e ndjenjave të mia. Shtojcat e këtij arti tregojnë për hapësirën më të madhe dhe hapësirën e formës së vërtetë. Ajo më ka mundësuar për t’u liruar nga piktura intraspektore. Njeriu shumë më shpejt përparon kur tradita ia vërteton mendimet e tij. Kjo i ndihmon për ta kapërcyer greminën”. Matjusi nuk ka zbuluar në artin islam vetëm stilet teknike, mënyrën e krijimit të hapësirës, pa heq dorë prej saj principin e transmisionit dekorativ, ndarjen e elementeve dekorative në shumë vija të bashka­ ngjitura të luleve dhe trëndafilave, tendenca ndaj formave gjeometrike dhe fasadës, e cila dallon me thurjen e dekorimeve të bimëve etj., por çka është më e rëndësishmja prej të gjithave siç shprehet Emil Mal, është “prodhimi” paralel me natyrën”, i cili shpreh natyrën e thellësisë së artit dhe funksionet e tij, të cilat e tejkalojnë bartjen e fenomeneve ose thjesht ekspozimin e kopjimit apo imitimit. Kjo përvojë artistike e artit islam ka arritur kulminacionin e vet para gjysmë shekullit në pikturën abstrakte. Piktori Paul Keli, i cili nën ndikimin e madh të artit islam, mendon se ka luftuar gjatë në rrugën për ta bërë “të padukshmen të dukshme”. Ai nuk shpreh fenomene të realitetit, por ritmin e tij të vërtetë dhe ligjshmërinë. Kemi parë se si disa artistë të cilët madje as që i takojnë Islamit siç ka qenë rasti me skulptorët romakë në shekullin e dymbëdhjetë madje me ata të cilët nuk interesohen për fe, në përgjithësi, kanë zbuluar në artinIslam, fuqishëm të lidhur me fe, jo vetëm shumëllojshmërinë e stileve të artit, por edhe ekzistimin e “qenësisë humane”.

4. Kontributi i arabëve shkencave humane

Kontributi i kulturës arabe shkencave natyrore dhe artit, kërkon që të shikojmë edhe kontributin e tyre në fushën e shkencave humane.

Idetë, të cilat u zhvilluan në qendrat tregtare arabe i tejkaluan kornizat feudale dhe u bënë paraprijëse të renesancës dhe të shekullit tetëmbëdhjetë në Francë. Sa i përket studimit të shoqërisë dhe zhvillimit të saj, pa dyshim personalitetin më të shquar dhe më progresiv paraqet Ibni Halduni (1332­1406), luftëtar, jurist dhe filozof, i cili me gjenialitetin universal të tij është i barabartë me gjigantët e renesancës. Ibni Halduni ka qenë pronar i madh, diplomat dhe epror ushtarak. Ka qenë dëshmitar i ngjarjeve të rëndësishme politike, në të cilat shpesh edhe vetë ka marrë pjesë në cilësinë e udhëheqësit dhe njeriut me përgjegjësi. Përvoja e tij zbulohet qartë atëherë, kur bënë analizën e mekanizmave të brendshëm të shoqërisë dhe zhvillimit të saj. Ai e admiron luftëtarin më

të ashpër Timerlenkun, i cili i lejoi që me shokët e tij ta lëshojë Damaskun në vitin 1400. Kur njeriu i Perëndimit lexon “Mukaddimen” e Ibni Haldunit, ai para vete sheh qysh në shekullin katërmbëdhjetë Dekartin e Monteskeun, që janë parakaluar plot tre shekuj. E kur imponueshëm shtron problemet shkencore vijuese:

­ Si ka filluar shteti

­ Çka është baza e dinastive sunduese

­ Si krijohen dinastitë sunduese?

Ai ngrihet në nivel të shikimit kuptimor dhe vendosmërisë, të cilën Makijaveli në shekullin e gjashtëmbëdhjetë nuk ka qenë në gjendje ta mposhtë në veprën e tij të njohur “Princi”, pastaj kur shtron ligje shkencore të historisë dhe sociologjisë na e përkujton në “Frymën e ligjit” të Monteskeut. Ai për shembull parashtron definicionin e historisë kritike, atëherë kur Evropa ka njohur vetëm regjistruesit e ngjarjeve. Ibni Halduni për historinë pohon: “Shkenca e historisë është shumë e rëndësishme, e dobishme dhe e ndershme. Ajo kërkon njohjen e shkencave të shumënumërta dhe të shumëllojshme, largpamësi dhe pavarësi, të cilat atij që i posedon i zbulojnë, të vërtetën dhe e mbrojnë prej gabimeve dhe dështimeve. Mandej vazhdon: “Shkenca e historisë sipas esencës së saj është shikim, studim dhe argumentim të qenieve. Ajo është me principe rigoroze, shkencë, e cila mëson se si kanë ndodhur ngjarjet dhe analizon shkaqet e tyre. Për atë shkak për­ bën themelin e çdo urtësie dhe aq është e rëndësishme sa që duhet të numërohet ndër shkencat e saj”. Dallimi kryesor “Mukaddimes” na detyron të kujtojmë veprën e Dekartit “Disertacioni mbi metodën” ngase edhe në të vjen principi i sintezës pas kryerjes së analizës historike. Në kohën kur historia në Evropë ka qenë thjesht me karakter tregimor dhe deskriptiv, Ibni Halduni krijoi historinë, e cila zbulon shkaqet e ngjarjeve. Ai në mënyrë kategorike vërteton: “Unë i marrë shkaqet e përgjithshme për studimin e fakteve një nga një. Vetëm atëherë mund ta kuptojë historinë e shoqërisë njerëzore në kuptimin e drejtë. Unë hulumtoj shkaqet dhe burimet e ndodhive politike” Ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se është në rrugën e formimit të shkencës së re. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e tij: “Çështjet të cilat do t’i studiojmë këtu paraqesin shkencë të re, e cila do të dallojë me pikëpamje origjinale dhe dobinë e madhe. Atë e kemi zbuluar falë hulumtimeve tona të gjata dhe të të menduarit të thellë. Studimi i asaj q&

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit