0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Një histori të çuditshme mes një irakiani dhe një merveziu

Më të lexuarat

Në librin e tij të famshëm “Koprracët”, gjuhëtari arab Xhahidhi rrëfen një histori të çuditshme mes një irakiani dhe një merveziu, nga qyteti Merv i Horosanit. Xhahidhi thotë:

“Një burrë nga Mervi kryente vazhdimisht udhëtime haxhi dhe tregtie. Sa herë që i binte rruga ndalonte në konakun e një irakiani, i cili e priste derëhapur dhe nuk e linte ta fuste dorën në xhep.

– Ah sikur të të shoh në Merv! – i thoshte merveziu, sa herë që e mikpriste. Do të ta kthej të mirën, për mikpritjet e kaluara dhe për mikpritjen e kësaj here. Po ç’ti bëj që jam këtu e s’ke nevojë për mua.

Pas njëfarë kohe irakianit i del një punë andej nga krahinat e Mervit. Rruga qe e largët, po kapitjen e udhëtimit dhe mërzinë e kurbetit ia lehtësonte dëshira për t’u takuar me merveziun.

Kur mbërriti, u drejtua drejt tij i veshur me rrobat e udhëtimit, me feste e çallmë në kokë. E shkarkoi kafshën gjithë besim, ashtu siç vepron njeriu kur arrin te të njohurit dhe në vendin e tij. Aty mes shokëve të tij bëri t’i hidhej në qafë, por merveziu u ngul në vend pa lëvziur fare dhe e pyeti kush ishte.

– Mbase nuk më njeh se kam hedhur çallmën në fytyrë. – tha me vete irakiani dhe e zbuloi fytyrën, por merveziu nuk lëvizi fare.

– Mbase nuk më më njohu nga çallma. – mendoi irakiani. E hoqi dhe iu prezantua me emër e me mbiemër, por për çudi merveziu nuk e njohu dhe e pyeti sërish.

– Mos po e pengon festja të më njohë – dhe morri ta hiqte.

Kur merveziu e pa që nuk po ndalej dhe nuk i mbeti gjë pa hequr, i tha: Or mik! Sikur të zhveshësh edhe lëkurën nuk kam për të të njohur!

Përshtati: Florian Leli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit