Pas rrethimit prej 2 muajsh, Konstandinopoja bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga 21 vjeçari, sulltan Mehmed II. Pas kësaj, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i perandorisë osmane dhe kryeqendra e kulturës islame. Me kaq mori fund edhe Perandoria Bizantine. Sipas shumë kronistëve perëndimorë, Muhamed Fatihu (Mehmet Fatihu) është quajtur si Mehmet pushtuesi. Ndërkohë fjala “Fatih” do të thotë çlirues dhe jo pushtues. Ai ishte çlirues për vetë banorët e Kostandinopojës, të cilët bashkë me shumë prej klerikëve të lartë, preferonin më shumë autoritetin e Sulltan Mehmet Fatihun se sa zgjedhën e rëndë perandorake qe ua kishte marrë frymën nënshtetasve të vet me taksa të larta e padrejtësi të pafundme. Po ashtu rënia e Kostandinopojës ishte çlirim dhe sihariq për myslimanët të cilët prisnin në çdo moment përmbushjen e profecisë së Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) i cili kishte paralajmëruar që herët për çlirimin e Kostandinopojës nga myslimanët.
(https://sedatislami.wordpress.com/2017/05/25/kujtesa-e-ummetit-maj/)