1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Një shtëpi me libra ndikon më shumë se universiteti tek fëmijët

Më të lexuarat

Një studim i fundit ka treguar se një fëmijë që rritet në një shtëpi ku ka të paktën 80 libra do të ketë aftësi më të mira në shkrim, lexim dhe matematikë kur të rritet. Rezultatet tregojnë se një shtëpi me bibliotekë nxit shkathtësitë matematikore dhe të leximit më shumë se vetë universiteti. Për më tepër të rritesh në një shtëpi ku dëshirohet të mësuarit çon drejt një jete ku gjithmonë kërkohet dija.

Ky studim, i cili përfshiu 160.000 pjesëmarrës, tregon se ka dy faktorë që ndikojnë; e para është rritja në një ambjent dijedashës që është mëse i rëndësishëm, sidomos për rritjen e aftësive konjitive tek adoleshentët dhe e dyta, ekspozimi i hershëm ndaj librave ndihmon në rritjen e një sërë aftësive përgjatë gjithë jetës që ndikojnë pozitivisht në edukim, punësim dhe në cilëinë e jetës.

Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: Robby Berman

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit