Gjuha ka një vlerë të jashtëzakonshme në jetën e çdo kombi, pasi është mjeti që mbart idetë dhe përcjell koncepte. Gjuha është arsenali që mbron kombin, ruan identitetin, entitetin dhe ekzistencën e tij dhe e mbron atë nga humbja dhe shpërbërja në qytetërime dhe kombe të tjera.
Rëndësia e gjuhës është evidente dhe nuk mund të anashkalohet, ajo është çelësi me të cilin është ruajtur kultura e kombit, popullit dhe historisë së ndritur tonën.
Në këtë histori kontribuan tejë mase prijësit fetarë, duke i vënë theks të veçantë hoxhallarëve, të cilët ndihmuan në krijimin e saj, e ruajtën dhe po e përcjellin sot e kësaj dite.
Kështu, mësimi i gjuhës në vendet joshqipë folëse është kërkesa e parë dhe e rëndësishme që familja duhet të ketë parasysh për t’ia mësuar fëmijëve.
Roli të rendesishëm në këtë ishin poprapë hoxhallarët, që stimuluan prindërit tek femijët t’ua mësojnë gjuhën amë, me qëllim që nëpërmjet saj të ruhet trashëgimia dhe të ndertojmë nje shoqeri te fortë, kohezive dhe solide.
E gjithë kjo nuk u ndërtua brenda një dite, por përkundrazi është rezultat i grumbullimit të dhjetra viteve dhe ditëve, i një kontrubuti të madh të hoxhallarëve.
Shoqërit e avancuara shprehin veten, qytetërimin dhe kulturën përmes gjuhës së tyre.
Të jemi dhe ne shoqëri e tillë sepse një shoqëri pa gjuhë nuk ka kulturë, dhe është një shoqëri e margjinalizuar.