12.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ujgurët, thirrjet e një gruaje për Kinën

Më të lexuarat

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, vizita e rrallë e së cilës në Kinë është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vendet perëndimore, tha se ajo i bëri thirrje Pekinit të rishqyrtojë politikën e tij kundër terrorizmit për të siguruar që ajo të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Bachelet tha se i “dëgjoi” ata që e kritikuan ditët e fundit sepse ajo nuk kritikoi autoritetet kineze.

Megjithatë, ajo përsëriti se udhëtimi i saj gjashtë-ditor, i cili përfundoi të shtunën, dhe që përfshinte një vizitë në rajonin perëndimor të Xinjiang, nuk ishte një hetim mbi politikën kineze të të drejtave të njeriut, por një mundësi për të biseduar me qeverinë kineze, raportoi Reuters.

Bachelet filloi udhëtimin e saj në Kinë, i pari nga një Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për 17 vitet e fundit, të hënën në qytetin jugor të Guangzhou përpara se të nisej për në Xinjiang.

Zyra e saj tha vitin e kaluar se besonte se pakica myslimane ujgure në Xinjiang po arrestohej, abuzohej dhe detyrohej të punonte ilegalisht.

“Kam ngritur pyetje dhe shqetësime në lidhje me përdorimin e gjerë të masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit, veçanërisht ndikimin mbi të drejtat e ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane,” tha ajo.

Bachelet tha se ajo i vuri në dukje qeverisë kineze mungesën e mbikëqyrjes së pavarur gjyqësore mbi punën e qendrave, dhe akuzat për përdorim të forcës, abuzim dhe kufizime të rrepta në lidhje me fenë.

Gjatë konferencës ajo e vlerësoi si shumë shqetësues ndalimin e aktivistëve, avokatëve dhe gazetarëve në Hong Kong.

Kina ka qenë prej kohësh shënjestër e kritikave nga vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut, ndër të tjera, për trajtimin e pakicës myslimane ujgure në Xinjiang.

Studimet perëndimore akuzojnë Pekinin për burgosjen e më shumë se një milion ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera etnike myslimane në “kampet e riedukimit”, madje edhe me imponimin e “punës së detyruar” dhe “sterilizimit të detyruar”. Sipas SHBA, ky është “gjenocid”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit