-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

GJENIALITETI DHE PERSONALITETI MBIZOTËRUES

Më të lexuarat

Erbakani, me të vërtetë ka tipare që mund të cilësohen si tipare të një gjeniu. Fakti që gjatë jetës shkollore ka qenë gjithnjë i pari, firmat e suksseshme që hodhi në Gjermani, marrja e titullit profesor i asociuar në moshën 27 vjeçare, duke qenë i pari docent në këtë moshë në Turqi, krijimi i fabrikës Gümüş Motor që prodhoi “motorët panxhar” që na dalin para syve edhe sot e kësaj dite në çdo vend, janë shembuj të gjenialitetit të tij.

Përveç gjenialitetit të personalitetit të tij, mund të shtojmë faktin se ai kishte një inteligjencë të jashtëzakonshme. Ai bënte të ndihej epërsia e inteligjencës së tij në mjediset ku ndodhej. Edhe pse homologët e tij nuk ishin dakord me asnjë nga pikëpamjet e tij, ata të gjithë ndikoheshin nga inteligjenca e personit që kishin përballë.

Siç mund ta kujtoni, Erbakani është diplomuar në degën e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Teknik të Stambollit. Edhe studimet pasuniversitare i përfundoi në të njëjtën fushë dhe mori edhe titullin profesor. Një nga arsyet më të rëndësishme të zotërimit nga Erbakani të dijeve në nivel të konsiderueshëm në fushën e ekonomisë, është fakti se matematika ishte pika e përbashkët e inxhinierisë dhe shkencave ekonomike. Për shkak të inteligjencës së tij të lartë matematikore, Erbakani kuptoi shpejt teoritë ekonomike.338

Pas personalitetit mbizotërues, ai ka një vetëbesim të jashtëzakonshëm. Nëse kishte një person në botë që e mbështeste çështjen, për të çështja ishte e mbaruar. Nëse kishte tre vetë përballë vetes, ai iu drejtohej atyre sikur t’i drejtohej një ushtrie dhe kishte aftësi ta bënte secilin të ndihej i veçantë. Për shkak të këtij vetëbesimi, ai kishte një autoritet të jashtëzakonshëm për sa i përket vendosjes së peshës absolute në mjedisin e tij dhe mbajtjes së axhendës nën kontroll. Këto cilësi e bëjnë Erbakanin “mobilizues”(Emri i rëndësishëm i historisë së madhe politike) ; pra, një prijës karizmatik, të aftë për të mobilizuar shoqërinë, të cilës i drejtohej bashkë me të gjitha burimet e saj.

/”Nexhmetin Erbakan” – Abdulkadir Macit/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit