-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

A i kujton Serbia bombardimet e NATO-s?

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po lënë përpjekje pa përdorur për përmirësimin e imazhit të NATO-s në Serbi. Amerikanët alokojnë para për trajnimin e gazetarëve, ofrojnë grante speciale për radiot dhe televizionet, shkruajnë artikuj për gazetat më të mëdha kombëtare dhe paguajnë për krijimin e një imazhi pozitiv të NATO-s në mediet serbe (Marrë nga “The Voice of Russia”)

Në 24 marsin e para trembëdhjetë vjetëve, një seri e bombave të NATO-s ishte hedhur në një shtet paqësor evropian. Agresioni i muajve mars – qershor i NATO-s kundër Jugosllavisë, i kryer nën pretekstin e shqetësimit të Aleancës se po e bënte në emër të mbështetjes për shqiptarët kinse të privuar nga të drejtat e tyre në Kosovë e Metohi. Fushata zgjati 78 ditë.

Në realitet, ishte një ndëshkim brutal karshi refuzimit të Beogradit për të bashkëpunuar me NATO-n, që ia shkelte Serbisë sovranitetin dhe kërkonte zëvendësimin e liderit Slobodan Milosheviq, që kishte kohë të gjatë në pushtet.

Agresioni i NATO-s dështoi ta rrëzonte Slobodan Milosheviqin, derisa Ushtria Jugosllave gjithashtu e padëmtuar. Kështu që Shtetet e Bashkuara u detyruan të hartonin një strategji të re. Në tetor të vitit 2000, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kryen një operacion special, që më vonë ishte zbatuar edhe në vende të tjera dhe ishte quajtur si “revolucion i ngjyrave”. Si rezultat, fuqia shkoi në duar të njerëzve që atëherë nisën në mënyrë aktive të bashkëpunonin me NATO-n. Por, në atë kohë Jugosllavia nuk kishte plane t’i bashkohej NATO-s. Me fjalë të tjera, duke folur në Munih në vitin 2010, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq deklaroi se Serbia do të mbetej neutrale dhe do të frenonte ndaj kërkesës së ndonjë unioni ushtarak apo të mbrojtjes. Kështu, Serbia mbeti shteti i vetëm në Ballkan që nuk kërkoi të anëtarësohej në NATO.

Në përgjithësi, populli serb nuk e mbështet idenë e anëtarësimit në aleancë, dhe Mali i Zi ndan të njëjtin opinion. Megjithatë, Qeveria e Malit të Zi, që u nda nga Serbia në vitin 2006, hapur pretendon se nuk ka alternativë tjetër, përveç anëtarësimit në NATO.

Serbia ende po mban qëndrimin e vjetër në këtë çështje, ani pse ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick, deklaroi në fillim të vitit 2010 se NATO-ja gjithnjë e ka mbajtur derën të hapur për Serbinë. Pra, çfarë do të vendosë të bëjë Serbia?

Një fushatë propaganduese për anëtarësim në NATO është lansuar në këtë vend. Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ka lansuar reforma ushtarake, duke prezantuar standarde të NATO-s në ushtri me qëllim të hyrjes në Aleancën Veriatlantike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po lënë përpjekje pa përdorur për përmirësimin e imazhit të NATO-s në Serbi. Amerikanët alokojnë para për trajnimin e gazetarëve, ofrojnë grante speciale për radiot dhe televizionet, shkruajnë artikuj për gazetat më të mëdha kombëtare dhe paguajnë për krijimin e një imazhi pozitiv të NATO-s në mediet serbe.

Pse po e bëjnë këtë? Qëllimi i tyre kryesor është krijimi i një klime të mirë ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë në njërën anë, dhe Rusisë në anën tjetër. Shtetet e Bashkuara po mundohen të joshin vendet e Ballkanit t’i dërgojnë trupat e veta në vendet më të rrezikshme dhe më të fëlliqura të botës. Aksionet mund të kenë pasoja fatale.

E sa i përket Rusisë, NATO-ja është një organizatë potencialisht e rrezikshme që kërcënon interesat kombëtare të vendit. Duke folur për rreziqet kryesore të jashtme, presidenti Dmitri Medvedev iu referua “përpjekjeve për të kombinuar potencialin ushtarak të NATO-s me funksionet globale të kryera nëpërmjet shkeljes së të drejtës ndërkombëtare, dhe duke u munduar ta shtrijë anëtarësimin në shtetet që janë përreth kufijve rusë, duke përdorur strategjinë e zgjerimit”.

Kjo është arsyeja pse – nëse shtetet e Ballkanit zgjedhin t’i bashkohen NATO-s, të gjitha ato, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Republika Sërpskan brenda Bosnjës dhe Hercegovinës – janë të shtrënguara të mbajnë një qëndrim antirus.

(Autorja është ligjëruese e historisë, drejtoreshë e Qendrës për Analiza të Krizave Moderne Ballkanike në Institutin e Studimeve Sllave të Akademisë Ruse të Shkencave.)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit