16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sa janë të vërteta tregimet me hoxhallarët nga Rusia?

Më të lexuarat

Shumë herë përmendet kur duan ta nënçmojnë Islamin dhe prijësit fetar islam përdorin si argument duke folur për tregimin e një “hoxhe” të madh nga Rusia, që kinse i ka manipuluar shqiptarët. Përveç që është një qasje tendencioze dhe mashtrim i kulluar, ky tregim vie edhe më shumë i nxitur nacionalist kinse myslimanët janë tradhtar ngase janë të ndikuar nga Rusia. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, nëse shohim arkivat historike shohim me miliona argumente dhe fakte që shqiptarët mysliman janë faktorët kyç në bërjen e këtyre vendeve.

Në një postim të profesorit Mustafa Bajrami ai këtë tregim mbi “hoxhën” rus e ka quajtur një pallavër dhe e nxjerrë nga komunistët. Ai shkruan në Facebook: “Ndër përrallat shpifëse më tendencioze, më idioteske e më serbofile që lansoheshin në Kosovë, e të cilat përgatiteshin në Shumadi, kundër fesë islame e kundër muslimanëve, ka qenë edhe ajo e pakripta që thoshte se, dikur Rusia paskësh dërguar agjentë në Kosovë të cilët paskan punuar si hoxhallarë. E këta hoxhallarë, natyrisht sipas përrallave komuniste nga Shumadia, paskan punuar kundër interesave të kombit e në favor të Rusisë.
Thu ti që Rusia nuk i kishte njerëzit e vet në duart e të cilëve ishte e tërë aparatura e shtetit, plus, kishte edhe me qindra kuadro tjera të shkolluara nëpër universitetet ruse e gjithandej nëpër Serbi!
Për fat të keq, por jo për çudinë time, ka ende të marrë që edhe sot e kësaj dite i tregojnë të njëjtat përralla. I quajta të marrë, ngase këto specie besojnë se ende është koha e komunizmit, aq më keq, besojnë se u beson dikush, përveç të tyre!
Peshën e këtyre përrallave shpifëse e kanë përjetuar thuajse njëjtë të gjithë muslimanët e vetëdijshëm dhe të devotshëm, por më së shumti hoxhallarët dhe familjet e tyre!
Ka pas raste jo të rralla kur njerëzit e tillë, nëpër oda, dasma e deka, u thonin të pranishmëve të mos u japin hapësirë hoxhallarëve të flasin, por t’i strukin në kënde të ndejave vetëm si numra. Asgjë më shumë.
E sa i përket bakallave me ujë nëpër klasë të mësimit përgjatë Muajit të Ramazanit, si dhe, se me serbet dhe kombet tjera sllave jemi të bashkuar e të vëllazëruar, as që dua të flas tani. Thjeshtë, ishin mase neveritëse…!”

Për këtë gjë ka folur edhe imami nga Mitrovica përmes një video ku sqaron shumë mirë të gjitha dilemat lidhur me këtë çështje. Ja ky është linku i videos:

KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit