Tanimē ai quhet Said Abdul-Latif përkthimi i këtij emri është: I lumturi, robi Atij që hollësisht i di gjërat. Përzgjedhja e këtij emrit jep mesazhin e vet dhe tregon lumturinë e tij që hyri në Islam dhe se krejt bota edhe zhvillimi me te ka ndodhur sipas dijes së hollësishme të Allahut.
Ai e pohon edhe vet përqafimin e Islamit dhe thotë: Meqenëse lajmet për përqafimin tim të Islamit tashmë janë bërë zyrtarisht publike, kutia ime e mesazheve është bllokuar plot dhe telefoni im stërngarkuar. Aktualisht është e pamundur të flasësh me të gjithë dhe t’i përgjigjesh çdo pyetjeje që më është bërë. Koha ime është thjesht e kufizuar. (Për të mos
përmendur, ka qenë pak rraskapitëse gjatë 48 orëve të fundit. Por lavdi Zotit për të gjitha gjërave.)
Edhe pse kam mbi njëzet vjet që lexoj për Islamin, e kuptoj se nuk e kam gërvishtur as sipërfaqen. Sepse shumica dërrmuese e shkrimeve rreth filozofisë islame, teologjisë, jurisprudencës, spiritualitetit, etj. janë ende të në sasi të madhe disponueshme vetëm në arabisht.
Në vitin 2003, Fr. Hilarion Heagy bëri kalimin në Kishën Ortodokse të Antiokisë. Në vitin 2017, u nis për t’u bashkuar me Kishën Katolike Lindore. Ai u diplomua në Manastirin e Ngjalljes së Shenjtë në Shën Nazianz, Wisconsin, për t’u bërë prift-murg katolik bizantin. Kurse në vitin 2023 u konvertua në Islam.