8.8 C
Pristina
Sunday, November 3, 2024

Kreshnik Osmani për djalin e Enver Hoxhës dhe politikanët shqiptarë që nuk thanë një fjalë për vdekjen e Nexhmijës

Më të lexuarat

Dje djali i Enver Hoxhës, ka përmendur me krenari të bëmat nënës dhe babait të tij, e pastaj ka falënderuar të gjith ata që e ngushëlluan atë si familje. Shumica e politikanëve tanë kanë vendosur të heshtin, as mos të gëzohen e as mos të hidhërohen me vdekjen e saj, e për këtë ka shkruar Kreshnik Osmani një status goditës:

Me majftuan 24 ore per te shuar cdo dyshim qe kisha!

Mu deshen me pak se 24 ore nga vdekja e nenes tende per te kuptuar se sa prej njerezve “influente” te ketij vendi jane adhurues te saj. Mu deshen me pak se 24 ore per te hulumtuar me kujdes te imet reagimet e kalemxhinjve qe ndikojne me shume ne politiken dhe mediat shqiptare, per te pare se nena juaj komandon cdo fije ekonomike, politike, mediatike dhe kulturore te ketij qenefi ku jetojme. Mu deshen vetem 24 ore per te lexuar statuset e skutheve qe bejne sikur ua qajne hallin shqiptareve, per te kuptuar se ju i keni ata plotesisht nen kontroll. Mu deshen vetem 24 ore per te kuptuar se sa bij k**** ka ne kete vend te cilet ju i keni mbajtur dhe i keni ushqyer historikisht dhe u mjaftuan vetem me nje heshtje thjeshte qe te mos zbulohen se iu perkasin dhe ju sherbejne ju. Per t’iu lavderuar nuk iu levdojne dot sigurisht por as nuk ju shajne. Nuk kane folur, shume prej atyre qe ju bejne moral shkoni dhe verikfikojini vete. Ata bejne sikur nuk jane aty ose bejne sikur nuk e kane mendjen. Mu deshen me pak se 24 ore per te kuptuar se ky vend nuk eshte cliruar kurre prej prinderve te tu. Ti duhet te jesh krenar per babain dhe per nenen tende. Ata te dy levizin si gjaku tek damaret e ketij populli te perdhunuar qe nuk po mundet ta ngreje koken kurre. Te gjithe diktatoret e botes udhehoqen sa ishin gjalle. Vetem prinderit e tu komandojne prej varreve. Ti duhet te jesh krenar per kete!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit