1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hoxhallarët rusë

Më të lexuarat

Këto ditë u soll përsëri në mendjet e kosovarëve një pretendim se, në të kaluarën, ka pasur hoxhallarë rusë që kanë thirrë për mosshkollimin e popullit.
Diskutimi im përfshinë dy aspekte: vërtetësinë e pretendimit dhe qëndrimin përballë tij, nëse themi se është i vërtetë.
Aspekti i parë:
1. Ky pretendim është i njohur edhe më herët, dhe duket (përderisa nuk vërtetohet e kundërta) se është pjellë e komunistëve shpirtsllavë, dhe të cilin e bartin edhe “bijtë” e tyre ideologjik, e me të cilin shërbehen edhe islamofobët antikombëtarë.
2. Provokuesi i këtij debati, dhe të tjerët para tij, asnjëherë nuk kanë mundur ta vërtetojnë këtë gjë. Çdoherë thuhet se mua më ka thënë filani, e atij fisteku, e atij i treti apo i katërti që tanimë kanë vdekur, prandaj s’mund të vërtetohet.
3. Ka kaluar koha kur pseudo intelektualët kanë mundur ta lëshojnë fjalën, e ajo të pranohet patjetër. Thënë më thjeshtë, ka kaluar koha kur mund të lëshhohet fjala, siç thotë populli “si lopa …”,e askush mos të reagojë.
4. Prandaj, një hoxhë i nderuar e ka sfiduar publikisht provokuesin në fjalë që të tregojë vetëm një emër të përveçëm të një hoxhe të tillë rus. Reagimi i deri tanishëm i provokuesit ishte se ka raste të tilla mjaft, por duhen kërkuar në google. Paramendoni se çfarë niveli i besueshmërisë shkencore do të ishte sikur në një punim shkencor të gjenit ndonjë të dhënë të rëndësishme, e referencë e të cilës do të ishte “hulumto në google”.
5. Ndodh që, herë pas here, Islami, si fe e shumicës absolute të popullit tonë, të sulmohet nga disa pseudo intelektualë, e ndonjëherë ndodh të jenë edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Kosovës. Pra kemi raste konkrete të njerëzve që punojnë, me apo pa vetëdije, për interesa të kujtdo përveç popullit të tyre, mirëpo ne nuk themi se Akademia e Shkencave e Kosovës ka në gjirin e tyre akademikë rusë.
Aspekti i dytë:
1. Sikur të vërtetohej një gjë e tillë, do te ishin raste tepër të rralla, e jo te thuhet se “ka pasur hoxhallarë rusë”, sepse kjo nënkupton që ka pasur shumë të tillë, e që assesi s’është e vërtetë.
2. Nëse gjindet ndonjë i tillë, të cilin do ta kishin infiltruar shërbimet ruse, atij do t’i thuhej “agjent rus i maskuar me petkun e hoxhës”, e jo hoxhë rus. Ju lutem mos luani me terminologji. Nëse një shërbim i caktuar e infiltron një agjent të tyre në ndonjë spital duke u hequr si mjek, ai është agjent i veshur si mjek, e jo mjek shpiun, dmth luftohet keqperdorimi tyre i profesionit të mjekut, e jo të luftohet mjekësia në përgjithësi, apo të gjithë mjekët.
3. Nëse vërtetohet ndonjë rast i tillë duhet ta pranojmë mençurinë e shefave të tyre, sepse e kanë ditur se kush ka ndikim në popull. E ndikimi i hoxhallarëve në popull është fakti që, pas urrejtjes që e kanë islamofobët antikombëtarë për Islamin, më së shumti i mundon të gjithë ata. E vetmja gjë që mund tu them atyre është se hoxhallarët kanë pasur dhe kanë ndikim në popull, andaj mundohuni të pajtoheni me këtë realitet sepse urrejtja dhe lufta kundër Islamit mund tju dëmtojë shëndetin dhe autoritetin tuaj, nëse vetëm e keni një të tillë.
Allahu e ruajttë popullin tim dhe e udhëzoftë kah e mira dhe e mbara!

Hoxhë Arben Ahmetaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit