8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nga një pitbull ajo s’do buzëqeshë më..

Më të lexuarat

1000 qepje në fytyrën e një 6-vjeçareje, si ndodhi?

Në shkurt, një pitbull sulmoi një vajzë 6-vjeçare duke i shkaktuar asaj lëndime të tilla, saqë sipas mjekëve, ajo nuk do të mund të buzëqeshë më kurrë.

Pas sulmit, Lily Norton u dërgua me urgjencë në Boston për një operacion, i cili zgjati 11 orë, dhe mori 1000 qepje në fytyrën e saj.

“Gjendrat e saj të pështymës nuk po funksionojnë. Mjekët thanë se ajo nuk do të jetë në gjendje të buzëqeshë më. Muskujt janë shumë të dëmtuar”, tha miku i familjes CJ Pitcher, sipas New York Post.

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 shkurt kur Lily ndodhej në shtëpinë e një shoku, nëna e të cilit po kujdesej për një pitbull.

“Ata shkuan të luanin letra në tavolinë. Ajo u ul dhe shoqja e saj shkoi dhe mori letrat. Kur shoqja u kthye në dhomë, ajo filloi të bërtiste. Ajo pa qenin duke kapur Lily-n”, tha nëna e vajzës, Dorothy Norton.

Nëna e shoqes së saj e çoi Lily-n me urgjencë në një spital aty pranë, pas së cilës ajo u transportua me avion në Boston.

“Ajo është një vajzë e vogël shumë e gjallë. I pëlqen të jetë jashtë. As tani nuk i urren të gjithë qentë, të paktën kështu më tha. Ajo thjesht nuk dëshiron ta shohë më atë që e sulmoi”, tha mamaja e saj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit