Amerika Latine, e cila shtrihet në një sipëriaqe prej 21 milionë kilometrash katrorë dhe ka një popullsi prej rreth 600 milionë banorë, është kontinenti, në të cilin historia islame përishihet në disa periudha historike.
Disa periudha janë të qarta dhe të dokumentuara, kurse disa janë të paqarta dhe të pasigurta. Ajo ka ndodhur përmes dy zhvendosjeve, njëra është e vjetër me zhvendosjen e afrikanëve nga Andaluzia, kurse tjera është bashkëkohore që ka ndodhur nga Shami gjatë halifatit osman në fund të shekullit të 19-të.
Republika e Surinamit bën pjesë në kuadër të shteteve të Amerikës Latine, për të cilën një shumicë nuk dinë. Ajo është anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Islamik që nga viti 1996. Ky shtet ndodhet në Veri të kontinentit. Nga Lindja kufizohet me ‘Guinenë Franceze’, në Jug me Brazilin dhe në Veri me Oqeanin Atlantik.
Surinami konsiderohet ndër shtetet më të vogla sovrane, sipërfaqja e tij nuk i tejkalon 165 mijë kilometra katrorë, ndërsa ka një popullsi prej 470 mijë banorëve, me gjuhë, raca dhe fe të ndryshme; (27% hindusë, 20% të krishterë katolikë, 19% të krishterë protestantë, 20% myslimanë … dhe pjesa tjetër nga pasuesit e fesë konfuçioniste dhe doktrinave të tjera). Shumica e popullsisë Suriname jeton në vetëm 20% të tokës saj, në afërsi të bregdetit të Atlantikut, ndërsa rreth 80% të sipërfaqes së saj përbëhet nga pyjet tropikale. Më shumë se 60% e popullsisë Suriname e flasin gjuhën holandeze, pasiqë ajo ka qenë koloni e vjetër holandeze.
Skllevër, arabë dhe të famshëm
Studiuesja e njohur spanjolle Isabel Ferris Dotoledo, në librin e saj, ‘Nga Afrika deri në Amerikë’, provon me argumente të dokumentuara, se themeluesi i shtetit ‘El-Murabitin’ Abdullah bin Jasin, e ka kaluar Oqeanin Atlantik dhe ka mbërritur në Veri të Brazilit dhe Guinesë, ku e ka përhapur Islamin me pasuesit e tij. Kjo është dëshmi e ardhjes së Islamit në Amerikën Latine në atë periudhë dhe dëshmi se Islami aty ishte edhe para se ta zbulonte Kolombo, i cili personalisht e ka pranuar se myslimanët kishin qenë aty të pranishëm, se gjuha e tyre është arabishtja dhe se ata falen në drejtim të kiblesë. Gjithashtu, këtë e dëshmon edhe gjetja e xhamive të lashta në Brazilin Verior, saktësisht në qytetin ‘Bahia’, edhe pse kjo periudhë karakterizohet nga paqartësi dhe mungesë të informacioneve.
Aq shumë kanë kontribuar migrimet bashkëkohore, sidomos nga Siria, Libani dhe Palestina, në integrimin dhe asimilimin e komuniteteve latine, sa që prej tyre kanë dalë udhëheqës të njohur me origjinë arabe, si siriani ‘Carlos Menem’ ish-presidenti i Argjentinës, dhe libanezi ‘Abdald Bucaram’, ishpresidenti i Ekuadorit.
Në Surinam, shkrim-lexim dinë 95% e popullsisë së përgjithshme, kurse analfabetizmi i të rriturve nuk kalon 5%. Në Surinam ka shumëllojshmëri etnike dhe gjuhësore, ku struktura nJerezore përbëhet nga 46% Creol, të cilët janë popullsi indigjene vendore, 34% janë me origjinë indiane aziatike, 2% indianë të kuq, 2% kinezë dhe 2% janë evropianë, duke shtuar edhe një pakicë nga vendet arabe, veçanërisht nga Libani.
Surinami e ka fituar pavarësinë nga Holanda në vitin 1975, andaj mund të vërejmë se një numër i madh i lojtarëve të ekipit kombëtar holandez të futbollit kanë origjinë nga Surinami si: Frank Rijkaard, Ruud Gullit, Edgar Davids, Patrick Kluivert dhe Clarence Seedorf.
Edhe pse gjuha zyrtare e Surinamit është holandeze, çdo grup mysliman shpesh e përdor gjuhën e tij amtare. Kështu, Indonezianët, që punojnë në kultivimin e orizit i qëndrojnë besnikë gjuhës dhe zakoneve të tyre, ndërsa grupi indian e përdorin gjuhën e tyre Urdu. Ata punojnë në tregti dhe banojnë në qytetet kryesore të Surinamit, ndërsa afrikanët, të cilët punojnë në miniera, në të shumtën e rasteve e flasin gjuhën e tyre.
Islami sipas menyres se Surinamit
surinami ishte ndër qelizat e para të myslimanëve në Amerikën Latine. Në kohën e kolonializmit holandez u sollën skllevër për të punuar në kallam sheqeri, kafe, çaj, në çeljen e puseve dhe hapjen e plantacioneve. Me këta skllevër filloi përhapja e Islamit në Surinam, sidomos pasi që shumica e tyre ishin hafëz të Kuranit, por kolonializmi holandez i persekutoi dhe i shtypi. Për këtë arsye ata u ngritën në revoltë, të udhëhequr nga një mysliman zezak dhe u drejtuan kah një pyll i fortifikuar, ku vazhduan përleshjet ndërmjet tyre, derisa e fituan pavarësinë në vitin 1863, duke u bërë të njohur me emrin ‘zezakët e pyjeve [ioka’.
Myslimanët e parë të Surinamit ishin të përkushtuar ndaj veshjes islame dhe zakoneve islame, duke përfshirë largimin nga alkooli dhe mosngrënien e mishit të derrit. Duke i shtuar punëtorët indianë dhe afrikanë, emigrantët sirianë, libaneië dhe indonezianë kontribuuan në përhapjen e Islamit në Surinam, kur ata emigruan për të punuar atje në shekullin e 19-të.
Disa referenca tregojnë se përqindja e Islamit në Surinam aktualisht arrin deri në 35%, ndërsa ka edhe burime të tjera që thonë se përqindja e tyre nuk kalon 20%, por, megjithatë Republika e Surinamit është ndër shtetet e Amerikës Latine, me përqindje më të madhe të popullsisë myslimane, sepse numri i tyre arrin në rreth 110 mijë myslimanë, prej të cilëve 75 mijë janë indonezianë, 30 mijë indianë dhe pakistanezë, si dhe disa mijëra janë afrikanë dhe Surinamezë, të cilët kanë hyrë në fenë islame kohëve të fundit.
Mirëpo, edhe pse pasuesit e Islamit në Surinam janë më të shumtë me numër në Amerikën e Jugut, ata janë bashkësi të shpërndara dhe nuk përbëjnë komunitet të mirëfilltë, pastaj komunitetet edhe janë në konflikt të përhershëm mes veti dhe nuk ka marrëdhënie bashkëpunimi mes tyre. Secili grup pretendon se ka të drejtë, duke i akuzuar të tjerët se ata janë gabim. Çdo grup i emigrantëve ka institucionet e pavarura islame, shoqata fetare indiane, dhe të tjera pakistaneze, arabe, afrikane, suriname. Kjo reflektohet negativisht tek Islami në Surinam, sepse këto praktika pengojnë formimin e komunitetit të myslimanëve, dhe, nëse nuk do të ishin këto dallime, Islami do të bëhej feja e shumicës në Surinam.
Numri i xhamive në Surinam e tejkalon numrin 150, por ato nuk e luajnë rolin e tyre në përhapjen e Islamit për shkak të dallimeve në mes të sekteve dhe bashkësive, të cilat nganjëherë eskalojnë edhe me konflikte dhe luftime.
Disa referenca thonë se kërcënimi më serioz për komunitetin mysliman në Surinam është aktiviteti i kadijanive, numri i të cilëve arrin në 6.000, të cilët u bënë pengesë për bashkimin e myslimanëve, me rastin e formimit të Shoqatës Islame të Surinamit, në vitin 1367 hixhrij. Kjo shoqatë kishte për qëllim eliminimin e intolerancës fetare midis hanefive dhe shafive. Mirëpo kadijanitë u infiltruan në këtë shoqatë dhe filluan të përhapin intriga dhe konspiracione, gjë që çoi në dështimin e shoqatës dhe, bashkë me të dështoi edhe projekti i unitetit, i cili paraqet problemin më të madh, me të cilin po përballen myslimanët në atë vend të largët.
Ajo që e errëson edhe më tepër pamjen, është prania e një grupi të madh të myslimanëve në ‘Surinam’, të cilët i janë bashkuar shoqatës së quajtur ‘el-magribijin perëndimorët’, të cilët falen në drejtim të Perëndimit, për shkak se kur ishin në Indonezi, ata faleshin në drejtim të Perëndimit! Ata kanë edhe shumë xhami të ndërtuara mbi këtë bazë .. !
Edhe aspekti gjuhësor është një problem themelor për (mos) bashkimin e komunitetit mysliman dhe unifikimin e ndjenjave dhe mendimeve të tyre, dhe, po mos të ishte ky problem, Islami do të bëhej feja e shumicës në Surinam, sidomos pasiqë myslimanët kanë një qendër të madhe dhe gravitet të qartë në jetën publike në të gjitha sferat e saj.
Vëzhguesit e gjendjes së këtij vendi të vogël, konsiderojnë se për shkak të këtyre dhe arsyeve të tjera, pakica myslimane në Surinam, ka nevojë për imamë, mësues dhe predikues, për ta aktivizuar thirrjen islame atje, pasiqë kushtet janë të mira dhe të volitshme.
Surinami e ka njohur Islamin qysh prej shekullit të 5-të hixhrij, kur emigruan atje grupe myslimane nga Afrika Perëndimore. Ata u vendosën në këtë vend dhe themeluan shumë xhami të vogla, të cilat i ndërtuan sipas stilit të thjeshtë të arkitekturës, i cili ishte i përhapur në Gadishullin Arabik gjatë shekujve të parë të islamit. Arkeologët atje kanë gjetur një xhami të thjeshtë, në formë katrore, në mes të qytetit “Brama – Ribo”, kryeqyteti i tanishëm, ndërtimi i së cilit daton nga shekulli i 6-të hixhrij.
Përkthim nga arabishtja: Miftar Ajdini
DituriaIslame 350