Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut të Madhëruar
Se Ai argumenton dhe sprovon njerëzit me Absolutetin e Tij
Se Ai ngre në grada të larta ata që i frikësohen Atij në të dy botët
Se Ai mëshiron ata që i nënshtrohen e përkushtohen Atij
Se Ai u jep mohuesve kudo argumentin për të besuar, penduar e përmirësuar
Se Ai u jep besimtarëve dëshminë e vetëdijësimit më të lartë karshi programit të Tij
Se duhet dashur më shumë Atë, dhe duhet pasur frikën më shumë Atij
Se shpëtimi tejkalon shkaqet që i shohim, meqë ai vjen as kah nuk e pret fare, njashtu edhe vdekja
Se duhet ditur më shumë vlerën besimit (imanit), prindit, familjes e shoqërisë mbarë.
Se morali, bamirësia e sinqeriteti janë vlera madhështore
Se urrejtja, mendjemadhësia e veprat negative janë antivlera
Se njeriu sot është, sot s’është
Se sot ka pozitë e pasuri, e sot nuk i ka ato
Se i tërë sundimi e madhërimi i takon vetëm Zotit Fuqiplotë
Se lum ai që mediton e mirëfilli mendon, e mandej reflekton
Se Zoti i botëve dëshmoi:
“Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (Kuran, El Hixhr: 99)
Zot, të gjallët me durim begatoji, e të vdekurit mëshiroji, amin!
Prof. ADNAN SIMNICA